Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Rreth temperatures ne ditet e ovulimit

Pershendetje nena, desha ta di ku behet matja e temperatures per me i dite ditet e ovulimit? Ne vagine apo sqetull? Une sot ia fillova me i mat nen sqetull me doli 35.6 ndersa ne vagine me doli 37 nese mundeni tregomeni.

Tigje ..... (12 vite më parë)
(12 vite më parë)
Gjinekologja përgjigjet Dr. Mr. Sci memli morina Pershendetje ada, Ketu me poshte ke nje informacion te cilin ia jap pacienteve te mia ne menyre te shkruar. Uroj te gjesh pergjigjen e kerkuar! Nese do te kesh pyetje shtese mos hezito dhe me kontakto! Ovulacioni ndodh diten e 14 te ciklit menstrual (dita e pare eshte dita kur fillojne menstruacionet, domethene dita e pare kur jeni me gjakderdhje!) Ju i dalloni ndryshimet hormonale në trupin tuaj dhe në bazë të këtyre shenjave i dalloni ditët më fertile. Disa gra thjesht e ndjejnë se ka ndodhur ovulacioni, sepse kanë dhimbje në njërën anë të belit. Kjo gjendje quhet mittelschmerz dhe zgjat disa minuta deri disa orë. Janë disa ndryshime të cilat tregojnë se ka ndodhur ovulacioni. Me përparimin e ciklit menstrual, ju duhet ta kontrolloni çdo ditë mukusin e qafës së mitrës. Ju e vëreni se konzistenca e mukusit dallon varësisht nga periudha e ciklit menstrual. Në kohën e ovulacionit, mukusi i qafës së mitrës është i kthjelltë,ii ngjitshëm dhe elastik. Edhe qafa e mitrës ndryshon në kohën e ovulacionit. Ajo zbutet, hapet dhe është e lagësht. Duke përcjellur këto ndryshime në mukusin e qafës së mitrës dhe në vetë qafën e mitrës, ju mund ta merrni vesh se kur e keni “dritaren e fertilitetit”. Ka edhe teknika tjera për ta caktuar kohën e ovulacionit. Një nga këto metoda është matja e temperaturës bazale e cila rrritet pak para ovulacionit. Metodë tjetër është me ndihmën kiteve të ovulacionit të cilat ju tregojnë kur e keni ovulacionin. Matja e temperaturës bazale Pas ovulacionit temperatura rritet për 0.5-1.6°c. Ju e merrni vesh këtë vetëm nëse përcillni temperaturën me termometër. Kjo rritje e temperaturës tregon se te ju ka ndodhur ovulacioni. Kjo rritje e temperaturës shkaktohet nga prodhimi i hormonit progesteron i cili rrit temperaturën e trupit. Ditët më fertile janë 2-3 ditë para se të rritet temperatura. Dritarja fertile zgjat edhe 12-24 orë pasi që ju keni vërejtur se është rritur temperatura e trupit. Për këtë arsye gjinekologët rekomandojnë që gratë të kenë një diagram ku shënohet temperatura trupore e cila duhet të matet për çdo mëngjes për disa muaj rresht. Në këtë mënyrë merret vesh se cila pritet të jetë data e ovulacionit. Pastaj, ju mund të planifikoni që të keni marrëdhënie seksuale 2-3 ditë përpara se të rritet temperatura trupore. Për disa gra është shumë e dobishme matja e temperaturës trupore dhe vlerësimi i sekretit të qafës së mitrës. Disa gra tjera e kanë shumë të vështirë që të aplikojnë këto metoda. Matja e temperaturës është një procedurë e cila duhet të kryhet në mëngjes, përpara se të ngriteni nga shtrati dhe kur keni pasur së paku 3 orë gjumë të rehatshëm. Për këto arsye kjo metodë nga disa gra konsiderohet jopraktike. Kitet për parashikimin e ovulacionit (ovulation predictor kits – opk) Opk e detektojnë rritjen e hormonit luteinizues (lh) pak para ovulacionit. Këto kite mund të blehen në barnatore. Pyetni gjinekologun tuaj se ku mund t\'i gjeni këto kite. Këto teste janë të ngjashme me testet e