Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Aborti dhe shtatzania pas tij
Nana nje tekst qe me emocionoj deshta me nda me ju ndoshta dikush edhe e ka lexu: Aborti...... dhe shtatëzania pas tij

Një abort është një ngjarje tragjike, që nuk do tja dëshironim askujt. Edhe jeta pas kësaj është më e vështirë, por edhe një shtatëzani tjetër është më e frikshme.
Për shumë femra një „fëmijë yllë“ nuk do të thotë fundi i planifikimit të familjës, fundi i fundit, dëshira për të pasur një fëmijë tjetër është gjithmonë e pranishme!
Koha e zisë tek disa zgjatë më shumë, e tek dikush tjetër më pak. Çifti atëherë kur e ndjen vetën të sigurt, fillon me një përpjekje të re.
Atëhere kur testi i Shtatëzanis figuron pozitiv, shqetësimet janë shumë më të mëdha se sa tek një femër që nuk ka përjetuar një abort.
Shtatëzania pas abortit, mund të jetë shumë e vështirë dhe e frikshme. Ka aq shumë ndjenja që nuk i ke perjetuar ndonjëherë dhe as nuk do ti prisnit. Kur femra humb një fëmijë, tek shtatëzanite tjera kanë mijëra pytje. „A janë keto dhimbje normale? Pse ndihem sot shumë mirë? A është duke u zhvilluar bebi normal? Sot nuk e ndjeva tek po lëvizte? Sot ka levizur më shumë se dje…? A do të rritet ky bebush mbrenda meje deri në fund?
Është e vërtet se shtatëzanit mbas abortit janë të frikshme, të bëjnë të ndihesh e pasigurt dhe e dobët në të njejtën kohë.
Por kur me kalimin e javëve, duket se gjithcka po shkon shumë mirë dhe se cdo gjë është në rregull, fillon dhe ndjehesh e forcuar, e lumtur, cdo gjë të lidhë vetëm me bebushin që po rritet mbrenda teje, dhe të bën të ndihesh e vecant. Ai bebush që akoma nuk e ke parë, të fal aq dashuri, ndërsa edhe ti dashurohesh pas tij si e marrë. Prandaj edhe quhet „dashuria e verbër“ sepse akoma as që jeni parë, dhe duheni aq shumë dhe pa kushte.

Kam një mesazh për të gjithë ju Femra: „Jeni të forta, sepse kur do Zoti, ju do të falni një Jetë, dhe atë do ta mbani në duart tuaja. Duhet vetëm durim dhe mos humbje shprese“

Me dashuri Valdrina.

A M (3 vite më parë)
Diella Krasniqi (3 vite më parë)
Qe tretet ne uj mimoza mendova qe naj njo tjeter se magnezium tu mar jom
Mimoza Gashi (3 vite më parë)
Diella Krasniqi ne barnatore thuj magnesium per shtatzani ato e din qfare jon edhe ti tregojn, e ti qfare po i perdor dy here ne dit
Xhane Bislimi (3 vite më parë)
E vertet shum esht nji dhimbje qe nuk dim as me fjal me pershkru ndonjeher heshtja flet ma shum se fjala .. Zoti mos e sprovoft inshaAllah akend .. por eedhe qka ardht prej Ati Nalt mir se ardht askush nuk e din qka osht ma e mira per NE .. se ndoshta t'ishte zhviillu ajo " beb " qe e kem abertu ndoshta do dilke me t'meta por Allahi i madh e don t'miren e Robit vett ... edhe esht shum mir me pas ni fmi per at dynja se ta qel deren e XHenetit .. kjo dynja esht e rrejshme sot jemi neser jo .. femra shperblehet n'at dynja per ket sprov t'rand sikur ta dim se sa shperblehemi as nuk do t'ishmi merzit qekaq shum .. po mos e stresoni veten oj Nana e kalumja ka shku jeto per t'tashmen as per t'ardhmen mos jeto se jetes nuk i dihet .. Allahi ju ndimoft gjith atyne qe e kan kalu ket sprov e inshaAllah nuk sprovohen me .. po inshaAllah edhe ato qe nuk jan sprovu .. mos t'sprovohen inshaAllah ...
Diella Krasniqi (3 vite më parë)
Mimoza qfar kokrra jon ato magnezium po dy her ne dit po mar
Mimoza Gashi (3 vite më parë)
Diella Krasniqi perdor magnesium do kokrra jon me i pi , lypi ne barnatore ato ishin tmira po ta forcojshin mitren per mos me lan beba me dal, tani prej javes 35 nuk i perdor ma se tani tvyn per me u qel
A M (3 vite më parë)
Nana bashkendjej me juve , edhe tash qe jam mire rehat spo u ndishe kurr
Diella Krasniqi (3 vite më parë)
Mos e pafsha as nje femer ne bot me ato perjetime i kom pas dy aborte 14+ edhe 12 jav tash jom prap shtatzan me 100 veshtersi erdha deri sod ku jom pata hematom tash shkurtim qafes mitres plus jom hap e ende nuk jom ne mujin e 7 ishalla Zoti me ndimon mu dhe gjith juve nanaa se veq Zoti i madh munet me bo mrekulli
(3 vite më parë)
shum e vërtetë AM un në shtatzanin e parë kam abortu , pastaj dytën gjith me stres kam ndejt se a po zhvillohet dhe e kalova mir , tash edhe kët shtatzani jam frigu në fillim mos po dështoj po dej tash elhamdulil'ah mir 23 javshe jam , uroj që të gëzohen gjith ato gra që presin mu bë nëna ..

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?