Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Lindja me operim nëse mundeni me mkëshillu
Përshëndetje nana, dr më propozoj të lindë kësmet me operim; për shkak se beba pak më e madhe dhe më tha që patjetër ka me u dasht me të pre posht gjatë lindjës; kshtu qe mtha më mirë me hy me operim edhe mos me u mundu.
Dëshira ime kish me qenë më shumë me lindë normal, po pak i frigohna asaj premjës edhe qepjës posht (kam dëgju që mundesh edhe me kërsitë pa të pre ata).
Dilema e dytë është te qumshti.
Unë jam në fund të muajit të 8; edhe skam asnjë shenjë të qumshtit; po kam frigë mos spo me vjen hiç; a është e vërtetë që nëse lindë me operim nuk të vie as qumshti disa ditë?
Faleminderit, e mfalni se e zgjata
Jeta Hoti (3 vite më parë)
Jeta Hoti (3 vite më parë)
Ishalla alberina, faleminderit shumë
Alberina Krasniqi (3 vite më parë)
hhaaha le be JETA qetsohu zemer mosu streso me teper se kime pa edhe vet se kurt vin ata minuta sa shpejt shkonj elind por ti edhe nese lid gjat vikendit thirre ne 3 nr qe ikan se qellon ishala ks veq thot qashtu kish une hahahahah
Jeta Hoti (3 vite më parë)
Elsa ai mka thon qe jam në kosovë vi edhe për lindje normale, po marrë parasyshë komunikimin me të që është thuajse i pamundur une se besoj qe vjen përnime. Gjithsesi është normale qe gjithkusj ka një mendim personal për një dr të caktuar. Alberina Ishalla don Zoti e tkalon komplet e kryhët gjithçka me të mira
(3 vite më parë)
Po amo qe pp thu per lindje normale svjen e per operim po se me termin ... sa per qe sthot mu 11 kontrolla brenda 2 mujve mi ka bo sdisha qka o ka ndodh qashtu me fjal m majke shkova te tjeter doktor tha ndali kto hapa koti edhe 6 muj mos hajde mas 1 muji meta shtatzan qaq qe mu hek me stres me krejt ai qdo 2 jav thojke hajde kontroll pa pas kurgjo hiq . Po prap konsultohu edhe me naj mjek e shikoje
Alberina Krasniqi (3 vite më parë)
po Jeta qe 2 vite egjys bej kontrolla te Burime un per vete kam pas shumm sukse dr mat mir kosov nuk ka un kom problem me mioma edhe infeksijkn mos me pas kan ky mukish desht me hi nopracijon me hek por me terpin eti ekom shty qe 2 vite osht me mir edhe per mu me kalu edhe ni koh mos me hi noperim ivetm osht ky qe ka tha si dr nshkup kur jomnkan dhe kom shumm shoqe qe kan pas sukse nga ky dr
Jeta Hoti (3 vite më parë)
Alberina a kontrolloheshedhe ti te ai? Elsa se di, kshtu 800 euro ish lindja normale, 1200 me operim. Po besoj ndyjat ky përfiton diçka po hajr Ishalla. Ishalla nuk thot me hi në operim veç për pare se tmerr, kshtu me fjalë dr ma tmirë e qe tqetson e tspjegon gjithçka skam pa, qata po thom se besoj qe mundet me qenë aq dyftyrësh po Ishalla hajr e faleminderit shumë, edhe ty të shkoftë mbarë
(3 vite më parë)
Per qat arsyje qe lindjet normale svjen si hin kurgjo nxhep e me operim i hin po per ate arsyje ju thot krejtve me lind me operim e i bind pacientrt per tkunderten se smunet me pas asnje arsyje tjeter po prap vendim i joti lindje te lehte
Alberina Krasniqi (3 vite më parë)
Po jeta per lindje normale epat fjalen se po per operim toperon aj nese vendos . Valla me kontkatu me to shumm problem ishala don zoti behet ashtu siq ki deshir
Jeta Hoti (3 vite më parë)
Faleminderit lea shumë, as ktu ntshtetit stmarrin me operim pa e pa qe përnime spo mundesh normal (kshtu kam dëgju) ama nprivat veç a po jau jep paret tonat u bojnë. Orkidea faleminderit shumë, Ishalla osht qashtu kësmet
Orkidea Shahini (3 vite më parë)
Jeta, un kom lind me operim dhe asnje shenje skom pas te qumeshtit ma heret, pasi kon lind diten e dyte mka ardh qumeshti edhe kom pas qumesht ekstrem gjithe kohen..ska te beje per mendimin tem qumeshi edhe operacioni
Lea Sadiku (3 vite më parë)
Ps. N'shtetin ku jetoj une as qe diskutohet met thon a don me linde me operim!!!! Veq nese ki komplikime e jo puna e peshes.
