Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Uji për foshnja

Pershendetja nena, deshta t`ju pyes vajza ime eshte 2 javeshe a guxoj ti jap uje?

Valmira (13 vite më parë)
Dita (13 vite më parë)
Flm per mirekuptim, secili femije eshte i ndryshem, secili shtet apo kontinent ndryshon, mirepo une jam e ballkanit, jam rite edhe me uje, kurre s`kam pas problem, djali me ka lind ne Jordan, edhe ketu eshte shuuuuume nxehte mirepo edhe ne ballkan kam pyet edhe ne Evrope, gjithandej me kane thene jepi keshtu qe deshta me nda ketu kete me ju.
Erna V. (13 vite më parë)
I lexova krejt komentet, po mendoj qe keni te drejte te gjitha, sepse nen nje metodat e pediaterve ndryshojne, nen dy ska kurgjo te keqe edhe nese pi, edhe nese spi, edhe tjetra eshte qe secila nane i adaptohet nje metode qe i pershtatet femijes vet. Pastaj ne japim ketu mendime, e nuk do te thote qe duhet zbatuar, edhe neper artikuj shkrun, qe nese keto keshilla i tejkalojne pritjet tua, kontakto mjekun, specialisti per kete pune eshte. Ju pershendes. Valmira, urime ty per vajzen, ishalla eshte e rehatushme. :) Klm.
Dita (13 vite më parë)
Tung, nuk mundesh me ma ndalu me postu diçka pasi qe une kete se them prej vetes si burim e ceki pse jo pasi qe aty shkrun se mundesh me jep por edhe mos mi jep ban se ka ne qumesht por une sa per te hutuar nuk shkruaj por po ofroj ndihme sipas pervojes time nuk po detyroj askend. Ne kete faqe me kane ndihmu shume edhe mundohem me ju ndihmu sikur ju qe jepni mendim e kam edhe une kete te drejte se e jap nje koment nese do praktiko nese jo mos e praktiko, se detyroj askend. Pediatra mos thuani se ska qe nuk thone me pi uje kete veq e kisha me thane se thone qe po, ok.
Linda (13 vite më parë)
Shiko fjaline e pare te paragrafit te pare dhe te lutem qe nese deshiron te postosh dicka ne menyre qe te mbrosh ate cfare e thua, duhet te ceket burimi (fusnote) mos shkakto huti dhe posto tere artikullin ose jepe linkun. E artikulli vijon si me poshte pjesa e pa postuar nga ti. Ju nena tjera kete artikull e keni tek rubrika Foshje ne bebaime. Valmira: pyete pediatrin a me i jap apo jo. Vetem ne muajt korrik/gusht qe del jashte me foshnje e eshte nxehte mundesh ndoshta mbasi se ki ne gji me i jap uje mos po ka etje perndryshe Per mua tani per kete kohe foshnja eshte shume shume e vogel me i jap uje dhe asesi sheqer (glukoza) qka i nevojitet nje te posalinduri??? Nuk po kuptoj, kur sheqernat qe ja trete dhe i pershtaten metabolizmit te foshnjes jane ne permbajtjen e qumeshtit formule. Qumeshti aptamil psh per 100ml permban 7gram laktoze (lloj i sheqerit) 0-4muj. A guxon foshnja të pijë ujë? Prisni gjashtë muaj para se ti jepni foshnjes ujë për të pirë, dhe atëherë filloni me sasinë e kufizuar në disa mililitra në ditë. Ideale do te ishte që foshnja të pijë disa pika ujë pas ushqimit dhe asesi para, që të mos ndihet e mbushur para ushqimit. Nëse mendoni që foshnja dëshiron të pijë pak ujë edhe gjatë gjashtë muajve të parë të jetës – ajo mund të ndihmojë foshnjen që të mos dehidrojë (sidomos në rastet me temperaturë të ngritur) si dhe freskon kur është nxehtë. Megjithatë, nëse vendosni ti jepni foshnjes ujë gjatë gjashtë muajve të pare, këshillohuni më parë me pediatrin, sepse sasia e madhe mund ti bëjë dëm foshnjes, mund ti shkaktojë diare apo sëmundje të tjera. Barku i foshnjes është ende i vogël dhe nëse foshnja pi ujë do mbetet pak vend për qumësht i cili është shumë i rëndësishëm për shëndetin e foshnjes. Pse është uji i rëndësishëm për fëmijët? Uji është i rëndësishëm për fëmijët sepse është përgjegjës për shumë funksione në organizëm (frymëmarrjen, rregullimin e temperaturës së trupit, ndihmon bartjen e materieve ushqyese nga qelizat në organizëm), është përbërësi kryesor i gjakut, lëngjeve të zorrëve, heq materiet e dëmshme nga organizmi me anë të urinës dhe djersës… Cilin ujë duhet përdorë gjatë pregatitjes së ushqimit për foshnja? Për pregatitjen e qumështit me formulë, më së shpeshti përdoret uji në shishe, me më pak minerale dhe i pagazuar apo uji i kroit por i vluar më parë. Megjithatë, është më i sigurtë të përdoret uji nga shishet, i varfër në minerale sepse në qumështin me formula gjenden të gjitha mineralet që i nevojiten foshnjes.
