Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

A flene femijet me ju apo vetem?

Pershendetje te gjithave.. Kam vajzen 5 muajsh e dy jave dhe para ca kohesh e kisha me temperature dhe nga meraku e mora ne krevatin tim. Tani u bene tre jave qe nuk mund ta ve ne krevatin e saj se nuk pushon se qari dhe ne gjume po te jete menjehere zgjohet dhe fillon te qaje sapo ta marre vesh qe eshte aty. Me do vetem mua prane qe te me vendosi doren mbi faqe dhe ashtu fle. Nuk di ca te bej se tani eshte dhe shume vape dhe po mesohet shume keq. Ju pershendes

Ela Ela (12 vite më parë)
Ela Ela (12 vite më parë)
Faleminderit eliza,ejona,nora,louisa dhe yllka :):) Deri para tre jave isha rehat se flinte vete te krevati saj por ne kemi nje shprehje :spo kam hall qe smuret por po llastohet: :) se ishte me temperatur nje jave dhe e mora ne krevat tani u bene tre jave e nuk do me flet me vetem.Ju falenderoj te gjithave per kohen qe me kushtuat.Gjithe te mirat per ju dhe familjet tuaja :)
Yllka Kurteshi (12 vite më parë)
Djemt e mi flejne bashk djali i madh ka fjet me mua deri 6 muj mbas 6 muje vete por shpesh e kom mar me fjet me mua sun flejsha pa te,mbas lindjes djalit dyte edhe djali i madh dojke bashk po une skom desht se ngusht tash nje dhome ja u kom bo te fjetjes po flejne bashk e dhomen e djalit te vogel e kom lone per me lujte me lodra.Nuk po di mos jom tu gabu po perderisa djali i madh ka qef po i lo bashk :)
(12 vite më parë)
Ela vajza ime prej 5 muajsh ka fillu me flejt me mua, se pari tre jave pushim, pastaj ne shtrat te sajin kur u kthyem, pastaj me 6 muaj e 20 dite e pata per vaksine, dhe i tregova mjekes se po frikesohet ne gjum, eshe tha nga endrrat, mirepo zgjohej shpesh, e une ndjehesha shume e lodhur. Duke lexu, shkruajke me 6-9 muaj bebi ndihet me i sigurte prane mamit, edhe e kam marre. Tash isha ne kosove 3 jave, prap me mua, tash e kam lane me mu deri mas pushimit, e pastaj duhet ta mesoj ne shtrat te saj nga fillimi. Me 1 gusht mbush 1 vit :-)))
Nora Ina (12 vite më parë)
Prej se i kan mbush 5 muaj femija mi flejn ne dhomen evet , vetem kur jan smut imarr ne dhomen time bile qe 4 dit ipata 2 smut i morra ne kreveten tim e prej sodit apet i qita ne dhomen evet por shyqyr nuk po kajn i zuni gjumi dyt!
Ejona Gj (12 vite më parë)
Pershendetje Ela Vajza ime eshte 13 muaj dhe fle ne krevat me ne. E pamundur ta largoj ne shtratin e saj. Zgjohet naten na shikon ne qe na ka aty prane ose e ledhatoj pak dhe fle e qete. Per ne nuk eshte aapak problem qe e kemi ne krevat. Kur te jete gati le te flej te krevati i saj. Nqs ti do ta mesosh te flej vetem duhet te fillosh tani sa eshte e vogel se sa me shume te rritet me te veshtire do ta kesh. Ka per te qene e lodhshme sepse do zgjohet shume here nate, do qaje dhe do te te kerkoj ty por duhet ta kaloni kete faze. Une ngaqe lodhesha shume gjithe diten pasi jetoj vetem me burrin e kisha te pamundur te kaloja dhe naten pa gjume dhe e merrja ne krevat dhe flinim te gjithe. Ndoshta u zgjata pak por kurajo!!! Gjithe te mirat ty dhe bebushes tende
Mimi 2014 (12 vite më parë)
Eliza djali im ma prek faqen kur e mar me fjet ne shtrat me neve hehehehehhee
Eliza M (12 vite më parë)
Pershendetje Ela.. Ke bere nje pyetje shum interesante, vajza ime derisa sa ta zere gjumi mire flen ne krevat me mua sepse ka marre nje ves qe njeren dore e mban te gjoksi im dhe po te periqem tja largoj fillon dhe qan.. Pasi e shikoj se eshte ne gjumin e 3 ateher me shum kujdes e coj te krevati saje... dhe i vendos nje arush tedy dhe e vendos doren te barku arushit pastaj hahaha... nje puthje per bebet tuaja
Ela Ela (12 vite më parë)
faleminderit noel dhe laura.gjithe te mirat dhe per ju dhe femijet tuaj
(12 vite më parë)
pershendetje Ela Ela , un kam djalin 3 muaj e 3 dite dhe qe nga fillimi e vendos ne shtratin e tij e kam shum afet shtratit tim dhe e shoh gjate tere kohes sepse ja kam leshuar posht pjesen ansore qe e kan per ta afruar tek shtrati im.ndonjehere e ze gjumi duke pire e vetem e leshoj ne shtratin e tij , por ne shumicen e rasteve e ve ne shtrat e lekund ose i kendoj edhe flen. cdo te mire per ty dhe bukuroshen tende
Noel Hado (12 vite më parë)
pershendetje Ela,une djalin tim qe te vogel e kam mesuar te fleje vetem.Pasi ka pire dhe eshte nderruar e vendos ne krevat pa e zene gjumi dhe e ze vete.Ndonjehere kur nuk fle dot i kendoj,i vendos muzike.Deri tani eshte shume mire me gjumin.
