Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Ende te vjella java 13-14
Pershendetje nana uroj te jeni mire te gjitha . Une jam shtatzan dhe qe ne javen e 8 me filluan te vjellat dhe akoma vazhdojn tani jam 13 +5 javshe po nuk po pushojn kam provuar cdo gje ushqim te thate vitamin b6
Po asgje sfunksionon . Dhe lengjet i vjell . Jam keput fare nga energjite. Nuk e di ka ndonje gje qe mund te me sygjeroni?
Anaisi >> (3 vite më parë)
Anaisi >> (3 vite më parë)
Te faleminderit shume
(3 vite më parë)
Të përzierat dhe të vjellat Mjaft gra gjatë shtatzënisë mund të kenë të përzjera dhe disa herë të vjella. Të përzjerat dhe të vjellat janë të zakonshme në shtatzëninë e hershme (java 6-16-të). Simptomat janë zakonisht më të rënduara gjatë javës së 9-10-të. Shkaqet nuk kuptohen mirë ende, disa shkaqe të mundshme mendohet se vijnë si rrjedhojë e: • ndryshimeve hormonale në shtatzëninë e hershme • ndryshimeve të presionit të gjakut • faktorëve fiziologjike • pamjaftueshmërisë në vitamina sidomos mungesa e vitaminës B • ndryshimet ne metabolizmin e karbohidrateve • shtesat në hekur Ato zakonisht fillojnë herët në mëngjes kur stomaku është bosh, por mund të shfaqen edhe në orë të tjera të ditës. Zakonisht zhduken pas muajit të tretë të shtatzënisë. Në se të vjellat e shumta vazhdojnë pas këtij muaji duhet kërkuar për sëmundje të tjera (probleme stomaku, pre eklampsi) Çfarë mund të këshillohet gruaja? • Të hajë pak dhe shpesh, deri në 5- 6 vakte në ditë. Ushqyerje të shpeshta dhe me pak sasi (interval prej 2 orësh) duke përfshirë edhe kohën para gjumit. • Të mënjanoj marrjen e tepërt të lëngjeve veçanërisht në mëngjes dhe me stomakun bosh. Lëngjet të pihen midis vakteve dhe jo gjatë vaktit të ngrënies, jo shumë të nxehta. • Të mënjanojë lëngjet me kafeinë • Në mëngjes të ngrihet me ngadale nga shtrati, jo menjëherë. Sapo të zgjohet, gjithshtu mund të haj në shtrat edhe një biskotë, apo një fetë bukë të thekur. • Të ushqehet me ushqime të thata si biskota, bukë e thekur dhe të mënjanohen ushqimet pikante, me yndyrë, të skuqurat, etj • Të mënjanohet larja e dhëmbëve menjëherë mbas zgjimit (futja e sendeve në gojë mund të shkaktojë nauze) • Të ndryshoj ambientin. Shpesh në fakt janë personat që kanë afër me vëmendjen e tyre dhe kujdesjen e tepruar që i shtojnë, ose i keqësojnë këto shenja • Kur gatuajnë, apo janë duke fjetur të hapin dritaret për të ndërruar ajrin • Marrja e vitaminave te grupit B (sidomos B6) si shtesë mund të lehtësoj ndjenjën e përzjerjes • Të merren më tepër ushqime me karbohidrate (p.sh. buka, orizi, patate) dhe më pak ushqime me yndyrë. • Në qoftëse çfaqen mungesa në hekur dhe gruaja duhet të marri tableta me hekur, rekomandohet në disa raste te jepen dhe shtesa me kapsula me preparate antacide që mbrojnë nga shtimi i sekretimit të acideve në stomak • Gruaja shtatzënë me të vjella të shumta mbi 10-15 herë në ditë dhe të zgjatura duhet të marri trajtim spitalor.
Anaisi >> (3 vite më parë)
I ha perdit zyma se sikur nuk i vjell
Zyma Alija (3 vite më parë)
Provo shtapiqa ha se kom ndegju shum raste se ju ndimon.klm
Anaisi >> (3 vite më parë)
Miamar e kam provuar kete buken e thekur me qetson pak djathin nuk e ha dot nuk I duroj dot eren faleminderit per keshillen. Dori e mora vitaminen b6 nuk me beri efekt madje bleva 2 bloke te ndryshme dhe asgje . Shpresoj te me largohen sa me shpejt .
Dorina Dori (3 vite më parë)
Une deri ne javen 14-15 kam vjellur pastaj mu largua dhe nuk vjell me vetem shume rralle, gjinekologu me ka rekomanduar vitamin b6 dhe them se deri diku me ka ndihmuar, bej dhe pak durim mbase per pake dite te largohet
Miamar Mia (3 vite më parë)
Pas vjelljes mos ha direkt çte gjesh ne tavoline por ngroh pak buke te zeze derisa te behet krokante dhe haje ,mund ta shoqerosh pas nja 30 min edhe me pak djathe te bardhe ,mua kjo buka e thekur me ka ndihmuar shume gjate gjithe shtatezanise ,,,,edhe frutat e thata me kane ndihmuar nga urthet dhe nga provokimet e stomakut ,i kam mbajtur gjithmone me vete ....madje kam bere edhe pak uje me nje maje luge sode e kam pire,kur e sheh veten te dobet bej nje serum vete "uje me sheqer "dhe pije,,,me kollaj ishalla
Anaisi >> (3 vite më parë)
Arta te shtatzania e pare eshte e vertet mu ndalen kur e ndjeva gocen se un kam dhe nje goc gati 7 vjec. Por shpresoja mos me largoheshin me heret. Do ta provoj nora te falmeninderit
Nora Hyseni (3 vite më parë)
Provo ha diqka gjelbt pra kam ndegjuar edhe qishtu se mua me laçin mka kalu prandaj...
Arta Fazliu (3 vite më parë)
Nuk me ka ndodhur ama kam degjurar se eshte normale dhe zgjasin deri sa te nin bebin gjall .
Anaisi >> (3 vite më parë)
Nora shum faleminderit per komentin un e kam provuar po sikur me ka bere me keq vec era e tij me pelqen po jo ta konsumoj
Nora Hyseni (3 vite më parë)
Une keshtu isha deri ne muajin e 5 kurgjo pa hanger as sen pos laçin limonit ma kalojke tugin qata mrelaksojke edhe trubullimin ma hjeke...

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?