Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Lindja dhe javët e shtatzënisë

Pershendetje nena. Jam shtatzene dhe pres femijen e pare. Ndodhem ne javen e 38, shume gra me thone qe me femijen e pare mundesh me u shty nje jave. dmth mund te shkoj deri ne javen e 40-te apo edhe te kaloj terminin. Nderkaq me intereson te di nese ndokush prej jush ka lindur femijen e pare edhe ne kete moshe te shtatzenise? Ju pershendes dhe ju uroj shendet.

Aulona (13 vite më parë)
Linda (13 vite më parë)
Aulona, dhimbjet qe ke ti ne fund te barkut dhe vagine siç i quan ti, quhen kontraksione pergaditore ose pasi qe jeton ne Gjermani ata i qujane Vorwehen, keto dhimbje bejne qe mitra te kontraktohet dhe koka e fetusit te marre poziten e lindjes dhe te zbret sa me shume poshte gje qe jane shume normale. Ndersa ato te lindjes dallojne nga keto pergaditoret ne paraqitjen e tyre te rregullt fillimisht çdo 15 - 20 minuta dhe vijne duke te mbajtur me shume pra zgjasin me shume dhe vijne duke u shpeshtuar. Tek une personalisht dhimbja e pare eshte paraqitur 23:55 dhe vajzen e kam lindur ne 08:45, pra 8 ore e 45 minuta. Qe nga kontraksioni i pare gjer ne oren 02:00 ne mesnate jam hapur 2 cm nga kjo gjer ne oren 07:20 jam hapur 4 cm nga kjo ore me jane shpeshtuar dhimbjet dhe pak me ndihmen e mjekut deri ne ora 08:00 jam hapur 7 cm dhe ne oren 08:30 10 cm dhe per 15 minuta kam lindur vajzen me dy te shtyra (pak hajgare). Nuk eshte veshtire qe te lindesh normal nje femije e sidomos per ju atje qe i keni te gjitha kushtet, askush nuk ua imponon pozicionin si doni te rrini kur keni dhimbjet, nuk u bene presion askush per asgje, merrni keshilla paraprake (vorberaitungskurs) etj. etj. Une te kisha keshilluar qe tani e tutje te vazhdodh te ecesh aq sa mundesh, lodhjen qe e ke eshte mese normale si te hysh ne tremujorin e 3-te pra nga java 28 e tutje. Mundohu qe te pushosh tani paralindje qe te mos jesh e lodhur kur te vie momenti, beje çanten gati me gjerat e duhura dhe qendro e relaksume, çdo gje do shkoje mire me rendesi eshte qe frymemarrjen ta kontrollosh gjate dhimbjeve, te marresh fryme thelle dhe ta lirosh ate. Te deshiroje lindje sa me te lehte dhe femije te shendoshe.
Aulona (13 vite më parë)
Ju falenderoj te gjithave per fjalet e juaja. Shpresoj te shkoj gjithcka ne rregull deri ne fund. Ju uroj shendet dhe gjithe te mirat per bebet e juaja. Respekt per ju: Aulona - Gjermani.
Iliriana (13 vite më parë)
Pershendetje nena. Une para 4 javeve e kam lindur djalin tim ne javen 37 plus 4 dite dhe eshte lindja ime e pare. Keshtu qe eshte mire qe te mos iu besohet shume miteve. Gjithashtu vlen te ceket se edhe pse eshte femiu i pare lindja nuk ka zgjate shume me dhimbje me te forta komplet 3 ore. Ju uroj suksese te gjitha juve qe prisni te beheni nena dhe ju them te mos brengoseni per arsye se te gjitha harrohen kur e merr femiun ne krahe eshte ndjenje shume e mire. Suksese.
Vali (13 vite më parë)
Sa i perket javes se 40 nuk ka dert une per veti kam kaluar terminin 10 dhe pata hy ne javen e 42 dhe ateherw linda mire, bebi 3900, dhe tash eshte mire, aty vetem zoti e di se kur do vjen nje femije ne kete bote, te pershendes duke te deshiruar lindje sa me te lehte.
Eda (13 vite më parë)
Pershendetje Aulona, une kam lindur ne javen e 38 me operacion dmth pa me kap dhimbjet, djalin e kam lindur 4 kg dhe te shendoshe, qe nga java e 37 njihet si termin i plote keshtu qe tani nuk ki nevoje per brengosje, shtatzania mund te shtyhet deri ne javen e 42, thone qe zakonisht kur ke vajze lind me shpejt ndersa djemte vonojne... Te uroj lindje te lehte dhe nje bebe te shendetshme dhe shume fat ne jete.
Aulona (13 vite më parë)
Linda, te falenderoj perzemersisht per pergjigjen tuaj. Une nuk di nese jam afer lindjes apo jo, po ndjej nganjehere disa dhimbje te shpines sikur ne kohen kur vijne menstruacionet poashtu dhe disa therrje ne vagine. Te them te drejten jam pak e shqetesuar ne lidhje me lindjen si do te ndodh :S... Gati tere naten jam pa gjume duke menduar... jam disi dhe e lodhur diten, vetem shtrire kam deshire te rri ndersa gjate gjithe periudhes se shtatzenise kisha gjendje te mire une dhe bebi. Te deshiroj gjithe te mirat ty dhe vajzes tuaj.
Linda (13 vite më parë)
Ti mos degjo cfare thone grate por cfare te thote gjinekologu. Nuk eshte e vertete kjo qe ne femijen e pare mund te kaloje nje jave pas terminit. Une e kam lindur vajzen ne javen e 39-femija i pare keshtu qe hudhet poshte ky mit i tyre. Nje keshille. Femija do te dale ne kete bote, ne ate moment kur ai eshte i gatshem. Si shenja qe lindja eshte afer une nga pervoja mund te them qe jane: zbritja e barkut poshte perfaersisht nje shuplake e jotja e dores, frymarrje te lehte sepse femija ka zbrit poshte dhe nuk i shtyp me organet si gjate pjeses se tjeter te shtatzenise, e ndjen veten me lehte, flen me mire se sa ne javet e fundit. Une kur ate dite qe kam verejtur se barku me ka ra shume poshte po brenda atyre 24 oreve e kam lindur vajzen.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?