Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

A e dini çka është candida albigans?

Pershendetje nena dua tju pyes a e dini cka eshte candida albigans me duket qe jane kepurdha qe shfaqen ne qafen emitres edhe per qfar arsye shfaqet? Me tregoni me shume ne lidhje me kete. Mirembetshi.

(12 vite më parë)
(12 vite më parë)
besa, per mendimin tim ajo doktorreshe nuk qenka aspak profesionale. nuk duhet qe pacienti te pres perderisa ti e paguan ate per keshilla. pse nuk po e viziton ndonje doktorreshe tjeter ne rast se nuk deshiron ta vizitosh gjinekologun(mashkull) ka dhe gjinekologe te tjera. ne baze te rezultateve ajo duhet te dije menjehere instiktivisht te i bie ne mend terapia. secili bar eshte i percaktuar per dicka andaj nuk ka se cfare te mendohet. ne rast se ke vetem candica alb... atehere merr kanestenin qe eshte prodhim gjerman eshte me i shtrenjte por ka efekt me te madh, 3 here ne mbremje i ke qirinjte
(12 vite më parë)
Doktoresha me tregoj pak sepse ishte ne fund te orarit te punes,ishte tu u vesh,por mu ateher me doli rezultati si me doli shkova e tani me tregoj pak a shumpor me tha duhet te mendohem qfar terapie te qes.Ne faktun dyshova en rezultatin e urines sepse thash mos ndoshta nga pastrimi qe e bej qdo her me paloma ka pas mundesi qe te jet ndoj pjes e vogel palome ne urin edhe ndoshta mund ta ndroj rezultatin se di mirepo e kam lan takimin per neser qe te shkoj.Flm Alketa per pergjigjen.A jam shtatzen ne testin qe e kam mar ne barnatore me ka dal negativ.e en rezultate te ktyre analizave sdul kurgjo.do tshoh neser qka me thot mjekja por su durova dej neser per ate shkruajta.Nuk kam ndoj smundje siq i permendet kancer apo aids,e per imunitet spo di ndoshta.KOheve te fundit nuk kisha fuqi shum.lodhesha shpejt.hajer inshaALlah.flm per pergjigjet.
(12 vite më parë)
candida albikanis perndryshe myk quhet ne shqip, nese kjo te eshte [parqitur ne qafen e mitres atehere kjo te eshte krijuar nga lageshtia. kur mban te brendshme qe nuk jane qind per qind pampuk krijohet lageshtia ne mungese te ajrosjes dhe fitohet ky lloj myku. sherohet me kanesten vaginaleta i ke 3 ne mbremje dhe nese te eshte shfaqur dhe ne siperrfaqe te jashtme te vagines atehere lyhet me travazol antimykotik. mykotiku mund te shfaqet dhe tek behet te cilat shtojne zakonisht shume shpejt ne peshe ajo i rijohet rreth kembeve ne organe gjenitale nen fyt dhe nen sqetulla. nuk eshte asgje brengosese kjo mund te paraqitet tek secili njeri. nese je shtatzene kjo shume lehte krijohet zakonisht testohen grate ne javen e 36-te.
(12 vite më parë)
jo nuk e kam pasur kurre, mirepo kur pyete e gjeta shqip, se gjermanisht pritojsha me perkthy, e jermanisht shkrujke se dhet me kuru vetem nese ke imunitet te dobet, ose kancer, ose aids, perndryshe nuk te ben kurgja.......a ste tregoj ty mjeku cka me ba a?
(12 vite më parë)
louise a ke pasur ndojher kete semundje ? si ke vepruar.?
(12 vite më parë)
flm shum louise.Kam bere analizen e urines dhe te gjakut.gjaku me ka dal mir por urina jo.kisha dyshime ne analizen e gjakut dh epo mendoj ta perseris edhe njeher.por rezultati i analizes se par me doli keshtu me candida albigans. 1-2 Er ,10-12 Le,disa bakterie. NUk e di prej nga ky infeksion jam shum e kujdeseshme si gjat pastrimit kur kam nevoj fiziologjike ,si ne mardhanje mundohem tkem kujdes por sdi hajer inshaAllah.