Lea Sadiku (3 vite më parë)
Nuk po e di qfare aftesi paska aj kur thot nuk osht lindje natyrale po vaginale!!!!! Me operim osht opsioni i fundit veq nese ske zgjedhje,kuptohet qe lindja vaginale osht shuuume ma e mire per shume e shume arsye (2 lindje natyrale une personalisht meniher at dite jom pastru pa ndihmen e askujt) me operim as nwc nuk mundesh me hi. Po prap ti vendos. Sa per qumshti gjiri as un se kom pas asnje shenje,masi qe kom linde 1 jave sem ka ardh,po vazhdimisht e majsha n'gji edhe pak ja ndimojsha me formule. Edhe tani mka ardh qumshti mas 1 jave ose ma shume
Jeta Hoti (3 vite më parë)
Faleminderit inara. Alberina mka thon qe vjen, ama aty kom taku një paciente qe kish lindë të dielen edhe skish mujt me pasë asnjë kontakt me dr, pra është fjala për lindje normale, se për me operim nëse e cakton sigurisht qe vjen. Ishalla hajr sh m, qata po mundohna vet me vendosë po hiç spo muj, veç ndorë tzotit ishalla. Elsa e kom pytë një dr tjetër mka thon ski asnjë arsye mos me provu me lindë normal. E po e kish ky qata qe po i preferojke veç lindjet me operim, për qata edhe spo muj me u bazu veç nfjalë ttij e me vendosë. Faleminderit shumë prej tgjithave
(3 vite më parë)
Valla i afte spo thom qe sosht ama perderisa afro 90% e mjekve luftojn qe krejt grat me lind me lindje normale kuptohet kur pozita e bebes osht mire .. e ai seciles mju thon jo po besoj qe ka naj perqindje per pacientet e veta ne spital okej ti spo mujshe normal po qysh krejt tjerat me pas rastin e njejt a ? Ska mundesi kjo o pune pazari sigurisht po ti bone edhe ni kontroll diku tjeyer pa e permen burimin pyte a muj me lind normal ma se miri .. edhe vendos masnej mu doktori jem mka thon ko mu mundu deri mujin e 9 me ta ndrru mendjen edhe ki me lind NATYRAL hahah edhe pse me po ate mjek ne qat spital ko me lind
Sh M (3 vite më parë)
Jeta,instikti i nanes nuk genjen asniher. Beje ashtu cysh e ndien thell ne shpirt. Per lindje normal te pata tregu raste ne familjen tem. Nuk ja vlene me rreziku aspak krejt mundin qe e ke pas deri ketu doktorri bazohet diku qe vendos keshtu.
Alberina Krasniqi (3 vite më parë)
po pyte moj Jeta kurt shkojsh nkontroll prap nasht vjen kurt shkojsh me lind masi je paciejnt eti qe sa koh ishall nje ljndje embar
Inara Inara (3 vite më parë)
Pershendetje un kam lind me Operim nuk eshte ashtu siq thojne qe Me Operacion nuk te vje gjiu , mua direkt te nesermen ne mengjes kam pas gji , veq duhet ta mbash beben sa ma shum ne gji , te shkoft mbar lindja .
Jeta Hoti (3 vite më parë)
Albania lexoji komentet e mira të nanave tjeta mos i lexo të miat hiç ahhaha; të shkoftë mbarë e mirë edhe ty deri në fund, ndorë tZotit jemi krejt. Umaraa sa mirë qe tpaskan qillu tmira, unë sjam që kërkoj shumë përkujdesje ekstra ose najçka, thjesht me të nejt gati nëse të nevoitet përnime ndihma; se mendoj qe ka disa qe kanë shumë kërkesa e normal qe edhe ato vetëm një pacienete se kanë. Edhe nga ana financiare përnime osht e tepërt me I jep 1000 euro pa nevojë kur mundesh me i shfrytëzu dikun tjetër.. Ishalla Zoti na ndihmon të gjithave.
(3 vite më parë)
p.s na veq po këshillohemi e mendime po japim se në fund të fundit thojn pyet 100 vet bën qysh din vet hahah , gjithsesi un të uroj lindje të lehtë e marrsh bebin shëndoshë e mirë në duar.
(3 vite më parë)
jeta edhe diçka kur kam.lind un në të shtetit e mkan nejt gati që jam kan e mbulune edhe ftyrën besoj që i din paragjykimet për neve të mbuluarat, sbesoj që si rrin gati dikuj tjetër që nuk e ka asnjë kërkesë ( e kam fjalën që kërkon veq mjeke) te un kan pas tepër kujdes edhe nlindje edhe mas lindjes , krejt çka duhet mkan kqyr plus mlajmrojshin që veq mjeke jena e sene, po nvaret edhe kush qëllon,mu diqysh mdhimbsen tan ato.pare mi dhan.për disa or.. kur ka zgjidhje tjetër .
