Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Shoqe te ngushte!
Pershendetje nena,tani pasi jeni bere gjitha nena a e keni ende nje shoqe te ngushte qe e keni pasur apo jeni larguar,Ne pergjithesi a keni kohe te keni ende kontakt me shoqe te ngushte edhe pse keni shume obligime
Fjolla Krasniqi (12 vite më parë)
(12 vite më parë)
Nuk thuhet kot nje fjale e urte Behu besnik por bese mos zin,duhet me pas kujdes se me kend je e afert.edhe une kam shoqe te ngusht por cdo bisede qe kem be deri tani ka mbet sekret mes neve
(12 vite më parë)
Une kam shoqeri te ngushte prej shkolles fillore dhe shkolles mesme, takohemi shpesh, jo cdo dite, varet, ndoshta ndodh 3 here ne jave, ndodhe edhe 1 her ne muaj...e kam nje shoqe shumee te mira, ajo eshte gruja e shokut burrit, aq shume e respektoj sa edhe emrin e vajzes vogel ma ka propozu ajo, edhe po ate ia kam vene...sa per sekrete me burrin, varet prej tipit...psh burrit tem nuk i interesojn krejt muhabetet, nese eshte dicka interesant i tregoj, psh une smuj me ia tregu per muhabetin qe bonem me nana per b...hahah se me thote qysh ke fol ashtu,,,,po ashtu kurre nuk me lyp llogari se ka shkove cka bisedove, kur jam ne pune, mua gjithmone me bjen me kalu ka zyret e tij, nese e shoh te dera e jam me kolege ia boj tyyyttt edhe me dore, nese nuk kam pare ndalna e i marr, ka ndodh qe me ka thirr me dal bashke ne dreke, i kam thene e kam len me nje shoqe e po me vjen keq tash mi than spo vi, edhe mka thene ok dalim neser, shko me shoqe...jo cdo muhabet don me degju, se i doket ngarkese e tepert, as sekretet qe mi ka tregu dikush nuk ia tregoj...besoj se krejt varet prej tipit sa eshte kurreshtar!!!
(12 vite më parë)
UNë e kam shoqën e ngusht prej kl.së parë, kemi qenë në bank,shkoll fillore, të mesmen e përzgjedhum drejtimin e njëjtë, por rrugët tona jan ndar për fk.aj këtë vitë martohet, do shkoj në gurbet, kontaktoj me të , dalum për kafe.,Gjatë kohë së shkollës së mesme kam qen edhe me një shoqe edhe me atë rrishum, thuajse shoqe e ngusht edhe ajo, para syve tan, ishe engjull, thuajs nuk ka shoqe më të mirë se ajo, por kishte qen ekundërta.Ajo kurr nuk ka ksih dasht të mirën,para tre vite, kur u njoftva me të dashurin që tash është i fejuari im, në fillim e refuzojsha,isha e re,.Para meje ajo shoqja, më thojke pranoje, është djal i mirë por pas shpinës sime duke thën gjithqka, kinse unë e doja dikën, kam shkuar në shtrat me të, e shumë e shumë gjëra të tjera, por për fat të mirë Besi nuk i kishte besuar asgjë,kur dilshum për kafe, fjalët e mia ishin tjera që i bidesojsha me të,ai mi tregojke se qfar i kishet thën ajo shoqja.ama nuk mi tregojke i dashuri të gjtiha fjalët sepse e ditke që do bëja fjalë me të, do e qoja llug si thojnë,sepse nuk ka dashur që të kem problem me të sepse e pa se qfar është..Dikur von më ka treguar gjithqka qka ajo kish fol.Kurr hallall nuk ja bëj se sa gënjeshtra që i kishte thën, që nuk kan qen të vërteta.Por ka shoqe të ndryshme...jetë është e tillë.
Ardiana Hasani (12 vite më parë)
Pershendetjr fjolla une i kam dy shoqe te ngushta qe nga klasa e pare e shkolles fillore edhe jemi rrit bashk edhe tash jemi bash shume her dalim pim lafe komunikojm thuajse qdo dite .kalojm shume shume.mire e hapim zemren lirshem me njera tjetren qdo problem qe kemi dhe ia dalim problemeve me mdihmen e njera tjetres.
