Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Përgaditja për lindje

Pershendetje. Deshta t`ju pyes, qka duhet te marr me veti kur te lindi, jam ne muajin e 9, me 20 Maj e kam terminin, qka duhet te marr me vete? Pres pergjigjen tuaj...

Valmira (3 vite më parë)
linda_lip (12 muaj më parë)
mirdita ju pershendes flm per mirkuptim se pse jam ne muajin e nente edhe kam me lind per here te pare dhe kisha pas deshire me me informu ndonje prej jush se qka duhet te marr me vete pasi qe kam me lind me operacion sepse bebeja mu ka kthyer prap mjeku me ka thene se duhet me operacion
Elsa (3 vite më parë)
Une pres te lind po as une nuk po di qka me marr lindi per here te par edhe nuk kam pa as ne familje dike qe shkon me lind me dite se qka me marr me vete po i marr parasysh komentet me perpara dhe do tja bej disi?
Dita (3 vite më parë)
Tung Valmira, te deshiroj lindje me lehtesime dhe nje femije te mire e shendoshe. Sa i perket gjerave per beben, merr nje komplet tesha e sa i perket gjerave higjienike per dyte si cka te them se mu per vet krejt ne spital mi kan hjek dertet skam pas nevoje me marre me vete aty i kam pas me kane sherby shume mire e shume paster kam ndenjur edhe pse as 24 ore s`me ka ra me ndejt pas lindjes. Klm, tung.
Valmira (3 vite më parë)
Ju faleminderit shume, une jetoj ne Presheve, e lindjen e kam bere ne Vranje, ndoshta e dini ku eshte ne Serbi. Besoj qe edhe ketu duhet ti marre keto gjera qka me keshilluat ju, ju pershendes perzemersisht...
Linda (3 vite më parë)
Per ne QKUK, duhet te marresh: Pelena per femije sepse ne salle pas lindje motra ta mbeshtjelle me to, pampersa per bebe, lecka per bebe, rroba per bebe, ndersa per vete ti duhet te marresh, nje fustan te gjere per lindje (keshtu ja kam bere une) eshte me lehte kur te vie momenti per lindje, pastaj fustan tjeter per fjetje sepse i pari ndotet ne salle te lindjes apo dhe pizhame dy pale per shkak qe do te bie te qendrosh ndoshta 2 dite dhe ato patjeter qe do te ndoten dhe merri te atij lloji qe mund ti hapesh larte lehte per gjidhenie, peceta per vete (te rekomandoj pampersa per femije 3 - 6 kg) ngase gjakederdhja eshte e madhe, krem per fytyre, brushe/paste, nje lidhese per floke, te brendshme, nje pale papuqe dhe qorapa.
Mimoza (3 vite më parë)
Tung, pak me poshte e njejta teme ka qene, nje nene e cila eshte duke u pregadite per lindje aty mundesh me lexu dhe nuk ke tregu se si ke me lind me operacion apo lindje normale. Te nevojiten pixhamat, qarshafa, peshqir, alkohol, disa ilace per te cilat e pyet mjekun, pamuk, peceta intime (ulloshka), hidrogjen, papuqe. Per beben pelena (material) kur ta ndron me e vendos dikund, pelena (pampersa), letra lakta (te kesh kujdes meri te ndonje marke si pampers ose nivea pa alkool dhe ka per bebe te posalindura ose per lekure me te ndishme, une gjithnje kur ia kam perdore letrat e lakta pak i kam shperla letrat e pastaj i kam perdor pasi nuk jane edhe aq te preferuara per me i perdore, 2-3 pare tesha per beben. Une e kam pregadit nje cante me 1 pare tesha per beben, pelena dhe pampers dhe jane disa shtroja te Fixies nje perdorim per me e ndru beben letrat e lakta dhe para se me hy ne salle motres ia kam dhone torben me gjerat e bebes. Te uroj nje lindje te lehte dhe nje bebe te shendoshe. Nese me kujtohet dhe ndonje gje te cilen tani dhe ka mundesi qe e kam haru pasiqe, une kam lind para dy viteve te shkruaj perseri.
Diellzapz (3 vite më parë)
Pershendetje Valmira,  nuk e di ne cilin vend jeton ti, une ne Pz,  keshtu qe lindjen e pare e kam pas ne moshen 20 vjecare, te dyten tash 24,  kam 2 djem dhe me marre ketu ne Pz duhet: dy pale rroba bebushit,  pampersa, nje komplet palloma te lagura,  pizhame per ty, fustan qe do ta perdoresh pasi te hysh ne salle per te lindur papuqe per ty breke per ty 3 pale, qorape e pas lindjes mos harro te pish ice tea une e kam perdorur shume si ne vend te ujit ajo e stimulon ardhjen e qumeshtit,  boze dhe bravo portokallit, keto perdori dhe shume shpejte do te kesh qumesht te bollshem besoj se kjo do te jete brenga jote e pare pas lindjes se bebit shpresoj te te kem ndihmuar sadopak ndoshta kam harruar dicka, djali i vogel i ka 8 muaj keshtu qe ka kaluar ca kohe,  lindje sa me te lehte dhe nje bebush sa me te urtee :)