Albania Albania (3 vite më parë)
Hahahahaha jeta rri rahat tash se na i fute ethet hahahha pres edhe un me lind njaty prej njehershi me ty nuk jam ka tutna deri tash po kur po lexoj kto komentet tua sikur nenvetdija ka flet hahahha trupi mu rrenqeth
Jeta Hoti (3 vite më parë)
Shumë faleminderit nora, ishalla nuk mbjen puna edhe te vakumi, gjithmonë e kom majtë vetën si të fortë e qe stutna ama diçka mka kapë një far stresi zoti hajt e boftë.
Jeta Hoti (3 vite më parë)
Aaa nuk po muj me vendosë, po kom qef me lindë normal, po se besoj qe dr Burimi vjen për mu atje nklinikë, se ai vikendeve thuja asnjëherë sështë ktu, plus jashta orarit të punës as nuk ki qysh me kontaktu me të, për qata po mdhimën paret me i jep me lindë në privat kur 90% po mendoj qe ai ska me qenë aty; nëse dhimbjet psh fillojnë aty sigurisht qe si dihet sakt kur vjen deri te lindja, e dr se besoj qe e len punon e vet në ordinancë e me mprit mu deri sa tlindi.. knej në të shtetit pak po tutna shkaku i pandemisë edhe pak çka spo dëgjon njeri qe spo kanë kujdesë e spo trrijnë gati..
Luna Luna (3 vite më parë)
Uii ti qenke para meje 2 dit .amin ishalla te gjithave na shkon mbar.kesaj here dyqysh isha e sigurt qe normal do te lindi por ne Kontrollen e fundit mjekja ime me tha te tregojn ne spital se ne qoftese se rrin keshtu beba duhet veq op me ba .me ka shoku ishalla me kthehet edhe mua .ashtu po e perkdheli edhe une barkun e krejt sa po me doket u kthye posht mengjesit tjeter apet tek lukthi po e ndjek.sedi hiq po ta besoj se edhe mua stres me ka rrok se me ba me op e Plus edhe 2 femij ne shpi o zot boll gajle.te uroj zgjedhje te mbar e u beft me e mira per ty e bebushen qe e pret me padurim
Nora Hyseni (3 vite më parë)
Une kam lindur mnyr natyrale po me vakum besom qe i kom perjetu dhimt edhe tjetri doktor pat mem shti me operaacion po doktoresha ime qe i kkm ba kkntrollat nuk e ka leju edhe u perdor vakumi se ujt u derdh ma heret shum e beba e tert prandaj.. a per pesh sosht e sigurt 1 jav perpara mthanen 2900 a linda 3800 veq me vakum por kur u dal bebi jom shliru tu qelen syyt edhe shyqyr operacion smkan shtii edhe per me tpre snin sen hiiq edhe kur tkepin veq une e kom qit sprejin Vioplex T edhe per 1 jav mka mejt krejt varra saher hisha banjo u apstrojsha me uj vokt tani u dersha me fem edhe sprejin u shlirojsha kit kshill doktoresha ime ma ka jepp ... e per gji prej vakti skisha me formul e kam po me rendsi e shnosh asht edhe pse shum kom pas qef ngji po ;s Veq une edhe 2 3 tjer mi ba perpos lindjes natyrale nuk zgjedhi asnje tjeter veq nese eshte rrezik jeta jem ose e bebit uroj gjitha tmirat per ty dalshit sa ma mir qe te dyy...
Aaa E (3 vite më parë)
Jeta ku ke me lind e dashur privat e te shtetit edhe a ke me lind me dr burimin
Jeta Hoti (3 vite më parë)
Elsa, materialist edhe mu mdokët najhere, ama për i aftë mendoj qe është shumë. Prandaj po i besoj mendimit ttij, po në njërën anë po më çuditë se zgjithave njejt iu thot, se preferon lindjën natyrale. Albana shumë flm për komentin, gjithmonë krejt kanë thon më mirë është normale po prej qe mtha dr, edhe dy shoqe qe kanë lindë me operim (nga friga prej lindjës normale), edhe ato tu mshty për lindje me operim; e për çudi mka kapë stres kto javët e fundit, veç kush çka po mthot po i dëgjoj, kurgjo vet spo muj me vendosë. Vlora ti paske eksperiencë me të dyja, shumë shumë faleminderit për komentin. Luna pozita e bebës është e mirë, me kokë posht, edhe dr mka thon qe ska mundësi më me ndrru pozitën. Une jam 34+4 në bazë të ciklit, a me eko dr mka thon qe jam 1 javë përpara. Ishalla tshkon mirë edhe ty deri në fund, disa nëna ktu kanë tregu disa metoda qysh me ra e me e përkdhelë barkun për me u kthy beba si duhët, edhe një të afërmës në ditët e fundit i është kthy beba e ka lindë normal.