Anoda , (12 vite më parë)
Eeh shoqja e ngushte :((,,une shoqen me te ngushte e kam te martuar ne qytet tjeter,cdo dite flasim ne tel dhe internet,por te shihemi me rralle,nuk eshte problemi tek une por tek ajo sepse tani eshte shtatezene dhe nuk po ndihet mire,por kur shihemi tere diten rrijme bashke,sa me mungojne bisedat e saj,nga njehere kur e pyes burrin ku do te deshiroje te ishe ne keto momente ma ben ne Bora Bora me ty,e ti une ja bej me Rinen s\'ka rendesi ku...Louise edhe ne heren e fundit kemi qene ne Trofte te Drinit..Burrin nuk e kam burre po shok dhe shoqe,cdo gje flasim dhe bejme,por vendin e shoqes se ngushte nuk e ze askush :(((
Hamdije ... (12 vite më parë)
shoqen me te ngusht e kam ne maqedoni eshte studente me mungon shum edhe pse nuk ka dit te mos folim ne msn ose te shkrujm smsja te folim ne tel..bisedat mbas marteses time pak ndryshun un flas per jet bashkshortore ajo per jete te lire e keshtu po kuptohemi shum mire kurr shkoj ne mkd shihemi shpesh folim qeshim cmallemi..e pata edhe nje shoqe tjeter prej femi ishim bashk se ishim moshatare dhe jetonim ne te njejten rugic ajo u martua dhe dej sa isha un pa martu shkoja te ajo edhe pse e dija qe buri i saj nuk donte qe ajo te kishte lidhje me shoqe po kur u martova nje her kur isha ne pushim e thira qe te shkoj te ajo ta shoh se te dilte jasht skishte shansa dhe ajo me tha eja aty jam pas pak me shkjti sms dhe tha buri jem nuk do qe te vish nuk do qe un te kem kontakt me njerz qe nuk i kemi familje..me erdhi shum keq kam qa shum ate dit edhe tash qe e shkruaj kete me mbushen syt me lot:-(..
(12 vite më parë)
po valla Nina qashtu osht, te rralla jon ato qe e mbajn shoqerin e sincert,se me te kam folur gjerat qe si kam fol as me motrat e mija e me familje,por kam shum e shum te tjera qe sillen ende neper ks por pak fjal flasim me to sepse skan vullnet as nja te flasin me mua,gjelozojn shummmm
Lule E Bukur (12 vite më parë)
une kame shoqen prej klases se pare fillore ishim me nje bank tani i kemi nga 24 vite dhe ende jemi shum te lidhura ,tash jemi te dyja te martuara por jemi shum larg njera tjetres un jam e martuar ne prizren ajo ne gjermani e jemi te gjilanit kontaktojm ne tel shihemi kur vjen por nuk jemi si me pare jeta keshtu eshte por mua ajo me mungon prap shum dhe askush nuk mund ta zavendesoj ate
Liza Z (12 vite më parë)
aaa te trofta e drinit nuk eshte qudi te mbetesh edhe me gjate se shume vend i bukur ani edhe te kesh shoqeri te mire me vete harron qe ki shpi krejt hhhahhaah
(12 vite më parë)
po po elisa per shoqe normal, mirepo se ka thene fjolla mundesh me bisedu ma shume gjera sesa me burrin, une ne biseda qe jane shoqerore e easy nuk verej ndonje ndryshim, vec me pas ndoshta naj sekret, po fatmiresisht nuk kam, se kur kesh ne ks qetash u takova me nje shoqe te fakultetit harrum me shku te shpija haha, kemi mete 4 ore te trofta e drinit
(12 vite më parë)
Shume gje e shemtuar eshte kur shoqja e ngushte te cilen e konsideron si moter se me te ndan çdo gje,e mire apo e keqe qofte,te ka zili e xhelozi se si merr rrjedhe jeta jote!! Te kuptoj Rina,se dhe une kam pasur shoqen e ngushte te shkolles se mesme e pasi u fejova e martova me djalin qe doja qe kur isha 15 vjeçe e bera 1 femije,shoqeria u ftoh s\'ishte si me pare,xhelozia e zilia nga ana e saj ishte me e forte se shoqeria jone,se ajo edhe sot e kesaj dite s\'eshte fejuar ende!! Ndaj quhet shoqe e ngushte se jane te rralla ato te cilat qendrojne te tilla deri ne fund!!
Liza Z (12 vite më parë)
po Louise ashtu eshte, edhe une diskutoj qdo gje me burrin e kam shok dhe absolutisht nuk kemi sekrete ama ka nevoje njeriu edhe per shoqet,une per vete ashtu mendoj dhe shpesh ndjej nevoje te dal me shoqe.
Liza Z (12 vite më parë)
mua aspak nuk me pengojne femijet kur dal bile perkundrazi shoqet e mia gjate gjithe kohes luajne me to harroj qe jane te mijat ahhahahha te vetmin problem e kam te gjej nje vend te pershtatshem sepse shume tym cigaresh ne qdo lokal,por tash qe u ndreq koha ulem diku perjashta dhe kalojm super.
