Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Si ta largoj barkun e madh pas lindjes?

Pershendetje per te gjitha nenat. Une kam lind qe 8 muaj me prerje cezariane. Pyetja ime eshte se si mund ta largoj dhjamin ne bark, se shume me ka mbet barku i madh, ju lutem nese dikush ka pas pervoje dhe din ndonje gje per largimin e barkut me shkruani, t`ju kujtoj se femijen e kam ne gji por pa sukses se thojne kur e ki femijen ne gji humb peshe por une jo. Por nuk jam tjeterkund e shendoshe veç ne bark, ju lutem me shkruani, ju pershendes perzemersisht, Blerta.

Blerta (13 vite më parë)
Ajana (3 vite më parë)
Përshëndetje nëna shpresoj Të jeni mirë. Desha me ju pyt nqs kishit mundur sado pak mem ndihmu me përgjigjet e juaja. Un kam lind që dy muaj e gjys me prerje cezariane por barku mka mbet shum i madh,mos të harroj me cek se edhe fëmiun e par njejt e kam lind por barku smë ka mbet kaq i madh,qka duhet të bëj ushtrime spo guxoj se ende herët po kam frik mos po më hapet varra,qfar më kishit sugjeru juve që e keni pas kët prb. Ju faleminderoj sa do pak nëse më ndihmoni kaloni një dit të mirë..
Ajana (3 vite më parë)
Përshëndetje nëna shpresoj Të jeni mirë. Desha me ju pyt nqs kishit mundur sado pak mem ndihmu me përgjigjet e juaja. Un kam lind që dy muaj e gjys me prerje cezariane por barku mka mbet shum i madh,mos të harroj me cek se edhe fëmiun e par njejt e kam lind por barku smë ka mbet kaq i madh,qka duhet të bëj ushtrime spo guxoj se ende herët po kam frik mos po më hapet varra,qfar më kishit sugjeru juve që e keni pas kët prb. Ju faleminderoj sa do pak nëse më ndihmoni kaloni një dit të mirë..
sonilda filja (11 vite më parë)
ju lutem me ndihmoni se si mund ta heq barkun mbas lindjes aktualisht djalin e kam nje vjec e gjysem dhe e kam lindur me operim por me ka ngel sh bark. mund te me thoni se si mund ta heqi ose se cfare mund te bej? Me respekt Sonilda
Tina (13 vite më parë)
Pershendetje Blerta, une kam lind qe dy jave me operacion por ne javen e pare e kam pas barkin shume te madh por ne javen tjeter me ka hup shume barku, une kam pi uje çdo mengjes ne tesell edhe shume mire ka nise me me humb barku se per shkak te operacionit s`mundem nihere me ba ushtrime deri sa ti baj 6 jave ama nese vazhdon keshtu shume mire me ka humb deri tash per dy jave.
Blerta (13 vite më parë)
Pershendetje une kam lind qe tre muaj po i kom do dieta po nuk i kom perdor deri sa ti mbush djali im 6 muaj se e kam me gji edhe une po hi ne faqe www.dietat mbas lindjes e kqyre se cila te pershtatet, une me veze kom me bo aty eshte e shkrune po ni here nuk guxoj me provu ama hin lyp veq lyp, tani aty te dalin qishtu, tung klm nashta ki sukses.
Eda (13 vite më parë)
Pershendetje Blerta,edhe une kam lindur me operacion para 3 javesh,mjeku me ka sygjeruar qe uje per nje kohe mos te pije vetem qaj te ftohte,dhe une qe 3 jave nuk kam pire uje,gjithashtu barkun kam filluar ta masazhoj me krem kunder strijave dhe pastajj veshi korse,tani do te filloj me krem te njejte por do ta perdori Realx&Tone besoj qe do te jete efektiv,e kuptoj hallin tend pasi qe ne pozite te njejte jam edhe une por e verej qe barku ka filluar te hiqet pasi qe ne shtatzani kam fituar 10 kg e djalin e kam lindur 4 kg.Shpresoj se do ta arrish formen e kerkuar :)
Dona (13 vite më parë)
Pershendetje Blerta. Barkun veq me ushtrime munesh me forcu, provo qdo mengjes ose mbramje bon ushtrime te barkut ka 10 ose 20 qdo dite ki me pas rezultat. Besoj se krejt nenat e kane kete problem pas lindjes, shpresoj se te ndihmova..
Tija (13 vite më parë)
Pershendetje Blerta,menyra me e mire per ta hequr barkun eshte qe te pish uje shume minimumi 2 litra ne dite kjo te ndihmon shume ne shkrirjen e yndyres ne bark dhe ne gjithe trupin dhe menyra tjeter e cila funksionon shume mire beni 2 here ne die nga 20 ushtrime per bark ushtrimet kane efekt vetem nese i beni rregullisht pa ndreprere 2 here ne dite. Te njejten gje e kam bere edhe une dhe tek une ka funksionuar shume mire edhe pse e kam pasur barkun shume te madh mbas lindjes ,tash as qe verehem qe kam lindur femije. Te uroj qe te kesh sukses, Tija.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?