Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Rënia e bebes nga divani

Pershendetje nena te dashura!


Ju lutem me thoni a ju ka rene ndonjehere bebja nga divani ne tapet? Nese po, a ka pas pasoja? Sepse nje gje e tille me ndodhi mua sot! Por nuk u demtua por po kam frike mos ka ndonje gje... keshtu duket shume normal por se di kam frike, ju lutem me thoni sa me shpejte!

V (13 vite më parë)
Loreta (13 vite më parë)
E dashur, mos u shqeteso qe te ka rene nqs tani eshte mire dhe ha e sillet normalisht ske pse te mbash merak se stresohesh e rrezikon te te ike qumeshti i gjirit. Por ki kujdes per heret e tjerat. Bebi tu befte 100 vjec.
V (13 vite më parë)
Pse çfare problemi ka nese vjell? Pasi mbas gjysem ore me volli pak pasi i dhashe me pi por ishte mengjes dhe gjiri ishte i tejmbushur ndaj mendova se volli ngaqe piu shume. Me thoni ju lutem?!
Besa (13 vite më parë)
Pershendetje!! e njejta gje me ka ndodh edhe mu para do muajve, nuk e di sakte se kur, por bebi im ka ra si anash ne krahe po ka qajte pak, e kam qetesu, me eshte dukur qe nuk eshte lendu se ka hanger normal, ka flejte normal, e keshtu qe mos u shqeteso se kurgjo nuk eshte veç nese vjell, atehere qoje te pediatri. Dimrit i ka rreshqite burrit prej dore ne akull, me kry ka ra po kurgjo nuk u be, fati edhe ate ka ra me tru teposhte, e kam pas te pediatri ka thene qe kurgjo nuk eshte veç nese vjell atehere eshte keq se qe qan pak nuk eshte kurgjo, ju pershendes shume.
V (13 vite më parë)
Ne fakt beba ime ra me kurriz dhe koke por nuk ka asnje problem sillet normal, si thua duhet te shqetesohem?! Beba ime veç qau dhe kur e preka ne trup dhe koke per ta pare nese qan kur e prek nuk qau... ju lutem m`u pergjigni a duhet te shqetesohem?
A (13 vite më parë)
Tung, mua me ka ndodh kur ka pasur vajza diku 7-8 muaj nuk e di sakte, vetem qe ajo ka ra me fytyre jo me koke prapa, ka qajte normal se u tremb edhe ka pas dhimbje pak po e kam qetesu duke ja lare fytyren. Si shenja jo te mira me sa di une kur bjen me koke pas edhe lendohet ne tru eshte e vjellura e shoqeruar edhe me humbje te vetedijes te femija. Andaj nese tani e ke vajzen mire, pin, han si duhet eshte e qete vepron si zakonisht nuk ke nevoje me u shqetesu. Ndodhin keto gjera tek femijet por ti kujdes mos e lere asnjehere vetem. Nje femije nuk eshte ne gjendje te kontrolloje si ne te rriturit, te mos rrezikun qe i kanoset deri sa te mbush 13 muaj e me shume. Por per çdo rast nese nuk qetesohesh dergoje tek pediatri sot.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?