Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Testi i shtatzënisë

Kur duhet bere testi i shtatezanise? Sa kohe pas marredhenjes seksuale?

Marsi Mars (12 vite më parë)
Marsi Mars (12 vite më parë)
o mama mesa di une duhet 6 dite qe veza e pllenuar te arrije ne miter.. atehere fillon bhcg te prodhohet te femra............... pra minimalisht duhet 6 dite ...... nuk besoj se del pas 72 oreve!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
(12 vite më parë)
te uroj te jesh shtatzen e dashur urime nga ana ime nese e ndjen qe ke mbet ateher je
(12 vite më parë)
2 dite pas voneses se ciklit e kam bere une, pozitiv
Moreaaa (12 vite më parë)
Marsii motra ime testin e ka ba 2 dite para se me kalu daten e fundit edhe i ka dale pozitiv, po tash mvaret kur behet ngjizja, shpresoj te gezohesh kete muaj se dhe une jam ne pritje keto dy dite, ju uroj gjitha vajzave qe jane ne pritje te gezohen kete muaj, ju pershendes.
(12 vite më parë)
Pershendetje Testi i shtatzanis per me qen me i sigurt duhet te behet dy dit mbasi tu kan vonuar mujoret dhe ne mengjez.
Ela Ela (12 vite më parë)
Testi i shtatzanisë Kur një grua ngelet shtatzënë, trupi i saj fillon të prodhojë një hormon të quajtur hcg (human chorionic gonadotropin). Kur një grua ngelet shtatzënë, trupi i saj fillon të prodhojë një hormon të quajtur hcg (human chorionic gonadotropin). Ky hormon jep rezultatin pozitiv në testin e urinës dhe të gjakut. Hcg prodhohet nga embrioni në vendin e implantimit. Implantimi ndodh në ditën e 6 deri 10 pas konceptimit. Kur embrioni rritet niveli i hcg dyfishohet çdo 2-3 ditë. Qëllimi kryesor i këtij hormoni është të mbajë një balancë të drejtë midis estrogjenit dhe progesteronit deri sa placenta të filloj ti prodhojë në sasi të mjaftueshme. Hcg e arrin pikun në javën 10 deri 12 duke arritur nivele deri 300 000 miu/ml dhe më pas ky nivel bie. Gratë shtatzëna mund të ndryshojnë, përsa i përket nivelit të hcg-së në periudha të ndryshme të shtatzanisë. Por me tu shfaqur hcg, niveli i saj nuk bie më deri në javën 10-12 të shtatzanisë (moshë menstruale). Një rënie dramatike e nivelit të hcg mund të jetë indikator i një ndërprerjeje shtatzanie. Tabela më poshtë jep një nivel mesatar të hcg të shprehur në miu/ml në gratë shtatzëna me moshë 3 deri 26 javë nga menstruacionet e fundit. Duhet marrë parasysh që në gratë shtatzëna hcg-ja mund të rritet më shpejtë. Një nivel hcg-je më i vogël se 5 miu/ml tregon se ju nuk jeni shtatzënë. Javë, që nga periodat e fundit - (sasia e hcg miu/ml) 3 (5 - 50) 4 (4 - 426) 5 (19 - 7,340) 6 (1,080 - 56,500) 7-8 (7,650 - 229,000) 9-12 (25,700 - 288,000) 13-16 (13,300 - 254,000) 17-24 (4,060 - 165,400) 25-40 (3,640 - 117,000) Gratë shtatzëna zakonisht kanë një përqendrim në serum të hcg nga 10 deri në 50 miu/ml në javën që vjen pas asaj të koncepsionit. Maximumi arrihet midis muajit të dytë dhe të tretë dhe më pas përqëndrimi bie.
Juliana Godeni (12 vite më parë)
Une e kam bere nje dite pas dates se ciklit pasardhes e me ka dale i sakte , normalisht ajo duhet te tregoje qe pas 72 oreve sepse trupi i femres qe ne momentin e ngjizjes cliron ne organizem nje hormon qe eshte i pranishem ne urine qe tregon per shtatezanine.
Ela Ela (12 vite më parë)
Marsi 72 ore pas mundet testi me te dhe pergjigje te sakte.Une per vete e kam bere sapo kam dyshuar 10 dite para dates se ciklit.
Kosovare 1 (12 vite më parë)
beje kete pyetje gjinekologes dhe te tregon sakte...
Delisia Delis (12 vite më parë)
Jooo nuk te tregon asgje, testi tregon vetem pas dates se ciklit pasardhes
Anoda , (12 vite më parë)
Jo marsi 3 dite pas nuk tregon,testi tregon nga dita e pare e vonimit te menstruacioneve
Marsi Mars (12 vite më parë)
a mundet me ta tregu 3 dite pas nje maredhenje seksuale?>??? ju lutem pres nje pergjigje te sakte
Edita ... (12 vite më parë)
Une e kam bere 8 dite pas kalimit te ciklit menstrual. Gjithe te mirat

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?