Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Nëse nuk lind gjer në javën 40, çfarë duhet të bëj?

Pershendetje nena, une jam Rina, jam shtatzene ne javen e 39 dhe po pres çdo dite kur do te vije momenti i lindjes por ende s`kam asnje shenje.


Deshira ime kish qene me lind normal edhe me me kape dhimbjet vet ne menyre natyrale. Me tregoni ju lutem edhe ju çdo njera qe mundet me me shkru se kur keni lindur ne cilen jave, edhe nese s`me kapin dhimbjet sa mundem me prit me se shumti e me u paraqit vet ne spital me lind?


Me respekt, çdo informacion e mirepres nga ju nena qe keni pasur pervoje.


Ju flm per mirekuptim.

Rina (13 vite më parë)
Ana (13 vite më parë)
E dashur Rina, te them te mos shqetesohesh aspak, te njejtin problem kam pasur dhe une, dmth s`eshte problem se bebi del kur do vete. Une kam lindur 42 javeshe, e kisha per ne 21 maj dhe linda tani ne 4 qershor, per mrekulli, gocen e kam marshalla, keshtu qe mos u shqeteso fare 42 javeshe eshte normale, te uroj nje lindje sa me te kollajshme.
Dita (13 vite më parë)
Tung Rina, une kam lind ne javen e 41 e tre dite dmth kam shku ne spital per kontrolla vet pasi qe dhimbje s`kisha aspak dhe atje me kane ndihmu per te stimulu lindjen e djalit tim, kam lind ne menyre normale dhe djalin te shendoshe 4 e 300, per kete aspak mos u brengos mirepo kontrollat me rregull ti besh.
Trandelina (13 vite më parë)
Rina, pas 40 javesh kam lindur nje djale te shendteshem por deri ne 15 dite pas terminit nuk ehste ndonje shqetesim i madh, megjithate duhet ti lajmerohesh mjekut ne termin dhe ai nga sasia e ujit per foshnjen e percakton a duhet te intervenoje apo mund te pritet.
Tina (13 vite më parë)
Pershendetje nga Tina, une kam lind ne javen 41, terminin e lindjes sipas mjekut e kam pas me 19 janar ndersa une kam lind me 28 janar dhe kam lind normal pa asnje problem, ne spital kam shku me udhezimin e mjekut por pa dhimbje naten e pare kam ndejt ashtu te nesermen me kane dhane nje infuzion pasi qe e kam marr infuzionin me kane kap dhimbjet per me lind dhe naten e dyte e kam lind vajzen keshtu qe nuk ke pse frikesohesh, te uroj nje lindje te mbare dhe nje bebe te shendoshe.
Lina (13 vite më parë)
Pershendetje Rina, te pergezoj per shtatzenine dhe te uroj nje lindje sa me te lehte dhe me nje bebush te shendetshem. Une per vete kam lind fiks 41 javeshe çunin dhe me nje lindje natyrale. Mos ke merak aspak nese te kalon 40 javeshi nese mjeku e percjelle shtatzenine rregullisht dhe nuk ke ndonje komplikim atehere s`ke pse behesh merak, bebi do te vije atehere kur don Zoti ne kohen e vet edhe une u pata stresu pak qe kalova 40 javeshin por gjithçka shkoi mire ne fund. Edhe ti mos u streso aspak se stresi te lodh me shume dhe te duhet energjia per diten madheshtore te lindjes. Gjithçka merre qete dhe mendo gjera te bukura. Te uroj nje lindje sa me te lehte dhe nje bebush te bukur.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?