Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Sot e kuptova qe e kam bebin me sindromin daun!

Pershendetje nena jam e merzitur jasht mase se spo di ti gjej vetes qetsi dua te tranohem dua ta mbys veten sdua jet me me ndihmoni cfar te bej sot mora vesh se kam bebin me semundjen down sindrom jam ne muajin e gjasht qfar me kshilloni ju lutem ta abortoj edhe pse me dhemb ohhhhhhhhhhh kur mendoj ta bej ket gje me ndihmoniiiiiiiiiii ju lutemmmmmm qfar te bej

Anda_ ♥♥ (11 vite më parë)
(11 vite më parë)
Komenti është larguar nga moderatori
******* Shqipjaa ******* ** (11 vite më parë)
ohhh anda zoti te ndihmoft e dashur uroj te behet me emira per juve mosu deshpro fundi fundit deshira e zotit eshte kjo edhe qdo gje qe ndodh me neve,,,,zoti te ndihmoftt
(11 vite më parë)
Anda shum po me vika keq po ne dor te zotit , eshte diqka qe nuk mund te bejeme me fuqin ton veq fuqia e zotit inshallah ti zdrit rruget ne ditet ne vazhdim dhe te mban te fort jeta qeto i ka asgje komplet . Te pershendes shum uroj gjithqka te hec prej se mbari shum me preke .
Anda_ ♥♥ (11 vite më parë)
o nena pershendetje si jeni si ja kaloni si i keni femijet po 7zenat si ja kaloni ... Nena une qe 1 jav rresht jam nen kontrrolla asnji ndryshim nuk eshte pos me kec e kam bebin skam mundur te futem ne portal po mundohem te mbahem e fort ende po qka behet nuk e dij se pom duket e kan lendu edh eme gjilper kur e kan marur ujin kshtu qe ju tregoj per gjdo gje si eshte gjendja ime katastrof allahut ju kom pshtet pa marur ndonje problem mendor
******* Shqipjaa ******* ** (11 vite më parë)
anda am,munesh em na tregu qate tha mjeku te henen
Xhoni Xhoni (11 vite më parë)
Te uroj fat, zoti qofte me ty dhe te ndimofte .
Eliza Muharremi (11 vite më parë)
Aneda a ka diqka tre nga ti
Anda_ ♥♥ (11 vite më parë)
Ju flm o nena per kshilla per sugjerime me keni ndihmuar jasht mase nuk dij si te ju falimenderoj sepse kam edhe jam ne hall deri tek henen se kam kontrrol tjetr pres te me eshte ber ndoje gabim Inshalla
Fijona Jona (11 vite më parë)
Me shpresen me te madhe pres qe mjeku te ket gabuar pres por sido qe te shkojn punet mere me qetsi por te kisha keshillu me e ndru mjekun e me bo analizat dhe cka tjet e nevoishme... ndaj dhimbjen me ty skam fjal per te shtuar jam merzitur tej mase
Amar Berisha (11 vite më parë)
Anda po te kuptoj qe je e merzitur ama mos mendo me abortu se shum kan gabu kshtu e ne fund femija ka dal shendosh e mir tash spo di sa muaj ke ama ai ka shpirt eshte njesoj sikur ta lindesh e ta mbysesh.e kom ni rast qe ka pas binake edhe i kan thon mi hjek bebat se jon me te meta edhe qaq e vendosur u kon ajo gruja edhe nuk ka dasht mi hjek edhe a beson kur ka lind shnosh e mir jon kon edhe sot jon ato vajza ne fakultet ma te mirat jon.une tkisha sygjeru mos me abortu.edhe me kon me sindrom eshte sprov nga Allahu duhesh me u pajtu.te lutem mendohu para se mu pendu.te deshiroj gjitha te mirat ne jete bashk me beben.
(11 vite më parë)
Me shpresen qe mjeket te kee gabuar edhe gabojne gabimet jane njerezore dhe uroj me zemer te jete kjo, sa per vendimin je ti ajo qe duhet te vendosesh sepse ka te beje jeta jote dhe e femijes tend. Ke dy zgjidhje nese do i vendosnim ti shohim me vemendje ne mban femijen dhe te qetesohsh veten te pranosh faktin si eshte ne te vertete dhe e dyta ta heqesh(o zot me fal) te dyja zgjidhjet kane pasoja ne shpirt kjo dihet por me qetesine tende vendos ti dhe askush tjeter, reflekto dhe mendo se cfare kga keto dy zgjidhje do te bej ty me teper te ndiheshe keq. vazhdoj me shpresen qe te kene gabuar, vetem qetesohu e dashur!