Luna Luna (3 vite më parë)
Ne qoftese bebi ka poziten normal posht dmth eshte per lindje edhe pershkak te peshes operacioni eshte opsioni i fundit qe duhet te rekomandohet.ketu ku jetoj vetem qe ke ndonje arsye se perndryshw op sta rekomandojn edhe te thojn qe eprovojm keshtu qe e shohin qe nuk eshtediqkane rregull ne te fusim ne not op.andaj ti ke pas Problem me ngel shtatzan e me ba me operim nvaret se si sherohesh apo sa te zgjat sherim i plakes e humb koh keshtu ma mir provo normal me lind se shumica kan sukeses pastaj me mbet shtatzan spontan nga lindja normale. Sa per pesh smundet me dit askush tek une e kam cek ne shum komente qe femijt e mij ne ultraze jan shum te vogel sa per te voggelen thonin as 3 kg si ka si mjekja ime ashtu edhe ne spital me thonin e lindi 1 dit pas 4250g.lindje me op skam provoj ama rrezikoj tani ta kem pershkak se bebin e kam lart nuk eshte kthye posht veq dasht i lumi zot e kthehet se sdua op ne asnje menyr.te merkuren me duhet me u lajmrue ne spital e pastaj shikohet edhe njeher,se ne lindje normale ne ato momente ke dhimbje por kur ta lindesh ma te doket ske ber asgje bile merzitesh qe sje hala shtatzan ahahah...une jam 1 jav para teje shtatzan une tani jam 34+2
Vlora . (3 vite më parë)
Sa per qumsht se di se mua asnjeren shtatzani sme ka ardh u dasht me ju dhan formul fmijve ..
Vlora . (3 vite më parë)
Edhe mjekt ne ks jan tranu definitivisht meniher e operim ...ktu ku jetoj une nuk te operojn per qef kurr veq nese ke problem diqka ...kam lind lindjen e par 4.200 e 57 cm vetem me 6 cm e hapne dhe sme kan shti ne operim normal qe me kan pre posht por as qe i kam ndi bile ...e kam pas lindjen shum te vshtir teper por meniher si kam lind syt me jan qel dhe asnje dhimbje se kam ndi me .edhe varra posht shum shpejt me esht sheru ..lindjen e dyt me operim per shkak te shtypjes se lart e kam ba por mbas operimi shumë vshtir esht..nuk i them kurr askujt operohu per qef vetem nese ke problem ...lindja normale esht me e mira ...por ti orap e vendos vet une vetem tregova pak eksperiencat e mija ...te uroj lindje te leht .
Albania Albania (3 vite më parë)
Po te flasim per lindjet tash sdi se si asht me operim po per lindje natyrale e di se si asht e kurr skisha me preferu me hi ne thik me e dit se munem natyral me e lind po ndoshta ske me i ni ato dhimbjet e para lindjes e as at shtyrjen finale ke del bebja po ne at moment e mrapa ti e harron se ke pas dhimbje e se ke lind gjithcka kryhet un per vete mas dy sahatsh qe te nxjerrin prej salles ku je ne vezhgim per hemoragji te mundeshme jam qu nkam edhe pse jam ken e qame e kam shku e jam pastru nbanjo po e ke pak siklet dhemb pak por jo aq sa po ta bajn te tmerrshme e sa per lindje me operim e di qe ti hy ne ate sall e nuk degjon asnje dhimbje po kur qohesh prej anestezie ateher po fillon e i degjon edhe dhimbjet nja tre dit vec caj pa sheqer duhet me pi se me hanger nuk guxon kurrisen ateher fillohet me nja ushqim te thjesht derisa te kesh nevojen e madhe per her te par qe te shikohet se si do reagoj trupi jot njejt sikur e sapolindur pa llogarit shiringat/ineksionet e surumat per mos me ni dhimta e rrezikun edhe disa muaj pas lindjes se mos ka me tu hap plaga ( kunates teme i asht hap pas 7 mujsh) po te jap shembull qe e kam itash freskt vallahi dy gra tkusherive tburrit tem kan lind njana ka lind me 10 shkurt e tjetra