Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Problem rreth emrit te femiut me bashkeshortin!

Pershendetje nena, uroj dite te kendshme! Une kam nje problem une dhe burri im presim femiun e pare dhe nuk e dime ende gjinine por qe une nuk jam ku me di se sa qe e mbaj fejen tone por dua me cdo kusht qe emri i femiut tim te jete mysliman por burri im i dashur kurrqysh nuk don thote qe dua nje emer shqiptar me domethanje plus mos me u dallu shume nga emrat e huaj per shkak se jetojme jashte vendlindjes dhe mos te kete dallim kur te rritet nga femijet tjere, keshtu qe nuk e di qe mos me ba veten nervoz ja kam lane emrin le te vendose nese eshte djale nese eshte vajze une, qka me ba a keni naj ide ju qysh mja ba kesaj pune per ndryshe kryt e ka te koqit :S po pritoj mu merr me to po du veq me mendu per nje femije te shendosh ishalla!

(12 vite më parë)
Krenare ... (12 vite më parë)
Antigona, degjo kjo puna me erma musliman eshte goxha keqkuptim tek populli. Emra musliman nuk jane vetem emrat arab, emer qe duhet lan femijeve duhet te jene me kuptim te mire nuk ka rendesi gjuha, psh ne jemi shqiptar mund te ia vesh emrin psh besnik, bujar, durim, ndricim, etj, vlera, drita, krenare etj etj kto krejt jane emra qe islami i pranon pra per emra duhet te zgjedhet vetem kuptimi gjuha ska rendesi, nuk eshte patjeter te jete vetem arab.
(12 vite më parë)
Oj zemer ishalla te fal zoti fli te shendosh, se edhe tarzan me ja land ska rendesi. Une e burri i kemi emrat shqip, vajzes ia kemi lane internacional. Edhe nje emer qe e ka gjete nese ndonjehere kem djal hiq sme pelqen, po sja prishi qefin. Sa i perket emrit mikail = mihail = michael
(12 vite më parë)
Besa emri lian e kish dmth butesi , ...Edhe mua tani me pelqen shum nuk do ja kish ndrru ama shum kam hek dej kam vendos hahhaahah
Drita Rita (12 vite më parë)
Antigona ke emra shqip qe kan demethenje dhe mund te ja vesh lirisht se i ke ne kuran per kete jam konsulltuar me hoxh dmth emer shqip qe ka kuptim psh agon eshte edhe emer shqiptar edhe e ke ne kuran, fisnik p.sh nuk eshte ne kuran ama cdo here e permendim kurani fisnik dhe smund te themi se nuk eshte nuk eshte emer muslimani
Besa Jana (12 vite më parë)
Mok a tepngon me tregu qfar dmth paska emri Lian se edhe mu pom pelqen shum,ne psh kemi vendos qe kur te kemi djal tja lajm emrin e gjyshit,e nese vajz e zgjedhi un.edhe emri Ensar mpelqen shum edhe kisha qef mja lon nje te afermi qat emer,po spata sukses,ja lan Leart.gjithsesi ishalla eshte i shendosh femiu
Jeta . (12 vite më parë)
Antigona burri ka te drejte sepse jasht ka shum raste qe per shkak te emrit me permbajtju islame nuk hyn ne pune.po te them disa emra mysliman hebreik qe mundet bebi jot te mos kete aspak problem ne te ardhmen.femer ke emrin sara -islam dhe internacional, per mashkull ke emrin benjamin shkurt ben apo beni -emer islam dhe internacional., ke dhe emrin alen -islam internacional.
*nënë* "2013*2016" (12 vite më parë)
Amar per djal, dhe Sarah per vajza jane emra musliman dhe qe njekohesisht jane shume te perdorur nga te gjitha kombet dhe fete, te uroj 7zani te mbare e nje femije te shendetshem
Bonna A (12 vite më parë)
Antigona edhe une jetoj jasht vendlindjes,edhe une e kam pas cete histori mej than me burrin, po une vajzes emrin aj kam lan Anika mpelqeen shume edhe emer i huj ishte masi ja kam vnu kam degju ne tv.te gjermane edhe emer muslimn d.m.th e kam gjet menje liber te fejes qe dote thote Unike ok tpershendes
(12 vite më parë)
hahhahah me qeshet tani sa debate i kem be per emr me burrin ahahaaha normal dyt dojshim nje emer shqip dhe qe esht i shkurter qe mos te jet i zorshem mbasi jetojm ne gjermani mirpo kurrsesi skam menu me ja ven emer gjerman veq qe jetoj ktu ka emra shqip qe i pershteten edhe jasht vendit.... me redh vakti me lind na pa vendos, mu sme pelqejshin qa dojke ai dhe anasjelltas.Lian ju pat fiksu ne kry burrit po edhe mu me pelqejek por ishim ne dyshim se nuk ish shqip dhe ne fund e vendosem LIAN qe esht arab po tash me pelqen shuum ky emer...bile mbasi ja kem ve ktu ne portal me ka tregu nje nen se esht arab edhe dmth e tina se skem pas ide qafre esht ahhahha...te uroj lindje te leht dhe bebi te shendosh
(12 vite më parë)
Ani mire boll, e thirrni miki hahaha
Serina Sh (12 vite më parë)
hahaha kyqu oj moter pa problem walla e kemi gjet qeshtu ne kuran e ka lexu burri haha mos ja ban sikur halla e jeme edhe ti ma bajke oj halle e qfar emri esht ky po ku e gjete e qysh me thirr shkurt na kta hahhhaha met tregu drejt niher nuk mka pelqy kur mka pas than burri se ai e kish pas rezervu moti haha po tani kadale mhini ne zemer
Mimi 2014 (12 vite më parë)
Hahahahahahahah mke shti me kesh me rezoluten . Tek ju duhet me qene rezoluta e mirëkuptimit , veq kurqysh mos le te jete rezoluta 1244 me ndonje bisht .