Kosovare 1 (11 vite më parë)
Uroj me zemer qe analiza te ket qene gabim por edhe nese eshte e vertete ti duhet te jesh e forte dhe te ballafaqohesh me realitetin.Është me rëndësi të kujtojmë se ju nuk jeni përgjegjës (fajtor) që fëmiu juaj ka sindromin Down. Asgjë nuk e shkakton këtë para ose gjatë shtatzanisë. Kjo ndodh në të gjitha racat, në të gjitha klasat sociale dhe në të gjitha vendet nëpër gjithë botën. Kjo mund të ndodh të çdo njëri.
lola 1 (11 vite më parë)
anda e dashur lexova okmentee rend qaq shoh do komenete qe mu me bjene te forte e lene me ty. ue jam nene e dy femijeve., femiu ne pare e linda 2 muja pa i bere 35 vjeqe nderas te dytit tash i ka 6 muaj dmth me 37 e gjys e bera. duke lexuar bukur shume dhe s e vet jam biologe kisha frike pak ne shtazanin e dyte per shkaka te moshes. e kam bere tripeltestin ne javen e 15. askush nga ana ime ose e burit nuk aka ndonje ge po qe mu pike ne kry . a beson qe shkova e dhash gjakun dhe kur kam dal prej labratorit mu leshu vaj si budall. edhe kom then kurr ne jetene time skom hy me ne g\\\\\\\\gjynah se ate dite. lutesha te mos me shkruaj zoti per gjynah. smujsah me u qetesu.... erdhi analzia dhe cdo gje doli mire fale zotit. kjo qe thua ti mua me duket se atte shkruan gjasat nje ne sa mundte me ndohd se une e kom pas 1 ne 18000 e mos ke diqa te tille. se si dabell trippel testi dhe amniosinteza pom duket shume vone me ta ba. mjeku me ka pas then desha te bera analalizen po kjo ka qene e kaluar se ne ameriek e kanada seljeohet me e ba nje gje t tille se eshte krijes e zotit qado qe te vjne mire se vjne. shume mire paska fol edhe kjo nena e ka vajzen me sindrom edhe ajo psikologja por pra e din ti me se mirir se qka ben cjka vendos veq medohu mire si per po si per jo. sindromi semndje nuk ehste , eshte cregullim kromozomesh dhe asgje me shume. ka rast qe kan intelegjenc me te larte se femijete zakonshem ose me te ulet. jane te mire si llokuma engjuj te zotit ,zoti i rujt kudo ku ka femije tek e fundit te gjithe jemi kreijesa te tij te qafi shume e dahsur e mos u ngut si te kan tehene nenat tjera viziot edhe naj mjek tjeter te qfi shume ty e bebushinnnnnnnnnnnn
(11 vite më parë)
Asgje nuk eshte me e rendesishme per ty se sa realiteti. Realiteti eshte qe aminocenteza siguron 90% jo 25%. Definoje kete. Shko tek nje ultrasonist si dhe tek nje prof dr i gjenetikes. ai ta jep saktesine e kesaj. nese vertetohet qe eshte, atehere mate veten,lexo, informohu, si eshte me pas femije me kete sindrom, perparesite dhe mangesite, jetesa me dhe pa kete sindrom. eshte shume evretet qe ti tere jeten tende do ja kushton ekskluziv atij femije, si dihet sa ka me qene as me intelegjence, as si ka me i pas aftesite psiko fizike, keshtu qe pergaditu, ne rast se vertetohet se nuk eshte, e ke femiun e pare vajzen nga e cila e din se si eshte te kesh femije pa kete sindrom. raste me famije paske me hendikep, thujse i njejti rast eshte pak a shume. me fal per fjalet e mia por ky eshte realiteti, cdo gje varet sa ke mundesi ti, sa ke durim, sa me deshire e pret kete femije etj etj. Une dje ndejta me nje vajze 14 vjece ne prishtine me kete sindrom. e takova tek stomatologu. njoh dhe medinen ne kosove me kete sindrome, po ajo ka arrit shume. kam dhe nje rast ne famije. po keta 3 persona qe njoh kishin dallime ne mes vete. kjo tek stomatologu, nuk fliste( 10 fjale ne total i kishte ne fjalor). me ndegju degjonte, pamjen me sindrom., trupi normal. ne familje e kemi me trisomi qe te dyja dhe sindromin. pra, ka dhe defektin e kurrizit, buzes se leprit, degjimit e kshtu. medina, ka vetem pamjen se cdo gje e ka te nje personi normal. se pari vertetohu mire e mire, pastaj mat forcat tua. a realitetit mos i ik kurr.
Elena Palokaj (11 vite më parë)
Anda te pershendes,jam psiologe dhe jetoj edhe une jashte,pse shqetesohesh aq shume e dashur,femija qe ke ti ne barke eshte kerthiza jote,fryma jote,jeta jote dhe me asnje te mete,dmth dr kan then qe e ka gjendjen e mire vetem se ka sindromin daun,ketu ku jetoj une nuk e ben askush kete analize,pse me bo kete analize aj eshte femi si gjith femijet tjere,dallimi eshte ne pamje dhe ne intelegjenc dmth jan me intelegjent se femijet tjer.Te kuptoj se merzitesh dhe e ke te veshtire por qetesohu dhe mos e shqeteso bebuahin tend dhe me kontakto nese son me bisedu me gjate jam e gatshme tet ndihmoj
(11 vite më parë)
Edhe kunates tem i kan thon me sindrom daun kur ka shku tjeter kun i kan thon jo,edhe ka lind qika saj si rrush,mos u gut se mundem me gabu...