Dita (13 vite më parë)
A ka nevojë foshnja për ujë dhe çfarë sasie? Mvarësisht prej temperaturës dhe lagështisë së ajrit por edhe aktivitetit të foshnjes, gjatë javëve të para të jetës, iu preferohet 80 deri në 100 ml/kg, dhe 140-160 ml/kg prej muajit të tretë gjer në muajin e gjashtë. Qumështi i nënës në gjashtë muajt e parë të jetës përmbush të gjitha nevojat nutritive dhe nevojat për lëngje sepse përmban 88 % ujë dhe i siguron foshnjes energji të mjaftueshme, prandaj në muajt e parë të jetës, foshnja nuk ka nevojë për ujë shtesë, vetëm nëse këtë iu këshillon pediatri. Per kete ju lutem nese keni ndermend me kundershtu atehere duhet paraprakisht me dite se cka thoni mua me ka thene pediatra te shumte se jepi e i jap edhe djalin e kam per mashaAllah per kete mos gjykoni per rastet te ndryshme se ju kinse sdin snjihni ndonje rast. Si ka mundesi me thene keshtu kur une veqse e ceka se m kane thene keshtu, fundja mundesh me jep mendim tend se jepi mos i jep e per mu mos drejto fjale qe ska pediatra qe se lejojne. Tung.
Valmira (13 vite më parë)
Ju faleminderit per keshillat.
Ervina (13 vite më parë)
Pajtohem edhe une, e ne kete rast edhe qumeshtin formula ti duhesh me e pergatit me uje, keshtu qe ske nevoje me i jap prape uje, se te ngihet uje beba mandej, edhe mundet mos me ta marre gjinin, e keshtu mandej fillon mos me i pelqy edhe gjini...te msohet me uje.
Linda (13 vite më parë)
Linda, ne rast se ti je duke i dhene per momentin uje foshnjes qofte edhe 3 apo 4 dite rresht, duhesh me vazhdu me i jap ne sasi shume shume te vogel se veq ke fillu me i jap (5-6 luge te vogla) e tash kur ka etje ka nevoje edhe per uje, e ne rast se nuk i ke jap uje, nuk ke nevoje me i jap deri sa te fillosh me e ushqy sepse edhe qumeshti formule permban edhe behet nga uji keshtu qe nuk ke nevoje se femija eshte shume i vogel. Po shof qe ka ceke nje nene qe pediatri po udhezon me i jap uje bebes, une per vete nuk njoh asnje qe kete e keshillon e sidomos per ato nena/femije qe ushqehen me qumesht gjiri. Ndersa sherbeti nuk preferohet aspak, qumeshti formule te gjitha mineralet/sheqernat i ka ne masen e duhur per secilen moshe te foshnjes, ti bile nese i jep sherbet ai edhe me shume do kete shtrengime ne bark per shkak te glukozes.
Valmira (13 vite më parë)
Flm Elma por une nuk e kam me qumeshtin e gjirit e kam me formule bebelac se nuk kam pasur mjafte qumesht e mundem ti jap uje...
Dita (13 vite më parë)
Tung edhe njehere per ty Yllka une e e ceka se i kam dhene uje shume pak me sheqer nenkuptohet qe kam cek fillim shume pak here por ne vazhdimesi e kam perdore vec ujin pasi e jepin pediatra te shumte me kane thene jepi pasi e pi se tashme femijte kane problem qe spijne e sa i perket stop sheqerit as une se preferoj as nuk thash me i pergadit ndonje torte me respekt, Dita klm.
Elma (13 vite më parë)
Tung Valmira, uje ske nevoje me i dhane, se vet qumeshti i nanes 80 perqind eshte uje. Keshtu qe vec vazhdo me gji, ste duhet me teper. Plus qe beba e ka lukthin e vogel, nese e mbush me uje, ajo ska me te pi qumesht mandej se ngrihet me uje, e qumeshti eshte ma i rendesishem, ka ma shume vitamina se vec uji. Klm.
V (13 vite më parë)
Ju faleminderit shume, ju pershendes shume.
Trandelina (13 vite më parë)
Urime ma se pari, tani mjeket po preferojne qe bebes mos me i dhene asgje perpos gjirit, sepse si duket gjiri permban krejt cfare nje bebe i duhet. Une i kam rritur tre djem te shendoshe por uje ju kam dhene prej dites se trete...natyrisht uje HIPP ose uje qe ka vluar
Yllka (13 vite më parë)
Tung te pershendes mundesh mi dhon uje por mundesh edhe fencell çaj nga HIPP e lexova komenti poshte, Stop sheqerit une djalit deri 1 vit si kam perdore askund sheqer tash i ka 4 vjet edhe prap i largohem sheqerit :) vajzes i deshiroj fat.
Dita (13 vite më parë)
Pershendetje Valmira dhe urime te perzermerta per lindjen e vajzes inshaAllah e shendoshe e hajrit dhe me te gjitha te mirat ty te deshiroj forcim te shpejte dhe kenaqesi si si nene e re besoj qe je ajo Valmira qe ke pyet per lindje paraprakisht te pyes si ja kalove si ndihesh dhe edhe njeherit te pergezoj. Sa i perket ujit une djalit i kam jep uje me sheqer pak prej ne fillim duke e zmadhu sasine e tash pi goxha uje pasi e ka qef e i jap nese e do beba njehere nisja ngapak pse jo se edhe koha eshte e nxehte tani, tung.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?