me 13 shkurt fatmira kjo qe ka lind para e ka ba me operim ka zgjedh vet( beben 3e100 vajzen ) e Rajmonda ka ba beben ne menyr natyrale 4e600 djali u ba gati 1 jav qe Rajmonda ka dal prej spitali e ish shum mir e kishin qa posht po sh mir ish e Fatmira hala prz ska dal prej spitali tmerkuren delke ... po pate munsi zgjedhje bane siq ka than zoti lindje pa hjeka keqe ska nuk i gjykoj ato qe i kan ba fmit me operim aspak se ka qe skan ka shkojn pa u fut ne operim po serisht nuk pajtohem kur ka munsi zgjedhje mos me e ba natyral tash njashtu e ka qu zoti ske qa i ban dhem po kryhet e sa per kilet e bebes nbark nuk munet me e dit kurrkush mu per vajz te dyt mpat than mjeku 2e 800 asht se un as nuk fryhem nshtatzani tnesermen e kam lind beben 3e 600 gjithsesi lindje te leht po po mduket sikur mjeku paska bezdi me u mar me lindjet natyrale smunet me than as ai as kurrkush qe lindja vaginate nuk asht lindje natyrale se asht budallek me e ni kush po qa asht lindja natyrale pra sipas ti si e ka qu natyra sipas tij qe nje qenje femnore me lind ndrysh pervec se nga ajo an sdi sdi ishalla tprihet mar
(3 vite më parë)
Dmth deshta me thon nese kisha dasht ni lindje normale veq nese beba e kish mbrri 5 kg perndryshe nuk kish mujt me mnal as doktori po un vet me qef du me operim prap osht vendim i yti zemer
(3 vite më parë)
Dmth deshta me thon nese kisha dasht ni lindje normale veq nese beba e kish mbrri 5 kg perndryshe nuk kish mujt me mnal as doktori po un vet me qef du me operim prap osht vendim i yti zemer
(3 vite më parë)
Duke e perfshi faktin qe dr Burimi osht materialist poashtu punon ne kliniken amerikane e din qe aty duhesh me lind se ne shtetit me operim per qef nuk mundesh nuk tkisha thon secila nane qe lind normal femijen e par prehet pak por kaluse , por sa i perket qe tka thon doktori mos e ndegjo prap se prap vendimi eshte i yti . Mu edhe nese me thot doktori me lind normal prap deshira jem osbt per operim po nuk kisha ndrru vendim veq pse mthot ai veq nese beba osht mbi 5 kg po .
Jeta Hoti (3 vite më parë)
Faleminderit om
Om S (3 vite më parë)
Edhe harrova met thon , si kshill prej meje kap ndrro mjekunn
Om S (3 vite më parë)
Po ku e din mjeku bre sa o bebi , mthojke me lind mu me operim se beba mbi 4,500gr po tybe 3300 menzi i kish pas po ik lind normal se si me t pre posht t shnoshet shpejt a me t bo operim tan jeten t dhem varrra e veni i operimit , po ti e din prap o zgjidhja jote
Jeta Hoti (3 vite më parë)
Elina 34 javësh kam qenë herën e fundit ka qenë gati 3 kg. M n faleminderit shumë
M N (3 vite më parë)
Jeta , ne ks mdoket kete lindjen me operim e kan bo sikur pune biznesi pa dasht me paragjyku mjekun tend , mirpo lindja natyrale 100 perparsi apo 100 t mira mundet mi pas sesa ajo me operim, nese veq perveq peshes bebes qe e paska cek dr ( qe smundet as aj vet sakt me dit ) ske ndonje problem tjeter edhe une ta kisha thon ma mire natyrale . Une dy lindje i kom natyrale , ne lindjen e par jam qa pak , 1 pej e kom pas mirpo sen diqka skom ndi qe mos me mujt mu qu a me hec . Me operim nuk e di qysh o,veq sa kom degju prej te aferme e nanave ktu duhet kogja kohe deri t sherohet varra .
Elina Gashi (3 vite më parë)
Jeta ne cilen jave je dhe sa po peshon bebi. Qudi mjeku jem krejt mundesit i shikon veq normal me lind edhe pse beba mka thon pak ma e madhe edhe e kam nje problem tjeter .