shtatzënisë, sepse testet e detektojnë nivelin e rritur të hormonit në urinë. Opk është më lehtë që të përdoren dhe janë më të besueshme se matja e temperaturës bazale. Këto kite e parashikojnë ovulacionin 24-36 orë përpara dhe ju ndihmojnë që të identifikoni ditën kur do të keni ovulacionin. Por, as këto teste nuk janë 100% perfekte. Opk e detekton se është rritur lh (rezultati është pozitiv ose negativ, pra nuk del një numër që tregon se sa është kjo rritje). Por. Opk nuk tregojnë se nëse del testi pozitiv a do të keni ovulacion. Lh mund të rritet, por folikuli mund të mos e lirojë qelizën vezë. Ka raste kur ka rritje false të lh përpara se të ndodhë rritja e vërtetë e lh. Për të pasur rezultatin sa më të besueshëm, ju duhet të këshilloheni me gjinekologun dhe duhet të ndiqni me kudjes udhëzimin për përdorimin e opk. Nëse cikli menstrual ju zgjatë 28 ditë, testin filloni ta përdorni që nga dita 11 dhe vazhdoni për 6 ditë rresht. Nëse ciklin menstrual e keni më të gjatë, për shembull 35 ditë, filloni ta bëni testin që nga dita 14 dhe vazhdoni për 9 ditë. Këto kite përdoren më së shpeshti nga gratë të cilat kanë cikle të çrregullta menstruale. Rrjedhimisht këto gra janë edhe më të pakënaqurat me këto kite. Nëse cikli juaj menstrual zgjatë 28 deri 40 ditë, ovulacioni mund të ndodhë prej ditës 14 deri 26. Testi i pështymës Ky test bazohet në të ashtuquajturin “fenomeni i fierit i pështymës”. Para ovulacionit rritet sasia e estrogjenit. Ky estrogjen i rritur e rrit edhe përmbajtjen e kripërave në pështymë. Kur pështyma kristalizohet pas terjes, “fenomeni i fierit” mund të shihet kollaj nën mikroskop. Kur sasia e kripërave është e lartë, pështyma e terur merr pamjen e fierit. “fenomeni i fierit” shihet 3-4 ditë para ovulacionit dhe disa ditë pas ovulacionit. Nëse ju nuk jeni në të ashtuaquajturën “dritare fertile”, pështyma e terur ka pamje të pikave në forma të ndryshme. Problemi është se këtë test duhet ta kryeni ju vetë. Për këtë qëllim duhet ta bleni një mikroskop. Por, megjithatë kjo metodë nuk është treguar aq e besueshme sa kitet e ovulacionit (opk) që detektojnë rritjen e lh. Analizat e gjakut Ju duhet të shkoni te gjinekologu, nëse ka kaluar një vit dhe nuk arrini të mbeteni shtatzënë (ose 6 muaj nëse keni më shumë se 35 vjet). Gjinekologu ju bën analizat e gjakut për të parë se a janë hormonet në vlera normale. Gjinekologu ju bën analiza në periudha të ndryshme të ciklit menstrual me qëllim që të caktojë nivelin e lh, fsh (hormonit folikulostimulues) dhe progesteronit. Lexoni cikli menstrual për të kuptuar se si veprojnë këto hormone. Edhe problemet me gjëndrën tiroide e çrregullojnë ovulacionin, prandaj gjinekologu duhet t’ju testojë edhe funksionin e gjëndrës tiroide. Nëse analizat tregojnë se ju nuk keni ovulacion, atëherë gjinekologu ju jep barna që ju ndihmojnë për të pasur ovulacion. Bisedoni me gjinekologun se cila është strategjia e mjekimit të problemit (ose problemeve) që ju keni.
Tigje ..... (12 vite më parë)
po po kuptoj tani flm shum kosovare se mu dikush mtha setull dikush vagin
Kosovare 1 (12 vite më parë)
Hatigje,anusi eshte zorra e trashe,aty ku e kryen nevojen e madhe,sdi e e ke te qarte tani...
Tigje ..... (12 vite më parë)
mfal se mduket edhe njehr ti mke shkru spo di kuj bjen anusi nese munesh shpjegoma ma shum
Tiara Drojan (12 vite më parë)
Ne anus hatixhe...

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?