Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Vezore policistike

Pershendetje te nderuara nena! para pak kohesh u diagnostikova me vezore policistike dhe jam shume e brengosur... mundet te me thoni a kalohet lehte me mjekime kjo lloj semundje? Rreth sa kohe mund te zgjase mjekimi? Ju falenderoj!

(12 vite më parë)
(12 vite më parë)
Ju faleminderi shume! Nita nuk kam shume peshe te rende kto muajt e fundit kam shtuar paksa dhe mer momentin jam 4 ose 5 kg mbi peshen ideale
(12 vite më parë)
Mjekimi: Problemi kryesor te gratë me sindromin e vezoreve policistike është majmëria ? shtimi i peshës. Këtyre pacienteve u propozohet që të zvogëlojnë peshën trupore, gjë e cila sjell edhe shumë ndryshime të tjera pozitive. Zvogëlimi i peshës trupore vetëm për 5%, mundët sërish të rivendos funksionin e vezoreve gjegjësisht ciklet menstruale të shoqëruara me ovulacion. Pesha trupore normale në të njëjtën kohë do të thotë edhe më pakë probleme me rritje të kolesterolit, lipoideve, dhe insulinës. Së bashku me humbjen e peshës, me rëndësi është edhe aktiviteti fizik, mos pirja e duhanit, alkoolit, dhe në përgjithësi regjim i rregullt jetese. Në kuadër të mjekimit të sterilitetit ? shterpësisë, problemi kryesor janë ciklet anovulatore. Për këtë qëllim duhet të bëhet stimulimi i ovulacionit, shpesh i shoqëruar me frenim të aktivitetit të hipofizës dhe marrëdhënie seksuale në kohë të caktuar. Shtatzënia ka ndikim shumë pozitiv në sindromin e vezoreve policistike. Problemet e tjera që lidhën me anovulacionin janë gjakderdhjet e ?rregullta menstruale, vonesa e menstruacioneve - amenoreja, e cila mund të mjekohet me dhënien e terapisë me gestagjene ose kontraceptiveve oral dhe niveli i lartë i testosteronit, i cili mjekohet me dhënien e barnave anti androgjenik. Për këtë qëllim në rend të parë aplikohet bari ciproteronacetat ose ( Diane 3 5 ; Androcur) , i cili përshkruhet në bazë të skemave të caktuara gjegjësisht skema e kundërt e Kauffmann-it ose skema sipas Hammerstein-it, pos këtyre barnave edhe pse me një përqindje më të vogël të inhibimit të receptorëve androgjenik, mund të përdorët klormadinonacetati ( Belara, Neo-Eunomin) dhe dienogest ( Valette). Nëse shfaqën probleme të theksuara metabolike si rezistenca periferike në insulinë, dhe hiperinsulinemia që edhe është shkak i problemit me kolesterol dhe lipide si dhe një varg problemesh të tjera metabolike dhe endokrinologjike që së bashku qojnë drejt shfaqjes së sëmundjes së sheqerit e cila hasët në rreth 80 ? 90% të rasteve me sindromin e vezoreve polikistike të pa mjekuar, përdorët metoformina ( Glucophage). Sindromi i vezoreve polikistike mund të trajtohet edhe rrugë kirurgjike (laparoskopi ose laparotomi), e njohur si resekcioni i vezoreve në formë pyke, qëllimi kryesor i së cilës është të zvogëlohet vëllimi i vezoreve të rritur dhe në këtë mënyrë edhe uljen e tajitjes së shtuar të hormoneve seksuale mashkullore. Mundësit alternative të mjekimit: Pasi se shkaqet më të shpeshta të mungesës së ovulacionit dhe amenorresë kanë burimin nga hipotalamusi, atëherë në rend të parë duhet insistuar në zgjidhjen e problemeve të stresit. Streset të cilët qojnë në ?rregullimin e ciklit menstrual, mungesën e ovulacionit ose humbjen e menstruacioneve dhe shfaqjen e sindromit të vezoreve policistike. Për këtë qëllim nuk duhet reaguar me vrull emocional në ndodhitë që mund të ju paraqiten gjatë jetës, ndërsa veprim të mirë ka psikoterapia. Në terapinë alternative të mjekimit të sindromit të vezoreve policistike ka edhe terapia me dritë dhe atë qëndrimi në tërë spektrin e dritës dy orë ?do natë dhe ?do mëngjes. Duhet të kalohet më shumë kohë në dritën e natyrës, ndërsa propozimi është së paku 3 ditë brenda muajit të flini me drita të ndezura. Përdorimi i kremës natyrale 2% të progesteronit ( ProGest, Bio Balance, FemGest, Serenity), në sasi nga gjysmë luge qaji, të lyhet lëkura dy herë në ditë nga dita e 14-të deri në ditën e 28-të të ciklit, bënë neutralizimin e dominimit të efektit të estrogjeneve, dhe ndihmon në rivendosjen e ciklit të rregullt menstrual, te ciklet e parregullta. Ushqimi i shëndosh me drithëra të pa përpunuar (kokrra e tërë), ndihmon në normalizimi i peshës trupore, dhe ul nivelin e androgjeneve.
Sonila Nitaj (12 vite më parë)
Ela kjo eshte nje semundje qe nuk sherohet lehte,une vete e kam kete sindrom ,ka vite qe marr barna por prap njejt,e vetmja menyre te eleminohen eshte laparaskopia,ka shume rendesi ushqimi i shendetshem dieta etj.problemet jane per shkak te shtatezanise ashtu siq kam lexuar dhe provuar vet,mirepo per fat te mire edhe pse e kam kete sindrom une jam qe nje muaj shtatezene keshtuqe mos u brengos qdo e 10 femer e ka kete sindrom sipas statistikave.
(12 vite më parë)
A ke peshë të rënde ela?

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?