Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Floket
Oj nena ju lutem nese dini ndonje metode per te ndaluar renjen e flokeve me thoni se jam shum keq. Po me bien tufa tufa dhe sot bera dush e tani mund te them pa frike qe gati gjysmat e flokeve me rane, jam bere shume keq nga perpara si tullac edhe burrit I ra ne sy qe nuk i sheh kurre keto gjera. A ndikon prerja ti pres pak se i kam goxha te gjata?
(4 vite më parë)
Gonaa gona (4 vite më parë)
Po masi qenke anemike kjo mundet me qen edhe arsyea,mundohu me hanger sa ma shendetshem ,rrepa tkuq ,sallata ,spinaq ,kivi,etj lexo cillat ushqime kan ma shum hekur e mos u bo marak me tu bo ves se kjo permirsohet me koh dhe mi nejt vetit gati.
Gonaa gona (4 vite më parë)
Ne gjermani e kam bler .Un si kam fillu me perdor meniher kan fillu flokt mem dal te reja ishalla te ndihmon edhe ty.
(4 vite më parë)
Gonna kete shampon qe ke permendur ti ku e ke blere?
(4 vite më parë)
Suzi shum kujtim I bukur haha, ai ka marre hak si duket se para nje jave e qetha une dhe e bera per faqe te zeze se nuk me vjen ndoresh per kshu gjerash :((
Lora ° (4 vite më parë)
Suzi hahahah argetimi me i mire e qetesia me e madhe floket e mi tash e 15 muaj...
$uzi **** (4 vite më parë)
Ahhaha sa kam qesh Elsa ..he se mbetet kujtim i bukur nga burri "në kohën e corones )) Përndryshe merr ufull mollë hidhe në nji spruc edhe sperkati rrënjët e flokëve çdo 2dite...edhe vaji ullirit ndihmon shumë ama ufella t'a forcon rrënjën e flokut Un nji kohë kam pa pir vitamina për këtë problem edhe me ufell kaloj për disa javë... Tash ka 2jav qe me kanë filluar dhe mua të më bien e pom shqetson fakti se vajza ka merak kur e vej në sup mu gogsit, me mi ngreh e mabahet për to ahaha instikt))
Ina 86 (4 vite më parë)
Haha Elsa ,mami do ishte eksperte ne kete rast ,une gjithe femijerine time floket rrumbullak na i priste mami
(4 vite më parë)
Sa per prerjen mi preu burri deri ne qafe po mi ka bere shtrema shtrema u mbyta duke u zene me te qe dy ore hahahah
(4 vite më parë)
Ina mua me vjen shum inate se Duke qene se I kam shum merak floket nuk I kam lyer asnjehere nga meraku se mos me demtohen as kur jam bere nuse. Drita dhe Lora shum flm te dashura. Rina ne 20 fije qe kap une me shume se 10 me bien keshtu qe e dalloj qe eshte problem lekure. Ida une jam edhe anemike nuk e di a ndikon kjo ne renien e flokeve? Xhu xh ke te drejte por keshtu si Jane bere punet nuk po mumdemi me shku ne asnje vend keshtu qe per momentin po blej ndonje vitamine dhe po bej ndonje maske sic me kane keshilluar miket me poshte :((
Xhu Xh (4 vite më parë)
Per mendimin tim shko tek dermatologu.Ai te rekomandon me mire se si te veprosh.Mua mbas lindjes me rane floket si pulle.Skishte gje me te sikletshme.Kam perdorur solucion qe e kam lyer,kam pire biotine dhe madje kam bere dhe injeksione ne koke per daljen e flokeve te reja.
Eda..eda ... (4 vite më parë)
Vitaminat merri sa me shpejt...ska lidhje prerja...kontrollo dhe hekurin ne gjak..
(4 vite më parë)
Elsa unë e kam një mike që mban shumë trajnime për përkukdesje të flokëve. Po të tregoj si më ka këshilluar mua sepse pas lindjes kesh tu mbet pa asnjë fije floku. Fillimisht për me kuptu a ke probleme me lekuren e kokës apo vetëm përiudhë e rënies së flokëve vepron kështu: kapi flokët me duar diku nja 20 fije dhe ngrehi lehtas, nëse të bien 5-6 fije duhet tretman të lekures. Përndryshe dy maska te leht që mua më kanë ndihmur tepër shumë: psh e mer në gotë vaj ulliri e ngroh pak në tigan ( jo shumë sepse mund ta djegesh lekuren) e shpërndan mirë në flok duke e masazhuar kokën pastaj e vendos një qese të kuzhinës dhe e len ashtu rreth dy orë. Kështu vepron një ditë po një jo për rreth 2 muaj. Ose mundesh me qaj të gjelbert si antioksidant ( 2 qese të çajit me dy gota ujë) pasi të ftohet e vendos në kokë njejtë sikur mënyren e përdorimit me vaj. Cilëndo që e provon patjeter duhesh më shoqeru edhe me qokollad të kuzhinës. E zgjata pak ama unë kom shpëtuar pa mbet tullace hehe.
Lora ° (4 vite më parë)
Perdore vitaminat qe jane extra per nenat gjidhense, dhe vitamin D ndihmojne shume. Po astu masazhe kokes me vaj kokosi. Pasi qe e ke bebin ne gji nuk te kisha keshillu tjeter gje pa konsulte me mejkun.
Dritaaa .. (4 vite më parë)
Duhet te pish kolagjen ndihmon shum ne floket edhe lekuren
(4 vite më parë)
po elsa me ka ndihmuar veq qka jan rrite edhe ma shpejt e jan shumu tu mos pas kohe me i kqyr se veq lidh vitaminat i mer pa recet qdo kund ..
Ina 86 (4 vite më parë)
Elsa merr vitamina dhe preji deri mbi supe ,,,shiko ne instagram te nje faqe dyqani natyral (ka foto nje peme) dhe aty mund te blesh nje pluhur per te bere maske per floket (methi i thone)1 mije leke kushton ,mua me ka bere goxha efekt i kam me te rende floket ,2 here e kam perdor ,,,une i kam te dekoloruar e sme rriten hic .
(4 vite më parë)
Jusra shum keq pz, un nga para jam bere skandal nuk po e shoh dot veten :(((
(4 vite më parë)
Laurel a ka ndihmuar fakti qe i ke shkruar? Vitaminat i merr ne farmaci pa rekomandim te mjekut?
Jusra H (4 vite më parë)
Elsa dhe un jam ne hall me floket tmerr shum me bien
Gonaa gona (4 vite më parë)
Merr me barnatore ka vitamina per flok ,thonj dhe lekur edhe nje shampon esht Alpecin mu aj shum um ka ndihmu ,tash spe di ku jeton sdi a ka te ti jasht ka.
(4 vite më parë)
elsa mu ni vit pas lindjes mkan ra flokt shume ..i kam shkurtu edhe kam mar vitamina qe jane per flok thoj lekure tek mas 3 muajce kan fillu me u ndal

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?