Ela Ela (12 vite më parë)
hahaha po moj Tina dhe une ashtu beja po tani spo i di hall hahaha:) te pershenes.
Tina R (12 vite më parë)
Pershendetj Ela, une djalin e qes ne gjum ne shtratin tim duke pi gjirin ashtu e ze gjumi pastaj ele pak 5 apo 10 min dhe e qes ne shtratin e tij qe eshte afer shtratit tim,,edhe ai ka mengjesi ne oren 3 dderi ne 4 zgjohet per te pire dhe e qes ne shtratin tim nganjeher e qes prap ne te vetin nganjeher flen me mu ,me kerkon me dore neper gjum a jam pran tij, sa me sherr jan keta femijet e sodit hahah.
Kosovare 1 (12 vite më parë)
Mos u merakos se besoj se do te rregullohet,shumica e nenave jemi ne pune dhe po ia kalojme.Ditet e para te punes jan te sikletshme nga ndarja me bebin por me kalimin e kohes qdo gje rregullohet edhe bebi yt do te bej gjumin rehat dhe gradualisht mesoje ateher kur e ze gjumi i rende ne pike te nates qite ne shtratin e saj...
Mimi 2014 (12 vite më parë)
Hahahahaa po ate problem e kam une ,kur vi ne pune ndonjehere e trullosur , pa fjetë , krejt dita mbrapsht me shkon ,gjumin e kam pike te dobet, edhe vajze sa kam qene shume kam fjetë ,tash 5 ore , 6 ore kaq edhe me u nis per pune
Ela Ela (12 vite më parë)
hahahahah zemra vogel ashtu ben ai eee :):)mistreci vogel :):) o Mery se kam halli tani se e gdhij gjithe naten me te po kur te dale ne pune si do ja bej :):)
Mimi 2014 (12 vite më parë)
Ela psh mbreme ka fjet ne djep edhe e kom dergu ne shtrat te vetin si e kom vendos n\'shtrat u zgju menjehere e u dasht prap me kthy ne djep , o sa mka lodh mbreme se i iku gjumi veq leshonte zera ,kendonte deri ora 1 pasmesnate , tani sot ne mengjes u zgju ne ora 5 ,ish ngrit ne kembe edhe na shikonte neve dyve,as nuk bente zë , kur i hapa syt o sa jam frikesu se thash ka mujt me u rrotullu e me ra ne parket , sa jam trullos pa gjume o Zot . Veq nganjehere edhe une kam problem deri sa te flen ai , spo di cfare keshille me te dhene ,ndoshta te ndihmon ndonje nene tjeter. Gjithe te mirat ty
Ela Ela (12 vite më parë)
Nida faleminderit :):) po ajo me te vertet qane me lote sa me vjen shume keq per te :( e kuptoj ne fakt qe e ka kaprico se sa me shikon mua fillon dhe bertet me shume dhe me behet qull ne djers nga sikleti.Po ashyu do bej se nuk kam zgjidhje tjeter nuk mund ta mbaj ne krevat.me vjen inat se ishte shume mire dhe flinte gjithe naten vetem zgjohej per te pire.Ndersa tani as gjume nuk me fle fare dhe gjate dites ajo mund me flejt vetem nga 5 minuta jo me shume.
Ela Ela (12 vite më parë)
Mery dhe une ne darke e vija ne krevatin e saj e kam ne dhomen tim dhe e zinte gjumi ashtu vete duke i kenduar e ledhatuar koken se ashtu e kam mesuar qe kur lindi,mirpo tani nuk di ca ti bej se nuk me rehatohet dhe gjithe naten vetem perpiqet ne krevat rrotullohet sa andej kendej dhe cohet cdo nje ore.@ Kosovare dhe une kam pase shume frike ta mbaj ne krevat por tani u mesova nga halli se nuk kam ca ti bej :):)
Nida09 (12 vite më parë)
Prsh Ela, une e kam djalin 15 muajsh dhe nuk flen me mua. Perpiqu ta vesh ne krevatin e saj tani qe eshte e vogel se me vone nuk do mundesh. Ne fillim leje te qaje ne krevatin e saj, mos u mashtro nga lotet e rreme te saj. Lere te qaje qofte per gjysem ore ose me shume se nuk e gjen gje, se po ta marresh ne krah ajo do te qaje perseri dhe do behet bosja jote. Ne fillim mua me vinte keq kur qante po pastaj e kuptova qe eshte per te miren e tij dhe tani ai flen pa problem dhe gjate nates. Ne duhet te kujdesemi mos te jene te uritur ose jane bere per te nderruar po nese ja bejme te gjitha keto ato te qara jane thjesht kaprico. Keshtu qe mundohu veje te krevati veji ndonje shami afer ose arush dhe rri siper krevatit duke i prekur ftyren dhe do ta shohesh qe do lodhet dhe do mesohet me ate zakon dhe do te fleje vetem. Te uroj gjithe te mirat :)))
Kosovare 1 (12 vite më parë)
edhe un vajzen time ka ndodh qe e kam marre ne shtratin tim,nese nuk eshte bere rehat por kur i ka kaluar prap e kam vendos ne shtratin e saj.Kam shum deshir te flej me ta por ne anen tjeter kam frige se ne gjum mos po e lendoj...
Mimi 2014 (12 vite më parë)
Prsh Ela ,djali im flen me neve ne dhome por ne shtratin e tij ,diku rreth ores 4 ne mengjes zgjohet fillon me qajt edhe duhet me marr ne shtrat me neve . Ne mbremje para se me fjet duhet ne djep me e perkund edhe si të flen e qes ne shtrat te vetin . Klm

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?