Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Bureku me spanaq

Nena mundsisht me tregoni ndonje recept per burek me spinaq..Ju lutem jo web faqe po dokush qe din vet me e gatu me masa te sakta ....Flm per kohen qe do ndani dhe me padurim i pres pergjigjet tuaja.

Besime Bexheti (12 vite më parë)
(12 vite më parë)
nganiher nuk na pelqejn burmerat por duhet me ju gatu hahahaha..
(12 vite më parë)
hahahaha dashuri...nuk ja kam gatu por do ja gatuaj ahahaha....a po vjen luis te ftoj per fli o per byrek, cilen te duash...
Luis Luis (12 vite më parë)
Hmm besime ti byrek dashurija fli me tranut bre shum i kam ne qef qe te dyja..
(12 vite më parë)
boniten vete se kjo ja ka gatu sot te fejumit ahahhaaha
Besime Bexheti (12 vite më parë)
Flm shum bonita...E kam pik te dobet te gatuaj brumera a familja po kerkon me ua pergadit
(12 vite më parë)
edhe foto si duket byreku e qita ne dp hhahahaha, pak hajgare.
(12 vite më parë)
uroj qe te te kem ndihmuar sado pak.Gjith te mirat.
(12 vite më parë)
500 gram miell 1 kg spinaq (2 lbs) kripe 1 kokerr veze 100 gram djathe 50 gram vaj piper Instructions Spinaqi mbas pastrimit, zihet 2-3 minuta në ujë të vluar me kripë Kullohet, pritet dhe përzihet me djathë të thërrmuar e vezë. I shtohet kripë, piper dhe pastaj shtrohet në byrek. Në tepsi hidhet miell, në mes hapet një gropë ku hidhet ujë me pak kripë. Për 1 kg miell merret 550-600 g ujë, megjithëse kjo varet nga lagështia e miellit. Duke e përzier nga mesi, zihet brumi, i cili perponohet per 7-8 minuta, ndahet në kuleçë, mbulohet me picetë të lagur dhe lihet 20-30 minuta Në këtë mënyrë petët do të hapen më mirë. Nga çdo kulaç bëhen petë të vogla, secila prej tyre spërkatet me nisështë dhe vendosen 3-4 copë njëra mbi tjetrën, pastaj hapen petët e zakonshme. Këto shihen herë pas here që të mos ngjiten me njëra-tjetrën dhe i hidhet nga pak nisështë. Në tepsi të lyer me yndyrë shtrohet gjysma e petëve, duke i spërkatur secilën me yndyrë, mbi to shtohet mbushja dhe mbulohet me pjesën tjetër të petëve të spërkatura me yndyrë. Anët mbështillen nga brënda. Byreku spërkatet me yndyrë dhe piqet.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?