Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Vonese cikli pas lindjes, a mund te kem ngel shtatzene?!

Pershendetje nena, desha tju pyes une e kam vajzen 5 muajsh dhe pasi kam lind vajzen 2 muaj pas me erdhen menstruacionet mirepo kete muaj me jane vonuar 5 dite, a mund qe te kisha ngelur shtatzene? jam e merzitur shume flm prej jush!

Arra (12 vite më parë)
Trandelina (12 vite më parë)
Po Majlinde ia kam dalur me tre djem te lindur brenda 26 muajve, jane rritur mire me shume dashuri dhe me pak ore gjumi per mua (natyrisht). Sot jane 11, 10 dhe i treti mbush 9 vjet dhe prej tyre kam vetem gezime por besa edhe ndihme ne punet shtepiake.
Majlinda ... (12 vite më parë)
O hallall te qofte oj Trendelina a ke mujt me iu dal ball te treve, mashallah ishalla ti rrit Zoti, edhe ti Arra mos u dorzo edhe nese ke mbet, nje here edhe une jam merzit ne fillim besom tash mezi nuk pres me pa bebushin tjeter me duket qe kurr ska qene vajza e vogel.
Majlinda ... (12 vite më parë)
Hahahahaha, po thu Louise a, besom tash e kam dertin kur te bahen dyte, mbase jane te gjinise se kundert ndoshta nuk kacafyten ndermjet vete se veshtire boll valla po ishalla Zoti me ndihmon i rris.
(12 vite më parë)
O majlinda me me ndodh rastesisht si ty qysh isha gezu :-) se edhe po kam qef me nis tjetrin, edhe po tutna ahha
Trandelina (12 vite më parë)
Po mund te ndodh qe je shtatzane por mund edhe nga stresi e frika e ngeljes qe te jete vonuar cikli. Gjithsesi bej testi por ne asnje cast mos u merzit, nje bebe e re - nje jete e re mund te jete duke u rritur brenda teje, nuk ka vend qe te jesh e merzitur une i kam tre femije brenda dy viteve...
Majlinda ... (12 vite më parë)
Edhe une ashtu kam ngele shtatezene mbas 6 muajve, edhe une mendova se crregullim mirpo jo ndodhi e kunderta, edhe une jam merzit mirpo qka ti bejsh vetem le te jete i shendosh, beje testin me mire.
(12 vite më parë)
arra esht e mundur edhe pa te ardh cikli me jet shtatzen
(12 vite më parë)
mua nuk me vonohet cikli. pas lindje menjehere pas te pastrohem me vien edhe pse femijen ne gji. me mire beje nje test se une keshtu ngela prap per here te dyte
(12 vite më parë)
Arra une nje jave pas patrimit nga gjakderdhja e lehonise, me ka ardh cikli, 2 muaj me rregull, pastaj sme ka ardh deri nje muaj pasi kam fillu me ushqy vajzen, dmth 6 muaj e 3 jave pas lindjes, qe nga atehere me vjen cdo muaj, mirepo here me shpesh se cdo 31 dite e here me rralle (sepse une kam cikel cdo 31 dite), dhe mjekja me ka thene eshte normale, une e kam vajzen ende ne gjji
Serina Sh (12 vite më parë)
arra mas lindjes menstruacionet ndonjeher po vin ndryshe deri sa po rregullohen po shkon nje kohe ama ka mundesi edhe per shtatzani bleje nje test e hiqe bile ma mir marakun

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?