Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Sa zgjasin dhimbjet e barkut te bebet dhe si t`ia qetësoj ato?
Pershendetje nena te dashura, jam nje nene e re qe kam lindur nje vajze. Vajza eshte 1 muajshe e 2 jave. Por jam e shqetesuar shume se ka shume shtrengime nga barku. Desha te dija sa i zgjasin keto dhimbje barku dhe cfare te bej qe ta qetesoj? Kam vajtur te pediateri dhe me ka thene qe jane normale, por une e shikoj beben time qe shtrengohet fort dhe te skuqet ne fytyre dhe qe qan pa pushim dhe behem shume keq. Ju lutem me ndihmoni si ta qetesoj vogelushes time...dhe si mund ta vesh ne kete stine te nxehte? Desha te me jepnit dhe nje mendim se kur mundem me shku per pushime une me vajzen? I vleresoj shume pergjigjet tuaja.
Rina Maloku (13 vite më parë)
Yllka (13 vite më parë)
Caj Fenchel nga Hipp eshte shume i mire, kembet e vajzes bonja bashke, gjunjet mbeshtetja sa me afer gjoksit ajo leshon gazra dhe shlirohet edhe masazh ne bark mundesh me i bo me krem per bebe. Ne pushime mundesh kur te duash me shku merr kapele verore, mbaje vajzen nder hije edhe vishi maica te bardha dhe jepi me pi sa ma shume dhe ndonje sirup qe ta jep pediatri. Te pershendes :)
Ana (13 vite më parë)
E dashur ashtu si te ka thene dhe pediatri ato dhembje jane mese normale, por ti mund ti besh pak caj mali dhe ti japesh dy luge caji sa here qe te shohesh qe ajo qan shume,jo caj kamomili se i shtojne dhembjet. Tani qe dhe vajza mbaroi ditet e veta fillo dhe ta veshesh sa me holle, mjafton dhe nje kanatjere dhe nje badi me menge te shkurtra dhe pak me vone vetem me nje kanatjere eshte shume mire. Sa per pushimet mund ti prenotosh kur te duash dhe seshte asnje problem, por mos harro te marresh me vete nje krem mbrojtes qe ta lyesh shume here, mbrojtese ndaj mushkonjave, dhe nje shurup per raste temperature,...dhe me kryesorja ta nxjerresh shetitje cdo mengjes dhe cdo darke per te marre jodin e mjaftueshem, por ne oren 12-5 mbasdite eshte mire ta mbash brenda se rrezet e diellit jane shume te forta dhe eshte shume vape,.. te uroj gjith te mirat, dhe me jete te gjate vajzes.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?