Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Gjiri i pamjaftueshëm

Kam djalin tre muajsh dhe e kam ne gji...mirepo kohet e fundit i jap deri ne 12 te drekes pa probleme pastaj nuk me mjafton...po perdor çajin hipp por spo me jep rezultat...(ndoshta se perdor mire)...a jeni ndihur ju ne te tilla raste dhe si keni vepruar? Ju lutem pergjigje sa me shpejt...

Ela (13 vite më parë)
Valza (13 vite më parë)
Klodi, nuk jam e sigurt nese e ke menduar Hipp, eshte nje firme qe prodhon ushqime femijesh, (sikurse Plasmoni ne Shqiperi) e cila ka ne shitje edhe ca çajra, ka edhe çaj per nena qe stimulon prodhimin e qumeshtit te gjirit, por ka edhe çajra per femije. Por ti e paske ende te vogel djalin per çaj. I mjafton qumeshti i gjirit. Te pershendes.
Klodi (13 vite më parë)
Pershendetje vajza. A mund te me thoni cfare eshte çaji pipp? Sepse dhe une kam nje femije 3 muajsh dhe e ushqej edhe me gji edhe me çaj farmacie. Kalofshi mire!
Blina (13 vite më parë)
Hahahaha, Ela me bere per te qesh sepse edhe mua me eshte duk e keqe, por kur je etshem pije, msheli syte dhe pije, te pershendes.
Ela (13 vite më parë)
Faleminderit Blina e gjeta bozen... dhe po perdore ato qe me the ti dhe me dhene efekt te menjehershem, aman me thuaj si e pi ate bozen se une me zor e pija se sme pelqente fare ne shije... te lutem me thuaj...
Blina (13 vite më parë)
Ela me fal qe skam pas mundesi ta kthej pergjigjen shpejt. Une jam nga Kosova dhe nuk di ku te them qe ka ne Tirane boze por a ka embeltore ne Shqiperi ku shesin torte dhe aty gjithqysh ka boze besoj, te pershendes tung.
Ela (13 vite më parë)
Pershendetje Blina...flm per pergjigjen por une jetoj ne Shqiperi dhe zor se e gjej bozen...pasi kam pyetur ne disa vende dhe me thane qe eshte e veshtire ta gjesh...djalin e kam lind me peshe shume mire dhe tani e kam shume mire afersisht 7 kilogram...pediatria me tha qe eshte shume mire me peshe...njeh ndonje ne Tirane qe mund te kete boze?
Blina (13 vite më parë)
Pershendetje Ela, une tash kam beben 7 muajshe por edhe mua me ka ndodhur keshtu ne tre muaj ishte beba por gji kisha mjaft pak edhe une keshtu deri ne 12 kisha por te lutem sa ma shume me pi une per vete kom pi uje me sheqer dhe kos te t`holluar dhe boza eshte e mire dhe kom perdor e gjen ne embeltore ashtu si te ngrenesh ti ke gji por Ela une as 4 muaj si ka pas beba kur kom fillu me kapak banane te shtypur dojsha me ia be grate gjinin se shishen s`ma ka marre absolut e tash kom gji boll veq edhe nje gje pe ceki nese ti Ela je nervoze edhe gjini hup nga nervoza. Po e zgjas pak por ti Ela sa ka pas peshen beba ne lindje dhe sa e ka tash te lutem nese ben te me tregosh edhe nje here po te them provo e pi ato qe ti kom shkru ma nalt do ta shohesh rezultatin dhe te lutem me njofto ketu a te kane ndihmu ty si mua, te pershendet Blina.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?