Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Barkqitja - Dehidrimi

Pershendetje nena, ju kisha lutur ato qe kane pas pervoje me dehidrim, kam djalin 9 muajsh dhe qe dy dite ka filluar me barkqitje nuk eshte shume sa e kam degju deri 5 here eshte normale po jam ne merak shume se mos po dehidrohet, dhimbje tjera nuk ka, ushqim hane krejt mire, ushqim jam ka i japi me teper banane, karrota, leng orizi, nje dite i kam dhene NELIT per me ja rregullu barkun, po nuk zgjati shume prape u kthy ne gjendjen qe eshte, te mjeku nuk desha ta dergoj se fille me antibiotik po shkojne apo... apo ndoshta prej nxehtit ndryshimi i kohes apo.... Ju pershendes.

Vali (13 vite më parë)
Daorsa (13 vite më parë)
Nita, nelit-i eshte nje tretje qe i jepet foshnjave per mosdehidrim, nelitin e perzin me uje, edhe ate tretje nga pak ia jep foshnjes, per me sakte te tregojne ne barnatore. Po sidoqofte eshte shume mire me ja dhon, nese ka barkqitje, per mos me i hup langjet. Klm.
Nita (13 vite më parë)
Te dashura nena, edhe una kam pak a shume te njejtin problem me foshnjen time barkqitjen... a me thoni ju lutem cka eshte NELIT-i?
Vali (13 vite më parë)
Alketa, falemnderit per keshillat, veprova me ushqime qe forcojne organizmin e djalit nuk pate rezultat, mandej tek mjeku u orientova, mire tash eshte veç eshte stabilizu, sa i perket dhembeve jo nuk e ka nga dhembet, po ndoshta tash rregulli - orari tjeter i qerdhes e ka ndiku. Ju pershendes duke ju deshiruar rritje te shendetshme vajzes suaj (nese nuk gaboj), gjithe te mirat.
Alketa (13 vite më parë)
Jo 5 here nuk eshte mire, mbi tre here quhet diarre. Une te keshilloje qe te i japesh babane ta forcon dhe molle te pjekur. Merri keto dy lloje peme dhe beja me biskota (bluaja) dhe jepja. Pastaj uje orizi (ose gjelle me oriz). Vali mos femiut po ti dalin dhembet? Zakonisht me diarre percjellen por ti mundohu qe te ja rregullosh jashteqitjen. Mos harro qe djali duhet te konsumoje dhe lengje dhe mjekut duhet ti tregosh se nuk i jep antibiotike per kete situate. Une do i tregoja. Sa here qe femija im ka pasur barkqitje mjeku vetem peme, perime, oriz, nelit e keshtu me ka udhezuar ti jap jo antibiotike.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?