Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Pse përmallohet shumë vajza kur kthehem nga puna?

Pershendetje e nderuar, une kam nje vajze 10 muaj e dy jave, jam ne pune, qe nje muaj vajzen e le ne perkujdesje te vjehrres, vjehrra me thote se shume mire po rrin, po flen mire, po hane mire, ama une kur kthehem nga puna, vajza shume permallohet, a mos duhet ende te rri me te? Faleminderit shume

Besarta (13 vite më parë)
Ajla (13 vite më parë)
Pershendetje nena, une e kam djalin 21 muajsh dhe qe 5 muaj kam fillu me punu, me te vertete ishte shume shume e veshtire, fillimi i ndarjes me femijen per mua nuk kishe gje me te veshtire ngase edhe isha shume e lidhur me te, djalin e kam regjistruar ne qerdhe private dhe kur e lija ne fillim mu doke fundi botes thjesht mu dhimke shume dhe u permallojsha pa mase, qajsha shpesh, orari punes sime ishe i shkurter 6 ore ne dite mirepo mua mu dukte 600 ore, fillimi ishte tmerr por une ende nuk jom adaptu pa te :(, ai merzitet per mu shume sa qe kur shkoi ne shpi veq me perqafe nuk me len as me honger buke sa duhet, shume merzitet dhe djali ka fillu mu bo agresiv :S, une me kete mesazh vetem deshta me te tregu qe nuk je e vetmja jane te shpeshta keto raste. Une keto dite vendosa qe ta lo punen dhe me ju perkushtu atij mirepo familjaret po me flasin qe mos te bej nje gje te tille, djali eshte ne perkujdesje te mire ne qerdhe, te nena ime, vjehrra ime, mirepo as vet nuk po di qka me bo, jam ne dileme me ndihmoni ju mua tani kam nevoje edhe une per fjalet tuaja. Ju pershendes perzemersisht.
Mimoza (13 vite më parë)
Pershendetje Besarta, vajza ime keto dite i mbush dy vite dhe kur kthehem nga puna ende permallohet dhe njof nje femije qe ka 4 vjet dhe nena e saj kur kthehet nga puna ajo eshte e permalluar. Kjo nuk do te thote qe nuk fle mire dhe nuk ha mire por te don shume. Qe ti te ndihesh me e qete kur kthehesh nga puna shiqoje a eshte e uritur dhe a i flehet shume. Gjyshet per disa gjera jane me te kujdesshme se ne nenat, per shkak te kohes dhe pervojes se tyre dhe neve ne permallohemi per nenat tona kur nuk i shofim disa dite, nuk mendoj qe duhet te brengosesh shume dhe pse brenga eshte normale per nje nene te mire.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?