Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Mos ngrënja e fëmijës 19 muajsh

Pershendetje nena, kam hall shume te madh lidhur me vajzen time 19 muajshe per ushqim vajza asnjehere nuk insiston me hanger mua me duhet ta ndjeki neper oborr me pjate ne dore edhe ate me zor mja shti ne goje, qka jam e merzitur se isha 2 dite te familja ime dhe kunatat nuset e vllaznive me perqeshnin si po e ndjek neper oborr me honger oh sa jam e merzitur pse nuk han femija im si te gjithe tjeret me marr ne preher dhe ajo vet me hap gojen, shume jam tu e rrit per gazep qe i thojne nje fjale. Sot kontaktova me familje ne telefon per ti pyetur si jane menjehere kunata a po te han qika apo jete njek neper oborr dhe filloj tuj qesh kerkush spo ma din hallin tim, ju lutem nena a ju ndodh edhe juve keshtu me femijet te mos ju han a vetem mua? I kam dhane pika per vitamin por kot veq me duhet me mashtru e mja dhene nga nje luge me zor edhe ate te blume se ndryshe se han, faliminderit per cdo pergjigje qe me jepni, dite te mbare.

(12 vite më parë)
Nora Ina (12 vite më parë)
Fmija mi jan 18 muajsh ju ap 3 her ne dit me ngren edhe neper dor ju ap shum ! Edhe keta te mit si i mbushen ni vjet qka po heki meta se spo dojn me hanger une i uli ne karriga te veta i lidhi dhe sguxojn me shdryp deri sata hajn nganjeher rafsh ni or zgat valla qeshtu tu lujt tju nshu muzika etj. provo melan vet me hanger une jaukom ble pirunat lugt dhe pjatat te vogla me certani dhe kanjeher vetem ju ndihmoj me mush lugen pirunin, une ju ap me nje lug tjeter dhe kshtu po hajn mamir
(12 vite më parë)
faliminderit per pergjigje une e ushqej femijen 4 her ne dit nganjeher e han nganjeher jo e ju nena sa her ne dit ushqeni femijet edhe nje her flm per pergjigjet
Deni Deni (12 vite më parë)
Tea nuk je e vetmja djalin e madh e kam ndjekur gjithmone me luge mbrapa, pasi nuk hante vete, i bente naze ushqimit, por me rritje do te ndryshoje. Kur dal shetitje me femijet shume nena shoh qe i ushqejne femijet jashte me ushqim me vete, pasi nuk i hane femijet ne shtepi. Vajzen e kam ende te vogel por shpresoj qe te behet me e pavarur se djali pasi do me filloje serisht tortura.
Nefisa E (12 vite më parë)
Edhe une te njejten gje bej me gocen,perpiqem ti bej lojera qe ti jape te haje.Edhe i kam dhene vitamina por nuk kane efekt.Une e di shume mire qe nese do ta lija pa ngrene,ajo do te kishte perfunduar spitaleve se edhe ti japesh te haje duhet shume durim.Ti mos u merzit fare se nuk te kuptojne njerezit.Mjafton qe gocen ta kesh mire me shendet,per te tjerat nuk ka rendesi.
Loreta Lori (12 vite më parë)
tea mos e qaj koken se qka te thojn kunata se nuk je e vetmja se e ushqen ashtu fmi ka disa fmi qe hajn ma let e disa shum vshtir e jotja eshte qe ti japesh e ta rrisesh deri sa te kupton e pastaj mesohet te ulet e te haj. edhe une kam djalin 2 vjet e gjysem mirpo edhe ky han kshtu me zor edhe nuk han nga askush tjeter veq nga dora ime, edhe une deri von e kam ndjek ne cilen dhom ka dal per ni lug e tash ja kam ber ni rutin po i lshoj diqka ne kompjuter psh baby tv ose gjera qka i pelqen vajza juaj edhe duke ja sqaru se qka bani po e ushqej e tash e ka ba rutin thot haje buke edhe e kqyrim filmin \\, mos e qaj koken per fjalt mundohu ti me gjerat qe din per ta ushqy sa me mire. te pershdes ty e vajzen
Dori Kries (12 vite më parë)
Pershendetje Tea... nuk je ti e vetmja qe nuk i ha femija... djali im ne qershor mbush 3 vjec dhe as nuk i shkon ne mendje te kerkoje te haje nese nuk i jap une... edhe kur e marr e ushqej do filloj te qaj... ose do e mbaj ushqimin 1 ore ne goje edhe une kur isha tek familja e burrit tim ashtu me thonin... po une nuk e vrisja shume mendjen... rendesi ka qe te mos e lesh femijen pa ngrene po te tjeret le te flasin cte dojne se ate pune kane... eshte shume e lehte te flasesh per te tjeret por vetem ai qe e provon e di sa gje e veshtire eshte qe femija jote te haje me zor... mundohu te mos e vrasesh mendjen... te pershendes, klm.
(12 vite më parë)
me falni nena qe e pasna dergu dy her pytjen por e pata rrjetin e dobt dhe mendova qe nuk shkoj pytja kerkoj falje

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?