Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Fëmiu djalë apo vajzë!

Te nderuara motra. Kjo teme shume me nervozon, prandaj edhe dojsha ta shpreh dhe ta diskutoj me ju. Ne qytetin ku jam e martuar, femijet meshkuj i konsiderojne dhe i cmojne me teper se sa vajzat. Shume here i ndegjoj grate duke uruar "ishalla me nje djal" ose kur komentojne, gjynah e shkreta ska asnje djale vetem tre cika dhe kjo me nxjerr prej takti. Cili eshte mendimi juaj rreth kesaj teme, a ka rendesi per ju gjinia e femiut dhe a i dalloni femijet tuaj per nga gjinia?

Lejla Emrullai (12 vite më parë)
(12 vite më parë)
Ne shtatezanine e dyte kur me pytshin qa e ki kur i thosha qike,thonin ani mos u merzit djalin e ki,ban edhe djal apet mas qike e ide skam pse menojshin qe po merzitna une E keto egzistojne kudo e me se shumti tek ne shqiptaret po shnosh qa me ba me i ndal smujm
Stela Vlore (12 vite më parë)
jo Lejla,ne asnje menyre nuk duhet qe te ndodh kjo.femija eshte nje bekim nga zoti ,si vajze ashtu edhe djale.shume mendje te vjetra,shume tradite prapanike nuk i duan vajzat,por meshkujt qe te trashegojne mbiemrin apo ku ta di une ctjeter,por femija mbetet femije,eshte gjaku yt,dhe nuk duhet ta prishesh zemren me nje femije.njoh shume persona qe kan nga 2-3 cupa dhe thon : ska gje qe skam djal,do doja te kisha por edhe cupat jan jeta ime.Femija eshte bekim.
(12 vite më parë)
Kush ka vajza,boten ka
Lejla Emrullai (12 vite më parë)
Ju falenderoj te gjitheve per komentete e juaja. Kam shetitur neper trojet shqiptare, por nuk e dinja se si qendrojn punet ne qytetet tjera. E dinja se ne qytetet e vogla, fshtarat e Kosoves dhe Maqedonise se ende egziston ky fenomen primitiv. Une ne gostivar erdha prej shkupit qytet dhjet her me i madh se gostivari. Sigurisht qe edhe ne shkup ka njerez te cilet mendojne ne ate menyre por ndoshta pse qyteti me i madh ka me shume karaktere dhe mentalitete. Ne gostivar quditem se edhe intelektualet, doktor, profesoresha e kane te fiksuar se duhet te lindin djal. Per gostivarasen: une ne gostivar jam shume e lumtur dhe nuk jetoj per te tjeret. Jetoj me burrin tash edhe vajzem, me vjehrit, motren e burrit qe jane njerez te mrekullueshem. Jam me obligime te shumta, me pune, tash edhe me kujdesin e vajzes keshtu qe njerezit e tille thjesht i injoroj. Ju falenderoj edhe nje here per komentet, ne kete meny vertetova se ne pergjithsi kudo qe shkon ende egzistojne mendime te tilla te shqiptaret (fatkeqsisht)
Serina (12 vite më parë)
Kjo nuk eshte vetem te shqiptaret e as te muslimanet eshte te te gjithe, une kur kam qene te mjekja ne Sloveni me pat thane mase e paske nje vajze tash inshalla tjetrin djale e tash prap jam shtatzane e e pres nje vajze tjeter po qka me nervozon kur krejt me kqyrin si gjynah une nime gjithe kam thane shume kam qef dy qika dy djem se jam vet pa moter i kam vetem dy vellezer e tash te dyten qike kysmet sot 1 jave e lindi e tani inshalla edhe dy djem mi fal zoti e qa me ba krejt e kane qeshtu a megjithese qika eshte me e dhimbshme per nane e per babe me ba me e ni qika burrin me fol diqka keq per familje tranohet a valla burrat qysh po i ni une po i nijne grate tuj fol keq per familjen e vet edhe spo kane gajle nejse e zgjata klm e mos u nervozo banu kishe nuk po i nin.