Jeta Hoti (3 vite më parë)
Maja shumë e çuditshme Valla; edhe aty sa mka ra me u taku me nana tjera në ordinancë ttij, krejtve ju kish propozu me operim, bile mu mtha, ajo është lindje vaginale, squhet as natyrale, tha ajo është metodë e vjetër, shumë më mirë është me operim; Ishalla hajr. Noar e vërtetë se une as nuk osht qe po tutna prej lindjës dhimbjeve as kurgjo se sjom as e para as e fundit, po kur dr po tjapin mendime tndryshme po tbojmë me dyshu mandej. Faleminderit doa edhe aaa; po te dr Burimi kontrollohna. Edhe une gjithmonë e kam dijtë qe rikuperimi është më i vështirë me operim, po ai mtha sosht e vërtetë; qata thash ti marrë edhe mendimet e juja. Falemineerit shumë prej tgjithave
Aaa E (3 vite më parë)
Jeta komentet tjera spata koh me i lexu veq ty po te pergjigjna ti mdoket je paciente e dr burimit peshen sakt ne eko asni dr smundet me dit une nje dit pa lind me kan thon bebi 3200 por e linda 4250 edhe sjom qa as kurgjo lindjen e par mkan thon bebi madh knej anej e kam lind 3kg jom qa vet po kur jom qa une se kom ndi hiq meniher jom qu kur mkna qu ne dhom vet jom kujdes per djal kom nejt ul shtrit qysh kom dasht skom pas problem hiq paramendo me lind me operim niher snin kurgjo po pasojat i ki pastaj sje ne gjendje as per beb tend mu kujdes une operimim e shoh zgjidhjen e fundit skom koment per at dr ishalla ti ki nje lindje te leht e bebi te shendosh
Doa Gashi (3 vite më parë)
Pershendetje . Deshta me ta tregu rastin tem un e kom pas lindjen e pare beba peshen 4.200 edhe e gjate 57 u kan edhe normal kom lind mkan pre pak posht po mka kalu elhamdulilah ska dhimt qe nuk kalohet Veq me saber shpejt jom permisu veq edhe i kom nejt gati me do spreja mem kalu ma shpejt edhe qe ku jom tash beba mi ka 4 muj as sjom dek , po ha po pi si ma mire elhamdulilah. Zgjidhja esht jotja veq masi ke lyp keshill un per vete prap ko me zgjedh normalen nese ma mundeson Zoti me pas tjeter fmi :) u beft me e mira per ty
Noar Babyyy (3 vite më parë)
Jeta o moj zemer mu ul smundesh 1-2 jave me lindje normale, kurse me operacion qat dit ki mu kan mir por pastaj shkon me muj deri sa ta merr veten, mos e merr fjalen teme tmadhe veq inshallah do zoti dilni mir te dyt, se tek e fundit so me rendesi se si lind
Maja .... (3 vite më parë)
Jeta komentet tjera si lexova mer edhe mendimin e nenave tjera, veq un tkisha preferu me lind normal, spe kuptoj gjinekologun tend qe per shkak peshes tka keshillu me pas lindje me operim,,, un jam ne pritje te femijes se 3t dhe po bisedoja me gjinekologun per me bo ksaj radhe lindje me op se pak po kam frik me lind normal pasi 2 lindjen e para i kam pas normal, mtha ne asnje menyr nuk ta preferoj mi tregoi te gjitha anet negative te operimit, perpos qe ski zgjidhje se operimi tha osht e fundit qe e preferoj un edhe qdo gjinekolog, e ma mbushi mwndjen me lind prap normal e ti vendos vet , te uroj lindje te leht e femij tshendosh
Jeta Hoti (3 vite më parë)
Noar, qashtu mthojke dr, tha me ka 2-3 javë smunden me u ulë prej të preneve. E kshtu tha me operim e ki varrën në bark, është më lehtë tha edhe për ty, edhe me u kujdesë për bebë. Trina faleminderit shumë, kom me ia nisë patjetër kësmet. Umara une po tutna pak se nëse svjen nga 2-3 ditë a një javë mos po msohet mandej beba veç me shishe a najçka e se merr gjinin hiç. Shumë faleminderit miamar, Ishalla ndorë tZotit e mndihmon Zoti me vendosë se hiç spo di... Faleminderit shumë sh m. Në kontrollën e ardhshme mka thon dr kemi me vendosë qysh me lindë e me caktu datën nëse vendosim me operim, për qata pak i kom Jep zor me vendosë ahhha
Dita3 (3 vite më parë)
Pershendetje Jeta une sot jam 37+5 kam lindjen e dyte pas 6 viteve. Lindjen e pare pas tentimit per lindje normale kam perfundu ne operim. Ka qen shume veshtire sepse e gjithe forca me ka humbur. Me kan bere edhe prerjen posht dhe pas saj perfundova ne operim. Tash sipas mendimeve te mjekve edhe pse ka kalu kohe dhe mundem te provoje normal une me mire eshte ti nenshtrohem operimit dha ashtu kam vendosur. Vepro sipas insiktit tend kjo puna e operimeve ne spitale private eshte edhe biznes. Pooor ndoshta meq je me ifv mjeku jote nuk deshiron te rrezikoje. Zoti e di me se miri lindje te leht e bebush te shendetshem.