(12 vite më parë)
Ekzistojnë shumë lloje të gjinisë Candida që japin sëmundje tek njerëzit. Infeksionet që shkaktohen nga të gjitha llojet e kandidave quhen me një emër të përbashkët kandidoza. Candida albicans (figurat 2 dhe 3) është një mikroorganizëm endogjen. Ajo mund të gjindet si florë normale te 40-80% e njerëzve. Kandida është prezente në gojë (figura 4), në zorrë dhe në vaginë. Mund të ekzistojë në trajtë komensale apo në atë patogjene. Infeksioni me kandida zakonisht ndodh tek pacientët me ndonjë defekt të imunitetit qelizor, defekt në florën normale apo në fiziologjinë normale të pacientit. Pacientët me imunitet të ulur qelizor kanë edhe rënie të imunitetit ndaj infeksioneve fungale. Terapia e gjatë me antibiotikë apo me steroide e prish baraspeshën e florës normale në zorrë duke iu lejuar kandidave endogjene që t’i mbizotërojnë forcës imunologjike të strehuesit. Procedurat invazive, siç janë kardiokirurgjia dhe kateterët vënës mund të shkaktojnë dëmtime në fiziologjinë e imunitetit të strehuesit duke i paraprirë zhvillimit të infeksioneve me kandida. Edhepse kandidoza më së shpeshti haset në lëkurë dhe në mukoza, megjithatë nganjëherë ky mikroorganizëm mund të shkaktojë edhe pneumoni, septikemi ose endokardit në pacientët me imunitet të kompromituar. Prekja dhe infeksioni me kandida duket se më shumë varet nga strehuesi sesa nga vetë kandida. Sa më i dobët të jetë imuniteti i strehuesit, aq më invazive është sëmundja. Mostrat klinike që dërgohen në laborator për diagnozë mkrobiologjike varen nga lokalizimi i infeksionit, por më së shpeshti dërgohen kulturat e gjakit, sekreti vaginal, urina, fecesi, copat e thonjëve ose materiali nga lezionet lëkurore e mukotike. Kandida është një majë polimorfe, d.m.th. prodhon qeliza majore, hife dhe pseudohife. Është  dëshmuar se kandida për ta mbajtur formën jetësore të majës ka nevojë për represor të transkriptimit. Aftësia për të arritur forma të ndryshme jetësore është një veti e rëndësishme në patogjenezën e infeksionit nga ky mikroorganizëm. Majat kanë diametër 10-12 mikronë, janë Gram pozitive dhe rriten brenda natës në shumicën e terreneve bakterore e fungale. Ato poashtu prodhojnë edhe gypthat embrionalë (figurat 9 dhe 10) dhe pseudohifet (figurat 6 dhe 7) që mund të formohen nga qelizat bulëzuese tharmore që mbeten të ngjitura për njëra tjetrën. Sporet mund të formohen në pseudomicelium. Këto spore quhen kllamidospore dhe përdoren për dallimin e shtameve të ndryshme të kandidave. Disa mikologë mendojnë se format e pseudomicelieve përfaqësojnë trajta më invazive të sëmundjes. Disa lloje diagnostikohen me anë të testeve biokimike. Kandidat janë të përhapura kudo në natyrë. Terapi e përzgjedhur në trajtimin e infeksioneve sistemike janë itrakonazoli dhe flukonazoli. Nëse vjen deri te infektimi i valvulës artificiale të zemrës ose ndonjë kateteri, atëherë ato duhet të ndërrohen. Nëse është prezent trupthi i huaj në strehues, atëherë mikroorganizmi nuk mund të shkatërrohet vetëm me terapi medikamentoze. Kjo rezistencë ndodh për shkak të krijimit të biofilmave, për të cilët do të diskutohet më vonë.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?