(12 vite më parë)
Serina me fal qe po kyqna.. po ku e gjete ate emer mikail moter?!...
Serina Sh (12 vite më parë)
Antigona un dy vajzave te mija ju kam lan emra emra musliman e ktu ne gjermani thojn sara emer gjerman lina emer italian e kysmet nese ma fal zoti nje djale kemi me ja lan mikail e krejt kta emra jan si te huaj po ne ja kemi lan pse jan musliman thuj burrit tan me te mir po e dashur kaniher disa burra e kan zakon thuj qka don e ban qka don kur ta vendosin nuk e lujn mendjen ma
(12 vite më parë)
moj Ela nje histori diqka e ngjajshme qe ka ndodh ketu ne franc dhe shpesh ma perserit burri per shkak te emrit ka ngel pa pun dhe pse magjister fatkeqsisht jetojm nje bot te hidhur po duhet me lshu pe mbase dhe ky nje her ka pritu me u ba babi e tash i ka he ne qef bebushi yn jam shum e lumtur dhe normal gjithmon nese e pelqej dhe un, Sulltanesha jo Aleksander kurr me vjen keq per te por joo. por kemi koh do e gjej nje emer te mir kismet dhe do ja miratoj rezuluten :p
Nora Ina (12 vite më parë)
Te njejtin problem ekom pas edhe une mra me lind nje muj para dhe hala nuk kishim vendos per emer burri dojke djalit emrin e babs vet e vajzes thojke leja ti por mua nuk me pelqejke se shum emer i vjeter dhe nuk gjejsha meja kumbina me emer te vajzez bile shum u bojke burri vervoz kur e kapsha at tem, thojke ..... Edhe pik! Nejse mshtin ne sall te op , burri nuk hini se u tut , kur linden femija burri ish jasht te femija erdh mjeki me pyeti per emra , ithash aron&nora por pyete edhe burrin se hala skemipas vendos! Dul mjeki e pyeti por burrit i erdh gjynah se nuk hini memu ne sall dhe ashtu ju mbeten emrat :-) sedi kha dojsha qe aj mja lon djalit emrin por jo qashtu te vjeter hiq amo hiq sum pelqejke smujsha me paramendu fmin tem me at emer!
(12 vite më parë)
Mua realishte me pelqejne emrat shqiptar, bile emrat qe lidhen me patriotizem...ma mire ia kisha lon emrin FLAMUR femijes se sa Asuhejb (musliman)...ky ishte nje shembull, vajzes madhe ia kemi lene bashke me burrin emrin, e kam nje liber me emra, kurse vajzes se dyte, njiher e kemi permend nje emer ne shpi, dhe vajza e madhe e fiksoj ate emer dhe gjithmone thshte motra ime ka me pas emrin kshtu, ashtu edhe ia lam..gjithe te mirat!!!
