Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Falenderim për nënat. Unë tashmë kam lindur vajzën time.

Ju faleminderit te gjitha nenat qe me dhate perkrahje dhe kurajo, qe çdo problem qe kisha gjate shtatzenise ta ndaja me ju. Ju faleminderoj vertete nga zemra dhe ju tregoj poashtu se edhe une kam lindur me 10 Qershor, dmth. ne javen 40 + 1 nje dite, kam lindur ne menyre normale, ju flm shume, ju pershendesim jete te gjate dhe te lumtur juve dhe familjeve te juaja, me respekt, Rina dhe Aurora e vogel.

Rina (13 vite më parë)
Moki (13 vite më parë)
Rina, urime per vajzen ishalla rritet me shendet te uroj çdo te mire ty dhe familjes tende. Edhe faleminderit qe e paske pershkru si ka qene me lind ne menyre natyrale se ne qe do behem nena te reja kem frike kur degjojme fjalet e grave qe thojne s`ka ma zor... keshtu qe ma ki lehtesu pak se une do te lind ne gusht kismet dhe mezi e pres kete moment edhe pse thojne qe eshte zor, ok te pershendes ty dhe te gjitha nenat.
Rina (13 vite më parë)
Era, harrova ta cek se dhimbjet ne fillim me kane ngja si kur te fillon cikli (sikur te dojne me te ardhe menstruacionet), e pastaj shkojne e behen me te forta, une qysh me dhimbjet e para me shtrengojke shume barku, m`u shtrengojke shpina, barku, e pastaj me plasi uji dhe kisha dhimbje sikur dojne me te ardhe, une ndoshta jam shprehe pak si teper lire ama s`po di se qysh me ta sqaru ma thjesht, ciao, ciao, sukseseeee.
Rina (13 vite më parë)
Era une jam nga Kosova dhe jetoj ne Itali, dhe ketu ne Itali kam lindur, te gjitha te mirat, mos u streso, forca te duhet shume, nese je ne ditet e fundit asesi s`ben te dobesohesh, te nervozohesh ose te stresohesh etj, harroi te gjitha, mendo vetem mire, mendo per bebin, te ben te ndihesh mire, gjithsesi edhe duhet te ushqehesh mire keto dite, duhet te jesh e pregatitur, te uroj sukses ty dhe bebushit tend te ardhshem, ciaoo. Dita, faleminderit shume, suksese gjithashtu edhe ty, ne çdo sfere te jetes, ju deshiroj fat te gjitha nenave shqiptare kudo ne bote qe jane. Tung Tung.
Era (13 vite më parë)
Rina pershendetje! Ti ke lindur ne Tirane Rina? Desha te di po dhimbjet me ke dhimbje ngjajne? Une deri tani jam mire me shendet se keshtu me ka thene dhe gjinekologu Halim Kosova, se me ate e ndjek shtatzenine. Ishalla s`po vuaj shume se me ka hyre pak frika, duke degjuar lloj lloj mendimesh. Ju faleminderit!
Rina (13 vite më parë)
Pershendetje Era, edhe une jam nje nene e re, e kam femijen e pare, jam 24 vjeçare dhe e kam lindur ne menyre normale, normal nje shpirt ne kete jete pa dhimbje nuk vjen, dhimbjet e lindjes jane bukur te forta nuk ta mohoj qe me ka mbajte nje proces i gjate prej te enjtes ne mengjes deri te premten ne 12 ora mesdite, nuk kam lind se (nuk u qelsha me thane mjeket qe qafa e mitres shume e forte prandaj per kete ishte bukur proces i gjate per mua) dhe me kane jape nje epidural poshte dhe me kane operu pak, kam tre kamca, mirepo kjo s`me ka dhimte fare nga kjo mos ki frike se nese do te ndodh edhe ty te jepin nje here epiduralin pastaj send nuk ndin, as premjen e as qepjen pas andej te pakten une keshtu per kete s`kam pas problem, dhe bukurite e lindjes natyrale me te vertete s`kishin kufije sepse çdo gje, çdo dhimbje krejt qka kisha kaluan shpejt dhe dy ore pas lindjes kam marre vajzen dhe jam ngrite ne kembe, kam dale ne dhomat tjera, kam ndejt me gra, ju kam qu vajzen shoqeve me e pa. Keshtu ka qene per mua ndersa nuk e mohoj se kam kerku shume nga mjeku qe t`me bej prerjen cezariane mirepo mjeku nuk me operoje per fat deshti zoti dhe tash po e di qe me mire qe s`me beri me prerje cezariane, se sa i perket operimit cezarian kam pas nje rast ne dhome dmth, ajo gruaja kish zgjedh vet me u operu dhe dhimbjet e lindjes si ka provu hiç, por pas andej ka pas shume veshtiresi se kishte shume dhimbje 4 dite s`ka mujt me livrit nga shtrati edhe s`mujke hiç me u kujdes per beben as mi jep gji as nuk kishte gji e krejt veshtersite ajo i ka pas shume pas lindjes, Era une te kam shkrujte krejt çka me eshtr kujtuar nese te intereson ose me kujtohet diçka tjeter do te shkruaj prape, kam gjet kohe per ty edhe pse jam pak e lodhur mirepo e kuptoj hallin tend edhe une kisha te njejtin po para nje jave, me urimet dhe pershendetjet e mia te sinqerta te uroj nje lindje sa me te shpejte, sa me te lehte dhe te suksesshme gjithashtu, nje gje dije momentin e pare qe ta qesin bebin ne gjoks do te ndihesh princes s`di fjale per kete moment, eshte i pa pershkrueshem andaj harroj te gjitha mendoje vetem kete eshte mrekulli qe ti s`din as ta imagjinosh do ta provosh shpejte, me njofto, me shkruaj per çdo gje qe te intereson, po ashtu me njofto kur te lindesh, sukseseeeeeeeeee.
Rina (13 vite më parë)
Faleminderit shume Tina, gjithashtu edhe ty suksese ne çdo sfere te jetes, sinqerisht, Rina.
Dita (13 vite më parë)
Urimeeeeeeeeee te perzemerta e dashur Rina, inshaAllah vajza e shendoshe, e hajrit e ty te deshiroj forcim te shpejte. Tung dhe kalofsh çaste te bukura me vajzen.
Era (13 vite më parë)
Te uroj jete te gjate vajzes tende Rina dhe te rritet e shendetshme. Po ti lindjen e pare e ke pasur? Edhe une jam 25 vjeçare dhe jam shtatzene, dhe si lindja e pare qe e kam me ka hyre frika shume per lindjen natyrale. Doja te dija nga ti si te shkoi procesi i lindjes? Dhe te lutem me trego pak etapat se si duhet te veproj, pasi jam nene e re? Ju faleminderit! pres pergjigjen tende me padurim Edhe njehere pergezime per vajzen e vogel, ma puc nga ana ime.
Tina (13 vite më parë)
Urime Rina, me jete te gjate Auroren, ishalla rritet me prind dhe me shendet te mire. Shume faleminderit qe e ndave gezimin me ne, sikurse brengen. Puthma Auroren per mu :) Tung, klm.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?