Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Pyetje rreth lindjes normale

Pershendetje nena!


Dua te di nga ju ngaqe keni eksperience ne lindje natyrale. Une jam nje nene e re 24 vjeçare, jam ne javen e 25 te shtatzenise dhe po e pres me shume frike lindjen e çunit tim. Imagjinoni edhe naten nuk me ze gjumi nga ankthi qe me ka zene, them nuk do te arrije ta perballoj kete proces qe me duket i tmerrshem. Edhe lindjen me operacion e kam shume frike gjithashtu. Kush nga ju ka provuar lindje natyrale me mpirje epidural, dhe me tregoni te lutem eksperiencen qe keni patur. Nuk e di po sa me shume me afrojne ditet aq me shume po ndjej frike. Çfare me sugjeroni ju mua, analizat deri tani me kane dale shume mire.


Ju faleminderit!

Deni (13 vite më parë)
Linda (13 vite më parë)
Deni, epiduralin ta japin ne shtyllen kurrozore, nuk ndjen asnje dhimbje as duke e marre as pastaj, as pas lindjes nuk kam pas ndonje komplikim perveç se me eshte mpire kemba e majte per disa ore por jo e palevizshme, une e kam marre me rekomandim te mjekut sepse me plasi uji pa asnje dhimbje te lindjes dhe pa u hap aspak, keshtu qe kisha nevoje me marre por vetem nese pajtohesha edhe une. Ti nese nuk ke nevoje mos e merr kot, normal qe dhimbjet do te kesh ne lindje por nuk jane aq dramatizuese. Mos degjo fjale te grave, por konsultohu me mjekun tend per gjithe procesin e shtatzenise dhe lindjes dhe nuk ke pse te vije turp ta pyesesh mjekun tend, eshte gje mese normale ta pyesesh. Pyete per gjithçka qe te intereson mjekun Halim Kosova nuk e njoh sepse une kam lind ne Gjermani. Por shpresoj se ke zgjedh nje mjek te mire ta percjell shtatzenine. Edhe njehere flej rehat e mos mendo per asgje por prite beben me nje dashuri te madhe dhe ndihu e lumtur qe zoti te ka beku ta presesh nje femije qe dikush ben çmos te behet me femije. Nuk ke nevoje te stresoshesh aspak sidomos qe je me e re ti se une. Je me e forte dhe do ta perballosh shume shume me lehte kete ngjarje te bukur.
Diellza (13 vite më parë)
Pershendetje Deni, une kam lindur femijen e pare ne moshen 20 vjec jam bere nen perhere te pare tani i kam 24 vjet dhe e kam bere edhe lindjen e dyte para 8 muajsh te dyja lindje normale po kam kalu shume mire edhe nese ke dhimbje sa kohe ke me i pas 2 3 kalojne jane dhimbje te lezetshme sidomos nese e ke djale jane dhimbjet gjyse per gjyse me te lehta, se dhe une i kam dy djem une te kisha propozuar qe te lindesh normal pa epidural pse me epidural? je e re e for t e shendetshme ,njerezit kane deshire ti zmadhojne gjerat po nuk eshte e vertete qe jane dhimbje te tmerrshme une shume jam e lumtur qe te dy i linda ne menyre normale pa asnje problem shpresoj njejte edhe per ty pershendetje ;)
Zana (13 vite më parë)
Deni une kam lindur para nje jave me operacion spinal me deshiren time,gjate gjithe shtatzanise kisha frike as gjum naten nuk kisha,por tani e shoh qe shuume kam gabuar,per mua operimi eshte zgjidhja me e mire dhe une per vete e kam perballuar shuume mire,tani jam ne kembe dhe beso ose jo i bej te gjitha punet e shtepise pa asnje problem.Shtatzania eshte periudha me e bukur ne jete gjithashtu boten do ta shohesh me nje tjeter sy kur e ke bebin ne duar.Te uroj shtatzani dhe lindje te lehte :)
Deni (13 vite më parë)
Linda doja te pyesja ti qe e ke provuar epiduralin, besoj ne shtylle kurrizore ta bejne apo jo? Dhe pas lindjes ke pas dhimbje nga perdorimi i epiduralit? Po ty mjeku ta sugjeroi perdorimin e tij? Nuk e di po me kane treguar shume eksperineca te keqia dhe me kane thene qe dhimbjet jane te padurueshme gjate lindjes. Une vizitohem me mjek Halim Kosova po me vjen shume zor ta pyes. I vetmi hall qe kam eshte mos rrezikohem une me foshnjen.
Linda (13 vite më parë)
Pershendetje Deni, une jam nje nene e re qe kam lindur para nje muaji me lindje natyrale dhe me mpirje epidurale. Deni, nuk ke nevoje te stresohesh aq shume prej tash per lindjen, gjithcka merre me optimizem se eshte nje eksperience e paharrueshme, gjihthcka do te shkoj mire mos ke frike por vetem largoje nga mendja friken se i ben deme bebit stresi yt shume. Mundohu te enderrosh gjera te bukura se si do te ndihesh kur do te marresh per here te pare beben ne duar, do te duket e tere bota e jotja, eshte nje ndjenje e pakrahasueshme, edhe nga epidurali mos ke frike nese ta rekomandon mjeku, por vetem nese ta rekomandon mjeku merre, nuk do te ndjesh kurrfare dhimbje. Edhe une kisha shume frike ne fillim te shtatzenise por do te shohesh se kot e ke stresu veten. Te uroj gjitha te mirat dhe sa me larg stresit dhe nervozizmit.
Ema (13 vite më parë)
Pershendetje Deni. Frika eshte me se normale. Une kam lind para 9 muajve, ne menyre normale, pa epidural... edhe une para se me lind keshtu si ti kam qene se edhe nga natyra jam pak tip me frikacake, por kur po vike momenti po ta jepke Zoti, atij i qofshim fale, nje force te jashtezakonshme. Edhe nese analizat i ke krejt mire se besoj se ki me pas problem me lind ne menyre normale, edhe pse vendimi per formen e lindjes te takon vetem ty... Beso tek Zoti dhe ai do te te jap force edhe ishalla ki me pas nje lindje te lehte dhe ta sjellesh ne jete nje femije te shendoshe qe eshte gjeja ma e mrekullueshme qe mund te perjetoj njeriu edhe nje here te deshiroj shtatzeni te mire deri ne fund dhe me nje lindje te lehte, te uroj gjitha te mirat ty dhe bebushit!

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?