Nora Ina (12 vite më parë)
Mas shendetit Normal se gjdo femen eka deshiren e vet te jet djal apo vajz, kur jom kan shtatzan deshira ime esht kan njehee te jen beba te shendoshta, ather thojsha memujt me zgjell para idu dy vajza binjake se sa dy djem, por ma pruni zoti edhe mamir djal dhe vajz! Nuk lun rol gjinija por normal se gjdo kush ne zemer eka at deshiren e vet!
(12 vite më parë)
cdo kund ka veq me teper eshte e shprehur tek bota muslimane. une kamvajze dhe djale dy gjini nuk kam dashur qe vajza te jete pa vella por dhe vellau pa moter. dashuri kam per te dyte por vajzen e kam dic shume shume per zemer me dhimbset me shume ngase eshte femer e shpresoje qe do kete nje fat te mire ne njete e djalin e kam afer vetes, ishalla jeton me mu hahahah per kete dhe i dojne me shume djemt prinderit spse shpresojne qe kur te plaken do jetojne me ta
Meri H. (12 vite më parë)
Une ku punoj, njana prej punve qe e kryj asht edhe me lshu dokumente per persona qe jan pa pune, vertetime per boten e jashtme dmth. Ska jav , nashta edhe dite qe svijn prind me ka 4 a 5 djem qe i kan ne gurbet edhe i nxjerrin qata vertetime me shku ka tre muj te djemt ne gurbet se jan met veq vet ne Kosove. Kur i pys po a keni vajza thojn po i kemi vij na e fshijn shpin, rrin me ren, na kqyrin. Kshtuqe tash sasht ma me ransi a ki qik a djal ma. Vjerra e motres ka 500 euro i merr nmujt qe shkon ne katun te prind e vet pleq i kqyr se vllaznin i ka jasht e i kan lan prind vet.
Jeta . (12 vite më parë)
E dashur Lejla, eshte shum e vertete kjo qe thua, sepse kjo tregon se sa larg jemi ne, edhe sa rrug na duhet ne te hym ne civilizimin europian.por per mua kjo teme eshte e mbyllur dhe perfunduar pergjithmone dhe gezohem qe nenat ketu mendojn ne kete menyre qe te ndertojm ne me fund nje shoqeri te emancipuar drejt.un po te tregoj nje rast timin kur e kam lind vajzen.Doli vajza ne jete, e venduan tek kraherori im, e perkedhelem un dhe bashkeshorti, bem disa fotografi ashtu sic ishte, dhe e morem ta pastrojn vajzen.por i them bashkeshortit, nuk e pam gjinin cfar ishte,pasi ne u magjepsem dhe i falem dashurin me te shtrenjte ne bote ate prinderore pa e ditur a ishte vajz apo djal, sepse eshte qenia ime eshte krijesa me hyjnore e planetit.shkoj basheshorit e pa gjinine, me tregoj qe vajze, une vetem ndryshova ginine ne te shprehurit tim nga biri tani thoja bija por azgje me teper, edhe kur te me jape zoti perseri femije por edhe 5 vajza nese mi jep un kerkoj shendetin ta kene dhe jeten azgje me teper.sa i perket fjaleve te botes, eshte rrethi ku jetojm ashtu dhe duam zduam dhe ne behemi thashethemexhije, na duhet kohe ende te dalim nga ky primitivizem.nje fjal e urt thote \"qent le te lehin, karvani te shkoj perpara\".
Anisa Durres (12 vite më parë)
Njerzit jan te barabart si femrat ashtu edhe meshkujt. Per mendimin tim eshte mire ti kesh te dy gjinit, por jo te insistosh patjeter ta kesh cunin e shumdeshiruar apo gocen. Ate cka te fal Zoti duhet te na mjaftoj. Edhe un kam goce dhe jan gezu te gjith si te shpis time si te shpis se burrit, dhe skam pas naj gje per tu merzit elhamdulilah. Po sigurisht nese do me thonin dicka do merzitesha me ta. Koha se duhet te kesh patjeter nje cun ka kaluar tashme. Cka do qe te na japi Zoti mir se vjen dhe vetem te jete i shendosh. Un kam deshir ti bej dy goca dhe dy cuna qe te dy tken edhe motra motren edhe vllau vellane. Ju pershendes
Jesi Jesi (12 vite më parë)
Shqiptaret e vuajne faktin e te mos pasurit djale, e sidomos kjo per meshkujt se ne femrat pak na intereson nese eshte djale apo vajze. Madje i vihet dhe faji gruas se nuk ben djale dhe t\'u besh leksione anatomia njerezve eshte e tepert. Une do lind vajze dhe per veten jam shume e lumtur dhe ne nje te ardhme te me behen dy, as nuk merzitem fare, se motra per motren eshte gjeja me e shtrenjte. Por per burrin do doja nje djale, sepse e di sa shume e deshiron. Megjithate femija eshte dhurate e zotit dhe kur lind shendoshe duhet ti jemi mirenjohese per gjithe jeten. P.s Sa per opinionin e vendit tone: qente le te lehin karvani shkon perpara!