(12 vite më parë)
mu sme ka ndodh kurr me u perla me shoqe, se me u pas perla sisha pajtu me hahaa, e une me burrin tem muj me fol gjithcka, me diskutu edhe si me qene miq e jo burre e gru, sekrete skem prej njani tjetrit, edhe jemi shume te hapur, psh muj me ja thane mendimin tim edhe me dite se atij nuk i pelqen, ia them ate qe mendoj
Diana Z (12 vite më parë)
me shoqen e ngusht qysh nga viti i pare i shkolles se mesme takohemi gjithmon,ka jave qe nuk shihme por nashta ka dit qe shihemi 2 3 dit ren,po krejt varet te une qe kom fmi e ajo jo:(
Fjolla Krasniqi (12 vite më parë)
Une mendoj qe eshte gje e mire te kemi fat ne shoqeri,nje shoqe e mire e ti di gjitha dmth shume se burri ne shumicen e rasteve nuk te kupton,prind gjithashtu kurse shoqja e ngushte te kupton dhe te ndihmon dhe po ashtu ta lexon mendjen,mua me pelqen edhe kur fjalosemi e nuk flasim disa dite,hahaahahhahhaa,pastaj kur pajtohemi komentojme se sa na ka mungu njera tjetra,hahaahaha
(12 vite më parë)
Fjolla,ardhja e bebes ne jet ndryshon shum sene,dhe shoqerija te gjelozojn madje,un kam pas nje shoqe(kojshike)nga femirija,por po sa me lindi vajza te gjith me uruan me pa pa durim e ne fakt urimin e par e prisja nga shoqja ngusht,por nuk doli ashtu kaluan me shum se dy muaj dhe shoqja nuk me uroj fare,pas 2 muajve menxi me kishte shkru nje porosi ne msn kinse ish mundu me ma uru.lindjen e vajzes, dhe qe nga aty e njoha edhe ata qe ishim rrit bashk e nuk mori zemer te me uroj per vajzen,ndersa isha shtatzan flisnim qdo dit,por ajo nuk ngelke shtatzan dhe per ket me gjelozoj, fal zotit qe jam ketu ne universitet dhe kam per plot shoqeri dal pi kafe shetitem knaqem,sa her qe dua un,vajza sme pengon as gje e kunderta knaqen dhe shoqrija tuj lujt me ta se kur dal e marr per dore,argetohemi edhe me shum me te,
(12 vite më parë)
me shoqen e ngusht nuk na ka nda te berit nene, por martesa, sepse ajo jeton tahs 600km larg prej meje, mirepo komunkojme shume shpesh, edhe kur qellojme ne ks shihem....perndryhe po te ishim dyjat ne pr, besoj se shoqerija vetem sa edhe do te lidhej me shume, sepse te dyja jemi bere nena ne te njejtin vit, po ja qe fati e dshi te jemi ajo ne ger, e une ne ch
Moza M. (12 vite më parë)
po nuk je e vetmja qe je largu me shoqen e cila nuk eshte nene e ajo kur behet nene perseri keni me fillu me ndejt...perpos kohes se limituar dhe disa biseda nuk me hecin me shoqet sikur perpara se une kam qef me tregu cka ka be vajza ose me me tregu dicka per ndonje problem me zgjedh e shoqet e pa martume flasin per kafiqa, djem, veshje
Fjolla Krasniqi (12 vite më parë)
Sa lezet Moza te kesh shoqen e ngushte qe nga femiria dhe te jeni ende te lidhura,bravo moza paskeni fat dyjat se nuk ka gje me te mire se te kesh nje shoqe te mire ne jete
Krenare Kastrati (12 vite më parë)
pershendetje Fjolla, e kam shoqen e shpirtit qysh ne shkollen fillore te mesme, te fakultetit edhe me profesion jemi njesoj edhe punojm bashk hahahhaha nuk jemi nda asnjehere.... kam edhe shoqe te tjera qe jemi ne kontakt nuk dalim qdo jave po 1 here ne muaj shihemi,,,
Fjolla Krasniqi (12 vite më parë)
Kjo eshte me e mira kur jeni dyjat nena se ju lidhe edhe me shume shoqeria.Une kisha dy shoqe te ngushta qe ne femiri,qe te trijat jemi ritur bashke,tani njera eshte bere nene kurse tjetra jo,me kete qe eshte bere nene jemi shume mire kurse me ate tjetren jemi larguar paksa sepse ne jemi me orar dhe kemi kohen e limitume dhe nuk po mundemi me u taku e me mungon shuuuume dhe ndjej nevoj per te shuume
Moza M. (12 vite më parë)
Fjolla une e kom shoqen e ngusht qe nga klasa e 2 e shkolles fillore dhe fatmiresisht dhe ajo e ka vajzen sa timen e tani prioriteti i biisedes ka ndru dhe i kam shoqet tjera qe nga shume moti qe dalim por jo shume shpesh..ti?
(12 vite më parë)
Ke bere nje pyetje shume te bukur Fjolla.... Une e kam ende shoqen e ngushte te universitet,edhe pse jemi larg njera-tjetres ne shtete te ndryshme por mbajme akoma kontakt me njera-tjetren e te dyja jemi nena,takohemi cdo dite npm pc ne skype :))
Liza Z (12 vite më parë)
fjolla pavaresisht se martesa dhe femijet marrin nje pjese te madhe kohes sime gjithmone gjej kohe edhe per shoqerine,ajo eshte pjese e rendesishme e jetes sime dhe nuk mundem pa te.une gjej kohe 2 ose 3 here ne jave te dal me shoqe tani qe jam ne pushim,kur jam ne pune e shfrytezoj kohen e drekes dhe dal me to,te pershendes shume

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?