Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Frika pas lindjes

Pershendetje gjithe nenave!


E kam vajzen 20 muajshe, para se te lind isha nje grua shume trimereshe po nga momenti qe kam lind vajzen frikesohem nga gjithqka, kur bie shi frikesohem, nga frika e madhe e kam lene edhe punen te cilen e doja shume, e kisha 5 vite ne ate vend pune, kisha frike se mos ndodh ndonje fatkeqesi natyrore e une nuk jam afer per ta mbrojtur, ende kam shume frike, nuk ja le askujt vajzen as bashkeshortit tim, se krejt kohen kam frike se mos do i ndodh ndonje gje, kjo qe une po perjetoj eshte teper, ju lutem me tregoni se si ta heqe kete frike te madhe dhe me tregoni se a ju ka ndodhur edhe juve apo vetem une jam keshtu? Flm per mirekuptim.

Diana (13 vite më parë)
Sebi (13 vite më parë)
Shumices se nenave ju ndodh kjo, Diana dhe une jam nene e nje femije 3 vjecar dhe une po ashtu kam te njejtat probleme qe i ke dhe ti,sidomos per fatkeqesite, por per te tjerat me jane terhequr prej se kam filluar ta dergoj ne kopesht, shkoj ne pune dhe nuk me bjen nder mend qe kam femije deri sa te vjen koha te shkoj ta marr.
Mimoza (13 vite më parë)
Diana, vajza ime eshte dy vjeçe tani dhe ende di me mendu gjera te cilat para se te behem nene nuk i kisha menduar dhe ato mendime nganjehere me tmerrojne, mendoj qe eshte normale per shkak te pergjegjesive dhe gjerave te cilat i ndigjojme. Kjo tregon qe je nje nene e kujdesshme dhe e perkushtuar ndaj vajzes. Kur ia len burrit vajzen mos mundohu ate kohe te pushosh dhe kur jeni se bashku mos analizo se si burri yt po kujdeset per vajzen sepse ai e din qe ti je aty dhe nuk lodhet shume, por besom qe kur burrat jane vetem me femiun jane shume me te kujdesshem se tek ne disa gjera kane fillu te kalojne ne rutine. Me siguri edhe kur do te jene 20 vjeçare e tutje ne do te brengosemi njejte per to, eshte nje proces normal dhe mos u tmerro nga vetja qe ke kesi mendime te frikshme. Vajza ime prej se ka fillu te shkoj ne kopshte (qerdhe) ka fillu te behet me sociale.
Tija (13 vite më parë)
Pershendetje Diana, çdo grua kur behet nene per here te pare e ka te veshtire te largohet nga femiu i saj, e njejta gje me ka ndodhur edhe mua, por ju duhet vet me largu kete ves, duhet ma se pari me ja lene burrit vajzen dhe ju te dilni te pakten nje ore ne dite nga shtepia dhe me kalimin e kohes do te ju largohet duhet kete gje ta perserisni shpesh deri sa ju te bindeni se vajza duhet te mesohet edhe me njerez te tjere me ndejt e sidomos ajo duhet te lidhet edhe me babin. Kete gje e kam bere edhe vet, tash kam vajzen 15 muajshe dhe qe 3 muaj kam fillu me punu dhe sa here qe une kam me punu, ia le burrit dhe punoj pa ves. Uroj qe te largohet ky ves sa me shpejte. Me respekt, Tija.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?