Diana Z (12 vite më parë)
Besoni qe shum kom pas deshire me pas femijun e pare vajze,dhe ja tani fal zotit e kam nje engjellushe qe e dua me se shumti ne bot.por prap femijun e dyt e dua vajze sepse une i kam 2 motra dhe shum jemi te lidhura me njera tjetren,tash eshte gjynah te mos ta ket edhe vajza ime nje moter me te cilen mund te bisedoj per gjdo gje.kur ju theme ishallah do lindi edhe femijun e dyt vajze,vetem me shikojn sikur te isha ndonje e qmendur,mandej kur e sho qe ju vjen merzi edhe ma shum ju theme,qe aspak nuk i dua djemt,dhe \"njera\" ma beri e burrin qe e ke marr a e ke dasht se edhe aj djal osht.ahahahahahahaahahha
Gostivarja (12 vite më parë)
Qe Gostivari si ne Indi: http://www.bebaime.com/tema/indi-varrosin-t-gjall-vajz-n-sepse-donin-djal-, Lejla hiq mos jeto mo ne Gostivar masi qaq po te nervozojne;
Nadi <<>> Eda (12 vite më parë)
pershendetje e dashur.....edhe un jam prej gostivari por e martuar ne prishtin..nuk jan vetem ne gostivarnjerzit ashtu po edhe ketu ne prishtin nuk bej fjal per te gjith se nuk jan krejt njerzit njejt as ne prishtin e as ne gostivar..un isha ne kontroll para dy dite edhe me tha vajz askush nuk u gezu te familja e burit...e perkundrazi familja jem u gezun shum..edhe un per vete jam e gezuar pa mar parasysh esht femija im djal apo vajz nuk ka rendesi me rendesi esht se ZOTI te gezon me fmi....gjitha tmirat
(12 vite më parë)
hahah edhe mua me pat than dikush nese e ki vajz mos u merzit hahahahha..edhe kur e bera djal shum ma bejshin u lumja tie ki hek kasaveti hahhahahha allah qa ska qat kasavet ekam une... edhe pse qdo qift ka deshir te ket dy gjinit po ka shkuar koha se dueht patjetr te kesh djal ose vajz qa fal zoti vetem shendosh ishalla...
Gona Isa (12 vite më parë)
pershendetje Lejla, un mendoj qe kur thon ashtu nuk esht pse si dojn vajzat se femijet jan gjith te njejt, por ateher ju kan dhimt vajzat kur kan lind se ka qen me ndryshe se qysh i kan martu per at kan qen me te dhimbeshme vajzat etj.. e djemt kan then me mir se djemt kan nejt te shpija nuk jan largu.., por tash esht me ndryshe jeta shuuum shuuum me e mir per vajzat , por un mendoj qe se kan me qellim qe nuk i dojn por ju ka mbet prej ateher, edhe nje nder to esht se djali i run rrenjet e familjes qe mos me humb rritet familja, ndersa vajza martohet krion familje nvete nuk di sa me kupton qa kam then, por edhe vellezerit e mi kan nga nje vajz e shuuum i dojn familja ime, edhe un kam djalin tem edhe se ndrroj me asgje, me rendesi te jet shendosh se per secilin prind qoft vajz apo djal ai se ndrron me asgje, e ato tjerat jan veq fjal qe kan mbet po permu sjan asgje :), puthje per engjujt e juaj
Anoda , (12 vite më parë)
Lejla fatkeqesisht ky eshte mentaliteti yne,une per vete kam lind djale,por edhe te lindja vajze njejte do te reagoja,bile bile femiun e pare cdo here e kam dasht vajze,dhe kur e shprehsha kete ne publik me mbetnin ne qafe.Ne ditet e sotme njejte eshte si vajza si djali,bile bile shuume me mire kujdeset vajza per prinderit se djali.Prandaj ata qe meren me keto gjera vetem duhet te injorohen se me ata eshte e kot te flitete.I uroj jete te gjate dhe te lumtur vajzes :)))))
(12 vite më parë)
Edhe shtatezane kur kam kan thojshin fill si te lindesh nise tjetrin se del djal, tani lehone, pa gjum kur me thojshin nise menihere se te del djal, thojsha more zot, a jane keta njerez normal.
