Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Deti gjate shtatzanise

Pershendetje shpresoj te jeni mire. Une jam ne javen e 15-te dhe e patem planifikuar qe te shkojme ne deti pasi qe eshte shume nxehte ne Shqiperi dhe desha tju pyes mos eshte ndonje rrezik per shtatzanine time apo te me jepni ndonje keshille? Ju faleminderit.

Fitore Fejzullahu Dansefa (12 vite më parë)
Riola ... (12 vite më parë)
fitore varet se si e ke shtatzanine...mua ma pat ndaluar mjeku rreptesisht me shku ne plazh..vjet ne kte kohe kam qene 2 muajshe...dhe kam degjuar qe deri ne 5 muajshe ke rrezikshmeri te larte deshtimi sidomos tre muajt e pare ...sic theksova dhe e lart varet nga shtazania, une fillimin e kam pas me probleme.
Eli Selmani-rexhepi (12 vite më parë)
Tung Fitore. Edhe une te kisha keshillu qe te bisedosh me mjekun tend ku i ben kontrollat sepse ai e din me se miri gjendjen tende sepse mvaret shume nga organizmi i njeriut sa mund ta perballoje diellin ( disa e perballojne shume lehte e disa e perballojne nxehtesine me veshtiresi). Ju uroje shtatezani te shendteshme
Kosovare 1 (12 vite më parë)
Nëse mjeku që ndjek shtatzëninë të ka lejuar udhëtimin dhe kalimin e pushimeve në bregdet, bëj kujdes në disa drejtime që unë i konsideroj të rëndësishme. Futja në ujin e detit të bëhet gradualisht. Noti i bën mirë shtatzënisë, por kur të lahesh shoqërohu me bashkëshortin apo një të rritur, mos shko thellë, mos noto deri në lodhje, mbrohu nga dielli sidomos nga ora 9-10 deri në orën 17-16. Nëse vapa të prish konfortin, freskohu me lëngje ose fruta të freskëta dhe akomodohu në ambjente me hije dhe të freskët. Mos harro të kujdesesh edhe për përdorimin e kremrave me filtra, kundër rrezeve të diellit. Unë të rekomandoj të përdorësh produkte Franceze të Avene, Spray-eau thermal. Gjithë të mirat.
Mimi 2014 (12 vite më parë)
Fitore, per keto gjera me se miri ndoshta e di gjinekologu yt pasi qe ai e din gjendjen tende ,te them te drejten une per vete nuk isha shku pa u konsultu me te . Te pershendes

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?