Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Lemza tek foshnjet

Pershendetje nena, kam lindur qe nje jave nje femije te shendetshem, pi shume mire por brenga ime eshte tek lemza, shume shpesh po e kap, vetem kur i jap te pije i kalon, a ka ndonje menyre tjeter. Flm te gjithave :)

Zana (13 vite më parë)
Blerondin (12 vite më parë)
Përshëndetje, bebi im është 4 muaj dhe sa here fillon me qesh me zë e kap lemza, më shqeteson sepse vetëm kur qesh me zë e kap lemza cdo herë....
Merita (13 vite më parë)
Pershenteje Zana te uroj per lindjen e femijes. Une te kisha rekomanduar qe mos ti japesh limon bebes sepse çdo bebe e kap lemza, nuk preferohet as uje derisa ai te rritet pak e lere ma limon se e rrudhe lukthin, lemza eshte krejt normale, keshtu qe mos u brengos per kete.
Linda (13 vite më parë)
Urime per foshnjen, u rrit me prind. Sa kam pasur vajzen e vogel une edhe ate e ka kap lemza, pediatri me pat thene ne ate kohe qe kur lukthi i ngarkohet atehere e kap lemza, por nuk eshte asgje per tu shqetesuar. Mundohu qe mos ti japesh shpesh shume gji femijes ne nje interval ndoshta se eshte i vogel tani cdo ore ose 1:15minuta ( me te qajtura dhe mos rehati te femijes e kupton se kur deshiron te pi) dhe limonin e ujin eleminoje, besoje qe ndokush do te keshilloje ta besh kete. Une si nene e re e pata provuar por vajza gjithmone e ka vjell komplet qumeshtin qka e ka pire keshtu qe te udhezoje te mos ndjekesh te gjitha udhezimet qe ti japin nenat me te vjetra se ti. Ndjeke instiktin tend dhe gjithmone do e dish se cfare eshte mire per bebe tende dhe cfare jo. Per dilema drejtohu ne bebaime ose pediatrit ose nenave :).
Zana (13 vite më parë)
Ju falenderoj shuume per keshillat e juaja,sepse isha shuume e brengosur..Ju uroj jete te gjate dhe te lumtur juve dhe femijeve tuaj :)
Linda (13 vite më parë)
Zana urime per lindjen, sa per lemzen mos ki dert se i kalon shpejte, edhe une e kam nje djale 1 muajsh kur nuk i kalon lemza me gji atehere e marr nje batanije e mbeshtjelli dhe e mbaj ne krahe dhe i kalon. Mos ke dert se te gjitha bebet keshtu i ngacmon. Te gjitha te mirat ty dhe bebushit tend.
Edona Hoxha (13 vite më parë)
Urime Zana, me vjen shume mire qe ke lind femije te shendetshem, urime edhe njehere... rreth lemzes mos ki dert, se ashtu krejt bebet e kane, vec jepi me pi gji, ajo eshte menyra me e mira me e ndal lemzen...rekomandimet tjera si jepi limon etj...tu kisha lut mos me i zbatu. Se i kom ndi disa nana qe japin limon, po ate mos e bej se bebi eshte i vogel per thartire ne lukth...te pershendes...cdo te mire ty e bebes...

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?