(12 vite më parë)
Lejla une e kam vajzen, qe nuk do ta nderroja me asgje ne bote, edhe mos me me fal zoti kurr me fmi, nuk do merzitesha. Deshire kisha pas edhe nje djal, pse qysh kam qef une qike, burri ka qef ni djal, ama me medoemos nuk e kem. Cka vjen prej zoti mire se vjen. Motra ime e madhe i ka dy vajza, edhe krejt i kane thane provo edhe nje djal e nuk ka dasht. Perpara ju kan vy djemt, me luftu, me punu, me i mbrojt tokat, me kqyr prindin, tash jetojme me tjera kohera.
Liza Z (12 vite më parë)
a moj Lejla edhe mua me nervozon shume ky fakt, une kur mbeta shtatzene me vajzen e dyte dhe me pyetinin a e ke shiku gjinine i thoja po vajze e kam a di qfare me thonin ani mos u merzit ishalla pas kesaj te lind nje djale.eshte me te vertete per keqardhje ky mentalitet i njerezve, te thone mos u merzit se do te kesh nje femije vajze kjo me cmendte fare.per mua pak ka rendesi gjinia me rendesi te jene shendoshe
Lejla Emrullai (12 vite më parë)
Dita, me paske keqkuptuar. Une nuk permenda shkupin, por qytetin ku jam e martuar - gostivar. Edhe ne shkup ka te till por jo aq shum sa ne gostivar. Prinderit e mi kane vetem dy vajza dhe krenohen me ne dhe babi shume here din te thote, i kam dy vajza sa 200 djem . Por ne gostivar djemt e kane poziten ndryshe. Une dhe burri im kemi dash vajz dhe ja qe zoti na gezoi me nje engjellushe. Po siq that me rendesi eshte te jet shendosh e mire dhe te kene fatin e mire. Besoni se ky mentalitet i ketyre dot me shtin qe mos te bej tjeter femij.
Dita Rrustemi (12 vite më parë)
pershendetje menyra se si i trajtojn nenat qe skan djem nuk me pelqen...mirpo nuk eshte e vertet se vetem ne qytetin tonee shkupin e dashur ndodhin keta gjera kam shetitur ne disa shtete dhe gjithkah ndodh keshtu dhe te deshirosh te lindesh djal nuk ka gje te keqe...edhe pse une kam femij te pare djal kam pas deshir spari te lind cik se i du jashte mase mirpo edhe djalin nuk e zevendesoj me asgje ne bote kalo bukur
Eleni Rrunga (12 vite më parë)
Lejla pershendetje,, rendesi ka qe zoti te te bekoj me femij te shendeshem , per mua pak rendesi ka nese eshte djale apo vajze, jam e lumtur me faktin se ai/ajo eshte femija im dhe i bashkeshortiti tim :)
Hamdije ... (12 vite më parë)
e dashur lejla mos u nervozo per kete gje eshte tradit shqiptare kjo..eun jam kunder kesaj qe i cmojn me shum djemt se cikat per mu jan te njejt un i duu shum cikat dhe kam pas shum deshir me lind cik po linda djal..e po te tregoj tash nje ndodhi kur kan erdh musafir me me uru per djalin lumja ti qe bere djal ski nevoj me be fmi e ke siguru jeten e mu mkan nervozi shum ato fjal e u thash jo dej sa te bej cik sjam e sigurume se cikat jan mat mira se djemt ohh ne beso sa smi nxjeren syt..vertet eshte nje fakt keqardhes ky mendim ne dallimin e fmive te shpresojm se gjeneratat e reja do i eliminojn mitet e kohes se gurit

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?