Sh M (3 vite më parë)
E dashur, kur shkon ne spital merr vaj kokosi bio me vete edhe haje nga 1 luge kohe pas kohe e stimulon gjinin, poashtu edhe terrshera e zier me qumesht dhe pastaj e shoqron me fruta, te ndihmon per qumesht edhe eshte i mire kunder kapsllekut sepse zakonisht pas lindjes kan problem me kaps. Te shkofte mbare :)
Miamar Mia (3 vite më parë)
Pershendetje,une kam lindur me operacion 38+5 dhe qumshti erdhi diten tjetr pas lindjes ,por gjithe kohes çdo 2 ore infermieret e spitalit ma vendosnin djalin ne gji per te provokuar ardhjen,keshtu qe ske pse merzitesh hic se me ç'lexova disa nena qe iu kishteardhur qumshti nga java e 20 kishin mundur ta ushqenin beben me gji vetem per pak,sepse qumshti volumin e ushqimit 6 muajt e pare e ka pastaj bie gradualisht.Sa per llojin e lindjes une te sygjeroj te zgjedhesh ti sipas instiktit tend ,ate qe ndjen ti.Une zgjodha operacion dhe pse mjeku tha mund te lindesh normal ,e zgjodha cezarian se ashtu e parandjeva plus qe pyeta nje mik shume te mire dhe ai me sygjeroi cezarian.Kisha bere zgjedhjen e duhur pasi beba ishte ngaterruar neper kordon disa here ne qafe dhe ne trup.Nese te ka thene mjeku me operacion zgjidh operacion,diku do jete bazuar edhe ai,mbase te ka bere ndonje matje?te uroj lindje te lehte dhe bebe te shendetshme!
(3 vite më parë)
jeta për gjidhanje un as ni shenj qumshtit se kam pas deri kum lind masnj veq kulloshtra e mas dy dite më erdh qumshti tamon , hiq mos ki frig për at pun , aj dr yt masi pju propozojka krejtve operimin atëher pse mos me provu melind normal , edhe njërës i than beba shum e madhe ti smujsh normal me lind , pak para se me caktu datën e op.. e rrokin dhimt edhe lind normal hehe edhe beba 4 kg i ka pas, mendo mir lexo dhe vepro ashtu si menon që ësht ma mirë.
Trina Trina (3 vite më parë)
Si përgatitet gjiri për ushqyerjen me gji? Përgatitja e gjirit për ushqyerjen me gji të fëmijës duhet të fillojë gjatë muajit të fundit të shtatzanisë dhe jo më parë, sepse mund të fillojë aktiviteti i lindjes para kohe. Kjo përgatitje bëhet me anë të masazhimit të thumbave të gjirit dhe pastaj të gjithë gjirit, gjë e cila shton qarkullimin e gjakut në gji dhe ndihmon lëvizjen e qumështit në kanalet e tij. Në të njëjtën kohë ndreqen disa anomali të thumbit të gjirit, (kur ai është i futur brenda), të cilat pengojnë më vonë ushqyerjen e bebit, sepse ai nuk e kap dot gjirin. Masazhi i gjirit realizohet duke e kapur gjirin me të dy duart, gishtat e mëdhenj qëndrojnë në pjesën e sipërme të gjirit, kurse pjesa tjetër e dorës (pëllëmba) mban pjesën e poshtme të tij. Në vazhdim të dy duart rrëshqasin ngadalë drejt thumbit të gjirit. Kjo procedurë kryhet 10 deri në 15 herë për secilin gji. Ndërsa rrotullimi i thithit bëhet duke e kapur me delikatesë atë me gishtin e madh dhe tregues dhe duke e rrotulluar (një herë në drejtim të akrepave të orës dhe një herë në drejtim të kundërt me to), duke e mbajtur gjithmonë thithin midis dy gishtave. Një procedurë e tillë bëhet 30 sekonda për secilin thith të gjirit. Kjo ndihmon që thithi të zmadhohet dhe të forcohet dhe të përgatitet kështu për ushqyerjen e ardhshme me gji, si dhe të mbrohet thithi nga dëmtimet apo çarjet që mund të ndodhin më pas, gjatë ushqyerjes me gji.
