Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Rrethi për bebe

Në cilin muaj është i preferuar për përdorim rrethi tek bebet?

Iskender (13 vite më parë)
Doki (13 vite më parë)
Edhe pse eshte nje ndihme e madhe per prindin, une personalisht nuk ia kisha preferuar Rrethin askujt. Kam bere personalisht pervojen me djalin, i cili me shume deshire qendronte ne rreth, prej 7 muajsh mundej ta drejtonte rrethin sic donte, por me vone i mungonte shkathtesia per te qendruar ne kembe pa te. Ne moshe 13 muajshe ia kam larguar teresisht rrethin dhe keshtu arriti te zhvillonte aftesite per te ecur diku me 14 muajsh e gjysme.
Trandelina (13 vite më parë)
Une i kam ulur te tre djemte e mi ne rreth, prej moshes 5 - 6 muajshe. Kane ecur rreth moshes 1 vjeçare. Sot jane te zhvilluar mire, pa deformitete te shputave dhe merren me sport.
Dona (13 vite më parë)
Rrethi ne vendet e ndryshme te botes nuk preferohet fare, ne SHBA dhe Kanada eshte i ndaluar me ligj, femija vonon te ece nese e perdor rrethin, shputat e kembeve mund te deformohen, mund te kete lendime gjate ecjes me rreth, une tani jam gati t'a lind beben por rreth nuk dua ti bleje, ne mendojme qe rrethi eshte i mire dhe ndihmon ecjen por perkundrazi ka ane shume negative...Çdo te mire.
Elisa (13 vite më parë)
Pershendetje Iskender. Une kam ndegju qe preferohet pas 6 muajve, per shkak se ne ate kohe edhe eshte i gatshem femija per tu ulur, e perballon presionin e boshtit kurrizor ulur. Po koheve te fundit po ndegjoj qe nuk preferohet rrethi fare.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?