Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

E skuqura rreth kofshëve tek fëmijët

Pershendetje nena, kam nje problem me djalin, rreth kofsheve afer organit gjenital aty ku pritet nga pampersi djalit i eshte skuqur mishi nuk po di çfare te bej, pasi i kam vendosur krem per bebe chicco por pa rezultat, ju lutem me thoni ç`mund te bej se i ka shume te skuqura?!

Bruna (13 vite më parë)
Dita (13 vite më parë)
Tung kremi pavlloviq eshte ilaq per kete rast por edhe ju kisha referu me perdor prej fillim kete se eshte i pakrahasum e sa per ato te chicos sen s`ndihmojne, klm sherim te shpejt bebes.
Dona (13 vite më parë)
Bruna une per vete sapo e kam perdorur per djal travazol kremin dhe ishte shume efektv,mos e vish trash pasi qe skuqja ndodh nga pampaersi ose veshja trash e bebit,keshtu me ka sugjeruar pediatri..qdo te mire :)
Mimoza (13 vite më parë)
Bruna, kremi i chiccos as vajzes time nuk i ka ndihmuar, nese ke ku e gjen kremin SUDOKREM ose krem te rilastil me duket, nese jeton ne Pr mundem me te tregu ku e gjen kete kremin rilastil por nuk jom e sigurt per emer, kurse kremin sudokrem une e kam ble ne Greqi por ke dhe ne Shkup ne JUMBO dhe vertet ka pas shume sukses te vajza ime.
Lina (13 vite më parë)
Pershendetje Bruna, shpresoj se deri me tani djalit tend i ka kaluar por te kisha rekomandu qe nese ke degju per kremin vitaminoz Pavlloviq provoje se eshte i mire per skuqje. Nuk e di se ti ku jeton dhe nuk e di se a shitet ne Kosove dhe Shqiperi, se ne Maqedoni e sigurt jam se mund ta gjesh. Edhe nenat tona e kane perdore per ne femijet dhe ka efekt pozitiv. Gjitha te mirat ty dhe inshalla i ka kalu tashme.
Blerina (13 vite më parë)
Pershendetje Bruna edhe une kam pasur probleme te tilla me djalin tim mirepo une nuk e kom fshi me letra te lagta po e kom pastru me uje çdo here, kur ka pas ndonje skuqje ma te vogel e kam lyer me bekutan por kur ka pas ndonjehere me te madhe e kom ly me travazol krem ose me kantarium te perzier me vaj ulliri dhe nderroje sa me shpesh. Uroj ti kaloj femijes tend skuqja sa ma shpejte, qaooo.
Alketa (13 vite më parë)
Lere pa pampers sa me shume qe eshte e mundur edhe nese te bene pak pis shtepine por per te miren e djalit, dergoje tek mjeku nese deri me tani nuk i ka kaluar skuqja. Vajza ime ka pasur kete problem 1 muaj rresht, tani i ka kaluar pasi qe perdori antibiotike per ftohje dhe si duket i beri mire dhe per kete. Por besoje qe mjeku do te shenoj antimykotik (travazol) per kete pune dhe i kalon por dhe mundet shume shpejt me ju paraqit prape andaj si rekomandim derisa ta dergosh te mjeku lere pa pampers qe te levize sepse drita dhe ajri/tharja e sherojne me shpejte. Vajzes ia kam nderru disa here terapine nga pediatra e dermatologe deri sa eshte sheru.
Vali (13 vite më parë)
Pershendetje Bruna. Bruna une per veti e perdori kremin e NIVEA - bebe, eshte per rigjenerim te lekures se skuqur, gjendet ne barnatore se mbas lindjes se djalit kam pas problem po ky ju ka pershtate, keshtu qe tash eshte nxehte edhe pastroje me uje edhe pampersin ma shpesh nderroja pak le te ajroset, apo meri tjeter firme pampersat, se mundet me marre naj infeksion apo... besoj qe te ndihmova sado pak, ishalla i kalon, pershendetje.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?