Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Rrethi per femije apo dubaku

Pershendetje nena te dashura, si jeni ju dhe si i keni bebushat? Vajza ime edhe 5 dite i ben 6 muaj. Cfare mund ti jap ushqim shtese edhe kur duhet ta fus vajzen ne rreth apo dubak? Flm.

Arneta (12 vite më parë)
Hida H B (12 vite më parë)
Harrova te te them mos degjo tjeret sepse mu me thonin aiiiii kejt fmija jon rrit me rrethore kurgja se gjen e rahaton qaty ama une veprova ajo qka eshte me mire per vajzen edhe pse me me shume mund.
Hida H B (12 vite më parë)
Pershendetje , rreth ushqyerjes njesoj e kam ushqyer edhe une ndersa per rrethore e kam blere pas 7 muajve por te nesermen e kam kthyer prap ne dyqan pasi qe pediatri I vajzes me keshilloni qe fare mos ta perdore shume shume I keq per shputen, e kembes, per kurriz, pastaj vajza ime ka pas bajagi peshe e keshtu qe eedhe ne vendet intime tha qe mund te lendohet, asesi nuk ma lejoj pediatri( ne austri ), edhe shume shpejt eshte kap rreth orendive gati eshte kah ec. Gjithe te mirat ti vendos AMA te tregova per vajzen time. Gjithe te mirat.
Edlira Tirane (12 vite më parë)
Pershendetje Arneta, edhe une njejte si Olisa, vecse ia pergatis vete qullerat me fruta dhe perime pasi jam ne shtepi, keto te gatshmet ia blej vetem kur me duhet te leviz, ose kur dal per ndonje kafe i marr nje kos frutash me vete, ne mengjes edhe mbremje te rekomandoj miell orizi ose te dritherave te ndryshme, sa per rrethore une kam nje jave qe e kam futur nga pak 5-10 minuta sa bej ndonje pune te vogel ne shtepi ( i pergatis vajzes ushqimin ose trazoj gjellen se mos digjet :) ) vajza ime eshte 8 muaj e gjysem.
(12 vite më parë)
Pershendetje Arneta, une kam fillu ne mengjes me qullera nga Humana, miell orizi, drithera, qull nga pemet, pastaj me karrote, dmth perime dhe gjellera nga hipp, po ashtu edhe pemet....ti mundesh me ia peratit edhe vet, po une jam ne pune dhe keshtu te gatshme i kam marr...darken prape me qullera nga humana, keto jane me qumesht...ne dubak nuk e kam vendos fare, se nuk po preferohet nga ortopedi..

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?