Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Refuzimi i ushqimit nga foshnja

Miredita nena.


Kam nje hall te madh, e kam vajzen 7 muajshe por asnje ushqim nuk po e ha, si t`ia ofroj veç e mbyll gojen dhe nuk do, ne gji e kam, a thua i mjafton gjiri ne kete moshe qe e ka, apo çfare me preferoni ju?


Ju kisha lutur me me tregu a ju ka ndodh juve keshtu me femijen tuaj dhe çfare ti jap qe te i pelqej asaj, ju lutem mu pergjigjni.


Faliminderit nga Tringa.

Tringa (13 vite më parë)
Besa (13 vite më parë)
Pershendetje Tringa,  une e kom pas rastin si ti, po une ja kom ba keshtu, qe diten ne gji nuk e kish d.m.th nuk ja jepsha edhe pse qajke pa nderpre, e naten po gjini ja jepsha edhe pse qajke une e lutsha me ushqim po nuk e hajke tani mas dy dite ajo u untojke edhe e hajke, e tasht mire po shkon naten me gji e diten me ushqim.
Tringa (13 vite më parë)
Pershendetje Olsa, e paske femijen shume shendosh, vajza ime 9 kilogram i ka, ok nese gjej ndonje menyre per ushqim do te njoftoj ketu, tung.
Olsa (13 vite më parë)
Tringa djali im me peshe qendron shume mire tani ka mbi 11 kg. ndersa ka lindur 3600 e i gjate eshte 71 cm ka lindur 56. une nuk kam pas gji asnjehere dhe qe nga dita e pare e kam ushqyer me bebilak 1 ndersa qe nga muaji i 6 me bebilak 2. Djali im pi cdo 2 ore nga 120 ml qumesht po kur ti shtoj edhe keksat apo babebab grizin, orizin etj permbajtja i behet 150-170 ml. pra kete permbajtje e pin cdo 2-3 ore. mjeku ku une e vizitoj djalin me ka thene te mos merakosem sepse eshte mesuar me shishe dhe se gradualisht ai do te filloj te perbihet (eshte dembel) dhe nuk ka asnje shkak per shqetesim. Pa problem nuk do te harroj nese gjej ndonje metode por mos me harro as ti. Pershendetje ushqim te kendshem princezes se vogel.
Tringa (13 vite më parë)
Olsa, faleminderit per pergjigje, sa kile i ka djali juaj dhe a e ke pas ne keshillimore per te pyet pse nuk te ha djali sepse une jam shume e shqetesume e une e kam ne gji vajzen edhe une kur ja fus ne goje ushqimin kjo e qet jashte dhe nuk e perbine te lutem nese gjen ndonje metode me shkruaj ketu dhe me ndihmo dhe mua por nese gjej edhe une do te njoftoj ty te pershendes shume harrova te pyes ate pi qumesht hiç bebi sa gram ne dite afersisht, tung.
Olsa (13 vite më parë)
Pershendetje Tringa, une e kam po te njejtin problem si ti. Edhe djali im eshte 7 muajsh nuk e han dot as edhe nje ushqim, refuzon me mbylljen e gojes, por edhe nese rastesisht e mashtroj ai ushqimin e kthen dhe nuk e perbine. Une nuk e kam ne gji, prandaj me keshillen e mjekut, une ne qumeshtin e pergaditur i shtoj edhe ushqim shtese te hippit, te cilat ne permbajtjen e tyre kane edhe qumesht (banane, keksa, griz, spinaq, pire...), shpresoj te kem ndihmuar sadopak.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?