Trina Trina (3 vite më parë)
Jeta mos u ben merak edhe ate dite te tregova prej javes 28 une kom pas kulloshter ama nuk mu kan forcu gjinjte shume vec ishallah kalojna mire secila qe eshte ne pritje se te tregova qe vjehra po don mem tranu per lindje nonstop diqysh po insiston vec me operim mem shti me lind ama ne plan nuk e kom vec mos te mujsha hic se ma mire qysh e ka lon Zoti normal. Pac fat e ishallah te shkon mire gjithcka, sa per gji beji masazh qysh te paska tregu edhe nje nane ketu se kom lexu qe e stimulon tash ta dergoj ne nje liber qe e kom lexu se si me stimulu
Noar Babyyy (3 vite më parë)
Jeta me mir te provosh normal me lind, motra ime e lindi vajzen 4.700 gram, dhe super e ka lind, per me tpre posht krejt t pren se lind ma leht mu teper shum um paten pre 11 dit skom mujt ul me nejt po krejt po harrojshin, e per qumsht mu n mujin e 6 kan nis gjit mem rrjedh kulloshter por per fat tkeq smujta me rrit djalin me gji, e tash kta ta kqyrmi a pom vje gjini hala pa lind
Jeta Hoti (3 vite më parë)
Faleminderit shumë, bash hiç spo di çka me bo, kshtu kam besim në dr tim shumë, ama ai gjithkujna po i thot me lindë me operim, se di pse se preferon lindjën normale hiç! Se pasna me e provu, se nuk e di pse ndoshta qe kom shumë qef me e pas bebën në gji kam frigë qe skom me pasë hiç! Trina Ishalla osht qashtu e nuk ndikon nëse vendosi me operim, se kur po lexoj qe duhet më heret me tu fprcu gjitë ose najçka po thom une skokna kërkaa ahhah. Faleminderit shumë tgjithave, Zoti ju rujt
(3 vite më parë)
jeta un e kum.lind 2 e 900 bebin edhe mkan pre , po so kurgjo edhe që tprejn, sit shërohet varra mo ski asni prob , po vendimi ësht i yti, patsh lindje të leht.
Sea Sea (3 vite më parë)
Jeta tkisha keshillu me lind normal prap ti e din ma mire ndersa sa per gjidhenien fillo qe sonte ferkoji gjinjte ne forme rrethore dhe nga pak i ngren majet e gjinjeve me vaj koskosi qdo nate nga nja 1o minuta te un ka pas shum sukses me ka ardh qumeshti meniher sa kam lind asni problem hic se kam pas
Alberina Krasniqi (3 vite më parë)
Jeta lindja normal osht me mir vetem nese eki patjeter me lind me operim un kaom lind me operi skisha propozu kerkujt lindje me operim sepse po jon pasojat mas shum viteve esa pe qumsht mas 1 jave mka fillu por somethan me kon krejt njet .por prap se peap vendis vet sjon krejt njet ishala nje lindje te leht e te mbar
(3 vite më parë)
Jeta une kam tre lindje me operacion. Edhe ne te treja kam kaluar shume mire. Pervec se me shtatzanin e pare qe kam pas qumesh qe prej javes se 26 me dy te tjerat nuk kam pas fare para lindjes ama perbjehere mbas lindjes i kam fut femijet ne gji dhe qumshi apo kulloshtra me ka ardh qe mbas pak pasi kam lindur. Biles ne lindjen e tret me erdhi aq mire sa edhe mu desh ta nxirrja me pomp se djali i vogel dhe nuk e pinte dot te gjithe
Trina Trina (3 vite më parë)
Jeta me mire te kisha keshillu qe me lind normal ne shtetet e tjera kom familjare qe deri ne 5kg e kan lind normal edhe lindjen e pare dmth. Ti e din me mire se si ndihesh e gatshme ama edhe per shendet tondin eshte me mire me lind normal sesa me operim, normal vec nese nuk mundesh kurqysh e nuk ben me rreziku veten duhet me operim se perndryshe me mire normal. Sa per gji cika e tezes ka lind me operim mas do dite i ka ardh gjini, po halla qe i ka pas 3 lindjet me operim menihere si ka lind i ka ardh gjini po mendoj qe varet krejt prej trupit ose organizmit mos u ben merak
Fjorela Kembora (3 vite më parë)
Jeta pesha bebit nuk ka te bej shume se une te parin 3.2 e linda por me prene pak poshte plus ket qe linda tani 3.5 nuk me prene fare vec ca carje te vogla fare por qumesht me te dy nuk kam pas as para as mbrapa nuk e di sa te ka mbet por shih e bej ,te dy lindjet te veshira jane vec bebi e ti te jeni mire ,shiko e bej ceshte me e mira per ty e bebin
A R (3 vite më parë)
Jeta sa kg ka bebi? Un kur kom lind qiken edhe pse mkan pre pak fare kom kersite vet po ti nuk e ndjen n ata momente se ke hall me nxerr bebin haha .. e sa per gji as un skam pas shenja pervec njeher qe mpat dal pak qumsht po nuk besoj se duhesh patjeter me pas shenja para lindjes

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?