Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Gjelle me patate

Nena a mund te me ndihmoni duke me treguar si pergaditet gjell me patate? Nuk kam vjerren ne shtepi dhe me tha ta bej nje gjell me patate. Une e di perafersisht po thash te me tregoni ndonjera ne detaje dhe thjesht? Do te ju isha mirenjohese sepse jam martuar frik dhe ne kam provoj ne pergaditjen e gjelleve.

Tinushi (11 vite më parë)
pikepyetja (9 vite më parë)
a mund te me ndihmoni te beje patate te skuqura
(11 vite më parë)
Une e bej keshtu, marr mishin e kaverdis me nje kokerr qepe te grire, patsaj pasi te jene zbutur mire marr nje domate dhe e gri mire dhe ia hedh mishit dhe qepes, pasi jane zbutur te treja hedh patatet e grira ne kubik. I kaverdis per 5 minuta, me pas e rregulloje me kripe, nje tufe majdanoz, e dy gjethe dafine,pak piper,e mbuloj me uje deri sa te mbulohen patatet jo siper dhe e le te zjeje derisa te behet,mund ta fusesh dhe ne presion behet me shpejte. varet ke preferon ti
Tinushi (11 vite më parë)
Te faliminderit shum dafina e lina.
Ogreni Omer (11 vite më parë)
Tave me mish e patate Perberesit 3-4 persona 1 kg patate Mish 4-5 thela 1 koker qepe 1 luge gjelle salce domate Piper te zi Krip Mbasi e kemi grire qepen me dore e kaverdisim pak me mishin ku hedhim salcen dhe i trazojme te gjitha bashke. Me pas i hedhim ujin ku e leme sa te filloj te zieje,I presim patatet dhe i vendosni ne tave duke i hedhur salcen e pergatitur. E fusni taven ne furre ne temperaturen 180 grade dhe e leme deri sa te piqen patatet bashke me mishin.
Ogreni Omer (11 vite më parë)
Patate te furres me qumesht Perberesit 4 patate mesatare 1 gote qumesht 1 kokerr veze 1 luge miell 2 luge gjelle vaj ulliri Krip Piper te kuq Piper te zi Koper te thate Hudher 4 thelpinj I presim patatet ne feta feta, dhe i ziejme pak. Patatet e ziera i rreshtojme ne tave. Ne nje ene pergatisim masen me qumesht, vezen, miellin, vajin e ulliri ku i perziejme bashke te gjitha. Ne kete mase qe pergatitem hedhim te gjitha erezat dhe ja hedhim siper patateve ku furren e kemi ngrohur me pare ne temperaturen 150 grade. Dhe e leme ne kete temperature deri sa te behen te kuqermete. Ju befte mire
(11 vite më parë)
Tinushe,nese e ke be me mish une e bej keshtu:ne nje tenxhere i prej qepet,patatet dhe karrotat nese ke dhe i fergoj ndal per disa minuta.I hudh vegete,melmesa dhe pak biber.Ja shton lengun e mishit dhe mishin e zier pak me heret dhe ne kete menyre behet lengu me i trashe dhe ska nevoje me shume se nje ore me u zi ne temperature mesatare.
Tinushi (11 vite më parë)
Qorb do te ishte me mire po edhe tave sprish pune. Te faleminderit.
Ogreni Omer (11 vite më parë)
a e don gjellen me patate qorb apo e don ne tepsi

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?