Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Barkqitja
Prsh nenat e dashura, deshta me ju pyet per vajzen time qe 6 muaj e 2 jave ka barkqitje, sa here qe han e qet barki pse? Ne mengjes i beje keksa me qumesht, qumeshtin Vita te Kosoves dhe dreke zakonisht i bej pire dhe oriz, po eshte shume koha e nxehte dhe nuk e duron nxehtin gjithashtu qumeshtin Bebelac e ka pi pa problem, po tash qe 4 dite as qumeshtin nuk po e pin dhe ka nis me humb peshe, jam bo shume merak cka me bo? Ju lutem me ndihmoni, flm!
Larglinda Avdyli (12 vite më parë)
Jeta . (12 vite më parë)
Per barkqitje ne moshen 6 muajsh,jepi leng orizi,leng trendafili.ushqeje me ushqime te forta si banane,oriz,evitoja pak qumeshtin dhe jepi me dhum lengje.nese gjendja vazhdon me shum se 5 dite dhe femija ka barkqitje deri 5 here ne dite atehere vizitoje ne pediater.ne apothek ke infuzion per barkqitje me shije te frutave,jepet 2 here ne dite nga nje lug e vogel.vapa ndikon ne crregullimet shendetesore,jepi ushqim te fresket dhe akomodoje ne dhom me te fresket.shendet
Kosovare 1 (12 vite më parë)
Menjano menjeher keksat,qumeshtin vita dhe asnje ushqim mos i bej me qumesht deri sa ti kalon.
Kosovare 1 (12 vite më parë)
Trajtimi me i qelluar i barkqitjes eshte ai dietetik. Varesisht nga mosha ndryshon edhe qasja dietetike. Tek foshnjet rekomandohet ushqimi ne gji. Tek mosha mbi 4-6 muaj mund te ipet \"uje orizi\", molle, banane. Mbi kete moshe rekomadohet \"brat\" dieta (banana, rice, apple, tea - banane, oriz, molle, qaj kaqeje). Ne kete moshe dieta baze eshte edhe mosperdorimi i qumeshtit te zakonshem gjegjesisht perdorimi i qumeshtit pa laktoze.
Kosovare 1 (12 vite më parë)
1. të shtohet marrja e lëngjeve (e çajit, ujit të orizit, të qullurave të pemëve, të lëngut të karotës, të cerealieve- miellrave, e nëse të gjitha këto të mos jetë e mundur të jepen, foshnjës duhet dhënë ujë. - Duhet dhënë lëngje sipas dëshirës së foshnjës. - Lëngje duhet dhënë aq kohë sa zgjat barkqitja (për rehidrim oral). 2. - Duhet vazhduar ushqimin e foshnjës në mënyrë që të mos vihet në gjendjen e malnutricionit. - Fëmijës në gji duhet dhënë të pijë shpesh. - Nëse foshnja nuk është në gji e ka më pak se 6 muaj qumështin duhet dhënë sipas formulës, e nëse i ka mbi 6 muaj duhet dhënë cerealie, të përziera me mish të viçit dhe të peshkut. (Mendoj se në kushtet tona është me vend dhënia e qumështit pluhur nergut për gjendjet me barkqitje siç janë Humana-9, HN-25, soyamil, etj. Foshnjën duhet dërguar tek mjeku nëse ajo nuk përmirësohet brenda 3-ditësh ose nëse: * foshnja ka 4 ose më shumë barkqitje të ujshme, * nëse vjell pa ndërprerë , * nëse etja bëhet e theksuar, * nëse nuk han ose nuk pi, * nëse ka temperaturë të lartë, ose * ka gjak në barkqitje.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?