Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Si tja bej supen bebit tim?

Pershendetje nena... djalin e kam 6 muajsh dhe pediatri me tha ti filloj supen (me karrote, kungull, patate dhe pak oriz) ja provova por nuk e ha fare... sdi ca ti bej (ca ti shtoj ose ca ti heq nga supa)... please help me...

Greta Senka (12 vite më parë)
Hana_ Hanushe (12 vite më parë)
pershedetje Greta, supa e pare e vajzes sime ka qene ajo me patate dhe karrota dhe e pergatisja keshtu: 1 karrote e preja ne 2-3 pjese ashtu edhe pataten dhe ia shtoja 2 gota uje pas 5 minutave zjarrin e ve ne minimum dhe e mbyll me nje kapak enen keshtu perimet zihen ne avull dhe nuk e humbasin vleren e viaminave. Pas 15-20 min e kulloj ujin dhe i grimcoj me bllender i shtoj pakes krip dhe vaj ulliri. Ne fillim edhe vajza ime ka refuzuar te ha por me vone u mesua. Gradualisht pas cdo 3 dite i shtoja nga nje perim tjeter si qepa, kungulli, spinaq po edhe nga nje cope kofshe ose mushkeri te pules. Paq fat dhe durim ne ushqyerje :)
Greta Senka (12 vite më parë)
ju faleminderit ...do ja provoj nje nga njete shoh ke perim nuk pelqen ...ti keni mire bebat tuaj...
Jeta . (12 vite më parë)
Se pari duhet te eksperimentosh me shije te ndryshme derisa te vijsh ne shijen adekuata te preferuar per djalin.vajza ime ka pelqyer shum supen qe e kam pregadite keshtu: lenge mishi te pules, hudher, patate dhe pak karrote.nese nuk i shtoja pak hudhr nuk e ka pelqy, pastaj ktheja ne forme pureje.shendet
Tina R (12 vite më parë)
Une e pergatis keshtu, marr mishin e ziej dhe ne lengun e mishit i ziej perimet praprakisht te pastruara,te qeruara dhe te grira ne pjese te vogla,pasi te zihen i fus ne blender dhe i shtoj pak nga lengu i mbetur deri sa te behet dendesia e pershtatshme. mund ti qesesh pak vaj ulliri dhe magdanoz per arome. provo kombinime te ndryshme te perimeve deri sa te gjesh se cka i pelqen me shum bebit tend. mos e ngarko me fillim me shum perberes. shendet.
Noel Hado (12 vite më parë)
pershendetje Greta,une supen djalit ja kam filluar me patate dhe karrota.Ne 1 liter uje zihen nje patate dhe nje karrote te larat dhe qeruara.pastaj shtypen perimet ,merret 150 ml nga lengu ku kan zier perimet,hidhen perimet e shtypura,djathe grana ose parmixhano,nje luge vaj ulliri,dhe 3-4 luge miell orizi,supa duhet te behet kremoze.Disa dite me vone fillon shton nje ingredient tjeter psh kungullin,spinaq,etj ndirkohe shikon reagimin e bebit.
Mimi 2014 (12 vite më parë)
Psh Greta , ta jap nje recept une , spo di ku jeton ti por eshte shume shume e shendetshme per bebe , edhe pediatri ma ka preferu qe kur ka qene 6 muajsh djali im , e grin pakëz qepë ,pak vaj ulliri , i qet merxhimek ( eshte si kokerr oriz i ngjajshem , i kuq eshte ) ,pak patate dhe pak karrote si dhe paaaaaak kryp , i zien me uje rreth 30 min ne temperature jo shume te lartë. Eshte i ushqyeshme dhe shume vitaminoz .Kalofsh mire
Ela Ela (12 vite më parë)
Greta duhet vetem pak durim sepse te gjithe femijet e refuzojne ne fillim urshqimin.Besoj ja ke dhene ne forme qulli te gjitha.Ju uroj gjithe te mirat :)
Kosovare 1 (12 vite më parë)
Ne ne Kosove i themi gjelle kesaj qe pershkruan ti.Mendoj se eshte e rende qe pernjeher tja fillosh me te gjitha.Provo fillimisht vetem karroten ,zieje dhe bluaje me paaak krip pasi te mesohet me karrote shtoje pak patate me pas i shton tjerat.Un keshtu kam vepruar.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?