Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Vajza qe dje mbasdite me te vjella dhe pa ngrene!

Pershendetje nena! Uroj te jeni mire se bashku me bebushat tuaj. Ju lutem do doja te me jepnit ndonje mendim, vajza ime eshte 9 muaj e gjysem, para 3 ditesh filloi cerdhen, por me sa duket ndryshimi i ushqimit apo ku di une i shkaktoi qe dje mbasdite te vjella dhe me pas dhe temperature. Cdo gje qe han e nxjerr direkt. Mjeku me tha qe do kaloje nuk eshte shqetesuese por une jam e brengosur, pasi nuk ka ngrene asnje gje pervecse pak kos edhe ka pire Trisol qe ja jap per te nderprere te vjellat dhe per te mos u dehidratuar. Por nuk di cfare ushqimi ti jap ne kete rast, pasi kam hall se mos e nxjerr serisht. Nese me ndihmoni te me thoni se cfare mund ti jap tjeter pervec kosit, pasi e shoh qe eshte e uritur dhe kerkon te haje. Ju uroj me te mirat dhe mos paci anjehere problemem me bebushat tuaj.

Ilda Shyle (12 vite më parë)
Ilda Shyle (12 vite më parë)
Shume faleminderit nena te dashura. Ana tani eshte pak me mire, nuk ka pasur me te vjella dhe as temperature, edhe pse eshte e keputur prape eshte aktive si femije, shpresoj qe tani te mos kete ndonje problem gjate nates. Vetem se nuk po me ha fare, por ska faj e vogla ime eshte torturuar me gjith ato te vjella :(:(:(. Naten e mire dhe gjume te embel per te gjitha ju!
Brikena Konomi (12 vite më parë)
ilda se u kujtova ,beji vajzes papare te holluar .e di si behet.skuq gjalpe me gjize (pak jo shume skuqja) i hedh uje e lere te mare vale .pastaj hidhi tule buke e pak fare mendres.eshte sh e mire kur femija ka te vjella
Brikena Konomi (12 vite më parë)
Ildushe si je.e paske cuan ne cerdhe vajzen.eshe une do e coj pas dy javesh .degjo sa per problemin tend besoj se e ka nga ndonje viroze.sa per ushqimin shyqyr qe e do kosin se ai i ben sh mire per momentin.mos tento shume ti japesh ushqim se e ka stomakun te lenduar.jepi here pas here nga pak,nja dy luge supe te holle me perime pa leng mishi psh pastaj ca kos po shpesh e nga pak.dhe lengje mundohu ti japesh qe te mos dehidratohet.puthe vajzen
Silvi Silvi (12 vite më parë)
gezim gjata quhet mjeku.un vetem tek ai mjek kam besim.nuk te jep ilace kot.e vizitova djalin ne lagje me dhan 2 antibiotik per skuqje fyti,nuk ja bleva shyqyr e dergova tek ky pediatri me dha vetem nje spray per fytin dhe djali tani eshte mire.ky ndodhet ne rrugen komuna e parisit,tek pallatet e reja.ne fund te rruges komuna e parisit
Ilda Shyle (12 vite më parë)
Silvi faleminderit e dashur. Me ndihmon patjeter nese me thua ndonje mjek te mire.
(12 vite më parë)
ne rast se nuk eshte fyti atehere eshte helmuar. do i kaloje besoje per 2 dite. ato te vjellunat dhe barqitja zakonisht ndalen kur te del jashte helmi.
Silvi Silvi (12 vite më parë)
ilda uroj ti kaloje sa me shpejt vajzes,mmendoj mos ka ndonje viroze.mund te ndihmoj vetem me nje mjek te mire,me shume sdi cte them
Ilda Shyle (12 vite më parë)
flm Anea. Mjeku e kontrolloi edhe per fytin edhe per ftohje, por tha qe i dukej gjithcka ne rregull, pasi dje ne mbremje kur e cova nuk kishte temperature, i filloi naten por jo me shume se 38. Do e coj serisht per kontroll, por e kisha me shume hallin cfare ti jepja ndonje ushqim specifik per momentin derisa ta coj serisht te mjeku.
(12 vite më parë)
fytin si e kishte? i ke bere ndonje analize? ka ndonje virus? une nuk do e leja vetem me nelit. ajo duhet te qetesohet organizmi i saj. dergoje dhe nje here me mire.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?