Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Frymemarrja e bebit

Pershendetje nena. Beba ime ka vetem 2 jave dhe e pata te pediatri dhe ai kur e kontrolloi tha qe paska nje zhurme ne gjoks dhe me keshilloi me ia bo ekagen e zemres pasi qe ia bera at me thane qe e paska nje vrime te cilen cdo femije deri sa eshte ne barkun e nenes po marrka fryme permes asaj vrime por pas lindjes po u mbyllka kurse te beba ime ende nuk eshte mbyllur.Paska mundesi deri ne 3 muaj mos me u mbyll por prap une jam bo shume merak ju lutem a keni pas ndonjera nga ju te mnjejtin problem flm

Ana Ana (12 vite më parë)
Trandelina (12 vite më parë)
Dij raste qe vrima mbyllet me kohe, bile edhe pasi femija i ben nje vit. Po nuk ndodhi keshtu duhet operuar, por kryesisht vrimat mbyllen me kalim te kohes, sidoqofte mbaje bebin nen kontroll te rregullte mjekesor. Sukses
Eraa Era (12 vite më parë)
Ana une kam pervoje nga vajza ime ,ajo kishte 2 vrima ne zemer dhe nje e care ne mes barkushes dhe aortes se majte.Frymemarrjen e kishte shume te shpejte saqe dallohej nga te gjithe qe nuk ishte ne rregull.vrimat nuk iu mbyllen dhe ne e operuam e doli me sukse.tani eshte shume mire dhe nuk ka fare probleme me zemren.Vrima qe thua ti qendron e hapur ne barkun e nenes dhe kur lind femija ajo duhet te mbyllet.Por ndodh qe te mbyllet deri sa femija te behet 6 muajsh.Ne pergjithesi ajo nuk eshte vrime problematike , por vajzes time nuk iu mbyllen se kishte 3 defekte dhe nuk pritej te mbyllej per shkak se ajo ka sindromin down dhe 95% e ketyre femijeve kane te njejtin problem.Nga ky rast kam marre shume informacion per zemren e bebit.Prandaj , prit deri sa te behet bebi 6 muajsh dhe nese nuk mbyllet ineteresohu per operim.Te keshilloj sa me shpejt pas 6 mujorit pasi bebet e perballojne me lehte sa te jene te vegjel.Nderkohe mbaj kontakte me pediatrin sa me shpesh,shiko kur ta lash bebin nese i nxihen thonjet, apo edhe gjate dites nese nxihet ne fytyre.nese nuk shton edhe aq mire ne peshe e ka nga zemra.Vajza ime nuk nxihej fare dhe prandaj mjeket me thane qe e perballoi lehte operimin.Pas operimit ajo shtoi shume mire ne peshe sa u habita!Une po te tregoj eksperiencen time qe te dish se ca te besh por ama mos u streso nga keto fjale se asnje rast nuk eshte njelloj.Di plot raste qe vrima u eshte mbyllur pa u bere 6 muajsh.nuk e di sa mm eshte vrima e bebit tend po e imja e kishte 7 mmme te madhen.Uroj qe te mbyllet vet vrima.i uroj shendet bebit tend.
Hafsa M (12 vite më parë)
pershendetje ana un nuk mund te keshilloj nga pervoja por nga rastet qe kam degjuar se nuk ben ta lesh beben te qaj shume ngase ajo vrima zjgerohet e nuk eshte shume shume serioze se ka raste jo shume te rralla ,uroj qe te jete beba mire dhe ti plotsohet ti mbushet ajo vrime e mos te jete diqka serioze mirembetesh e dashur
Lanika Lanika (12 vite më parë)
ana nuk kam femi ende dhe sdi qka te keshilloj por ishalla nuk esht asgje serioze besoj qe do te ndihmojn nenat qe kan pervoj

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?