Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Hidrocefalus!

Mjeku me ka thene qe beba ime ka hidrocefalus, jam shtatzene ne muajin e 5. Sipas mjekut duhet te abortoj. A keni ndegjuar ju per hidrocefalus, cfare eshte?

Fitore (13 vite më parë)
Mimoza (13 vite më parë)
Hydrocephalusi e nënkupton “ujin në tru”. Lëngu i cili formohet në shtresën që mbulon trurin, roli i të cilit është ta mbrojë trurin dhe palcën kurrizore, nuk mund të rrjedhë normalisht nëpër palcën kurrizore, kështu që grumbullohet dhe bën presion në tru dhe në eshtrat e kokës. Problem i cili haset tek Spina Bifida. Nese i ke afer vendit ku ti banon ndonje qender te HandiKos-it mundesh me shku dhe me kerku nje liber "fshataret e vegjel" i cili do te ndihmoje ne sqarim me te hollesishem dhe eshte mjaft i lehte per te u kuptuar dhe nga laiket.
Vali (13 vite më parë)
Pershendetje. Te kisha sygjeruar te nderrosh gjinokologun, se mjeku u dashte te vereje me heret kete, mos u merakos le te behet zgjidhja qe eshte me e mira per te gjithe.
Rovena (13 vite më parë)
Ky eshte nje problem per konsultim me te gjere me mjeket e dashur, ben mire ti zbatosh keshillat e tyre sa nuk eshte vone.
Linda (13 vite më parë)
Hydrocephalus eshte moszhvillim normal i trurit te femiut (nese nuk gaboj) qe do te thote se koka e bebes eshte e mbushur me uje dhe si pasoje ka ngec edhe zhvillimi i trurit. Arsyet mund te jene te ndryshme per kete moszhvillim te drejte, por shume e qudishme, pse ty nuk te ka tregu doktorri me heret? Qe nga java e 13 mund te verehen ndryshime/ngecje ne zhvillim te bebes? Tani me ligj e ke te lejuar abortin qe besoj se ti ke me shume se 22 jave? Mendohu mire, nese e lind do lindesh kete femije apo jo? Kerko sqarime nga gjinekologu pse nuk te ka treguar me heret por tani?

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?