Mimi 2014 (12 vite më parë)
Antigona ski faj se as une aleksandër skisha pas qef , jo qe eshte emer katolik ,skam asgje kunder , por me duket i ka kalu koha ati emrit hehehehehhee e sa i perket mysliman ka eris , mert ,amar . Prsh, ishalla veq lind mire e shendosh e sa per emer bohet ndonje zgjidhje
Kloa 1 (12 vite më parë)
edhe une e kisha pothuajse nje problem me tim shoq sepse ai kishte deshire qe tja vinte emrin e babait te tij djalit tone,por une nuk isha dakort sepse ai ishte nje emer paksa i vjeter per tja vene djalit. Gjithmone i thoja tim shoq se kur te rritet djali yne nuk do ndjehet mire me kete emer,do mundohet ta ndryshoje ,por burri thoshte ska problem. Nje dite me vjen burri ne shtepi dhe me tregon nje histori rreth nje shoku te tij i cili quhej Hasan por qe nuk pranonte ta quanin keshtu por Adi, ai kishte pas qejf te vazhdonte shkollen e larte te fiskultures dhe para se kishte dhene provimin ishte futur ne kurse private me keta pedagoge qe do i jepnin provimin. Pas ca ditesh ai konkuron per shkolle te larte dhe nuk e fiton,kur shkon te takoje pedagoget ata i thone : do na nxjerresh nje dreke te mire se ke marre provimin. Dmth pedagoget i kishin dhene provimin nje djali tjeter i cili quhej Adi duke menduar sepse ky ne te vertete me dokumenta quhej Hasan. Qe ate dite e mbrapa im shoq ndryshoj mendim per emrin e djalit tone
(12 vite më parë)
Ju faleminderit shum te gjithave per keshillat e juaja e di qe nuk osht edhe problem po pak ashtu jeta ashtu pom ndhodh si ty emrat spo ja pelqejm njeri tjetrit aj ka endrru djalit kur ta ket tja la emrin aleksander thot osht emer i par para se me egzistu te gjitha fet por une nuk me pelqen se tingellon si katolik dhe nuk dua vjerrit dhe prind e mi mos tju pelqej ok ok e di duhet me lshu pe pak por qe i ka thon ok por gjithmon nese um peqen edhe mu per ndryshe ncuk un po heku dha ma shum se gjdo kush tjet kam te drejt. Vali P po tkuptoj ama ka ema shum te bukur mysliman qe besa jon shum moderrn ashtu kam mendu jo asi emra te vjeter qe perfudojn me rrahmana te lutem hahaha me rendesi ta lind shnosh dhe te shoj mir gjithqka.Imilda te kan jet te gjat djemt shum emra te bukur frenk e sidomos martin por cesili e don me te miren per femiun e vet...
(12 vite më parë)
Antigona emrat e femijeve duhet ti pershtatim pak dhe me vendin ku jetojme se femija do rritet dhe do ndjehet keq per emrin e tij sa do te doje ta nderroje.Dy djemte e mi quhen Frenki dhe Martin dhe ja kam vene emrat ne bashkepunim me burrin se shume emra me ofronin nga njerzit e burrit por pak te dale mode dhe i gjetem vet emrat e femijeve tane.Deri tani na i kane pelqyer si emra se jane nderkombetare dhe shqiptohen pa problem.Uroj te lindesh nje bebe te shendetshme pa emra ka me shumice mos e streso veten.Te pershendes
Jeta Rina (12 vite më parë)
pershendetje, une mendoj qe femijes duhet te ja leni nje emer qe te pelqen edhe ty edhe burrit tand,nuk do te thot pse jeton jashte vendlindjes duhet te jet emri qe i pershtatet emrave te huaj, nese te pelqen naj emer shqiptar edhe ty mos e kundershto burrin se ka shum emra shqip te mir po edhe me ja lan nje emer musliamnuk eshte keq, une me burrin tim gjate 9 muajve sa kam qen shtatzan nuk jemi marr vesh per emer mu nuk um pelqejshin emrat qe i propozojke burri im edhe e kunderta atij nuk i pelqejshinemrat qe i propozojsha une, une jetoj ne münchen dhe vajzes ja kam lan emrin Florina.
Mimi 2014 (12 vite më parë)
Antigona te drejten me te thene as mu nuk me ka pelqy shume emri adrian ne fillim . Burri im pat thene qe emrin eshte mire me ja lene babai i tij -dmth vjehrri im . Edhe nuk ja kam prish burrit hiiq . Kur e pytem vjehrrin si po don me ja lon , ai tha une nuk do te perzihem ,lejani ju si keni qef. Atehere gjinine e bebes e dinim . Djali i kunatit 11 vjeqar qe jetton ne vjene ka thene nuk shkoj ne ks pa lind merita . Edhe kish pas thene nese me ndegjon agja im kam qef me ja lon emrin ardian ose adrian , edhe nuk ja kemi prish qefin . Ja lam adrian , e femiun e dyte e kemi lon me burrin kismet me ja lon une emrin ,kshtu që me më ndegju mu lesho pe edhe ti pak e femiut tjeter ja len ti emrin . Gjithe te mirat e lindje te lehte e dashur
Lila Lila (12 vite më parë)
Pershendetje antigona ! Vellai im kur u be me vajze donte tja vinte o emer shqiptare o plasi. Nusja e vellait nuk donte por me ne fund ja vendosi albana.Nejse. Une dhe bashkeshorti im presim te behemi me vajze dhe te dy kemi deshire ti vendosim emer musliman. Shpresoj qe edhe ju te gjeni mirekuptim. Te uroj shtatezani te mbare dhe me nje bebe te shendeteshme.
Jeta Jeta (12 vite më parë)
Antigona po me vjen keq qe po ta them por pajtohem me burrin tend.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?