(11 vite më parë)
Anda, nga pervoja profesionale pot trregoj shkurt: ka pas raste qe pacientet kan ardh te qmendura sepse mjeku u ka than qe ke beben me ket sindrrom, dhe kur mjeku tueter e ka kontrrollu nuk i ka pa ket sindrrom. Keshilla ime eshte qe te shkosh te 3 apo qoft nevoja edhe 5 mjek te ndrryshem dhe shiqo e pyet mendinet e tyre. Ju uroj fat dhe gjdo te mir
(11 vite më parë)
Anda,une kam kerku me bo analizen kur kam qene ne javen e 18 dr me tha ske nevoje me bo por e bona,masi e kom bo kom kajt i kom i kom rra pishmon qe e bona se thash edhe sikur te jete me sindrom ose sido qe te jete une asnihere nuk do e heq,aq i pata rra pishmon qe e bona analizen sa iden se ke,sepse nuk do e kisha heq edhe sikur mos te ishte mire,eshte beba ime sido qe te jete nuk e kisha hek,kur e mora vesh rezultatin me doli mire por vAllahin sido qe te me kishe dal asnihere se kisha heq,edhe femiju me Sindrom eshte femije eshte gjyna me hek,mos thuj denim nga Zoti mund te jete sporv mos e hek do ta duash aq shume sa do gezohesh qe nuk e ke hek...
(11 vite më parë)
anda mfal qe pot pyes a femin e par e ke dhe sa vjece je ?
ErzaG (11 vite më parë)
Me vjen keq qe te them, por nese kisha prit 10 vite per nje femije, jo vetem me sindromin down, po edhe me te gjitha anomalite e botes do e kisha pranu! E sa per info, femijet me sindrom down jane shume te mire, dje te dashur! Cdo krijese e kesaj bote eshte e mrekullueshme!
(11 vite më parë)
Anda , te kisha keshillu mi nderru mjekun ose nese jeton ne kosove mundesh me marr disa infromacione me shku en tirane ne spitalin amerikan aty besoj qe do te tregojne drejt se nese e ke vajzen mir apo jo .. Gjithsesi shpresoj te jet mir, ti mes u streso se aty esht puna e zotit dhe e kerkuj tjeter po te kisha keshillu me shku ne spitalin amerikan sepse kam ndegju se jan specialista per keto semundje ose zbulimin e semundjeve.. uroj me gjith zemer te marrim lajme te mira nga ty .
Orjeta Eta (11 vite më parë)
pershendetje Anda, e kuptoj situaten tende, te kuptosh qe dicka nuk shkon sic duhet tek femija eshte dicka e rende, por besom se sindroma down eshte me lihta e mindshme perpara shuem semundjeve te tjera sic jane fmijet me autizem, femijet me disrofi muskulare, femijet me sindromen dawn jane te dashur, jane femije te zgjuar, shume prej tyre munden te jene vetem ne dukje dawn pasi mund te kene zhvillim normal mendor, te betohem qe sindroma down pwrpara autizmit dhe distrofise sidomos nuk eshte asgje.... nuk e di un per vete si fillim do kisha enderr vetem te isha shtatzene pastaj se cfare ndodh me pas kjo eshte ne doren e Zotit, ne nuk na takon te vendosim ne vend te tij, un te kisha sugjeruar ta mbaje femijen aq me mire tani qe teknologia ka perparuar ti e ke pare qe tani dhe ke kohe qe te pergatitesh per te pritur nje femije me sindriomen dawn, te uroj cdo te mire ne jete
Dija Dija (11 vite më parë)
Tu kisha lut mos me abortu,kjo esht sprov e allahut,tash edhe na qe ikemi mir nuk e dim te ardhmen. Si dot jen andaj duhet mu pajtu me qdo gje.gjyna beba me myt ..
Kl&kl . (11 vite më parë)
Valla anda une nuk po di as qka me fol,nuk po kam fjal veq se di pse aj dr. kaq vone e ka vrejt kete gje.siguro kete gje mir njeher une per veti sdi a kisha mujt ne abortu veq desha me te thene qe nese eshte gjinekologu fajtor qe nuk e ka vrejt ma heret e kisha shqyrtu kete pune edhe ne gjyq se edhe kta dr. ne dit te sodit veq rendin me kry.
Mimi M (11 vite më parë)
Psh Anda pom vjen shum keq per ty dhe un tu kisha lut mos mu ngut edhe nena ime kur ka qene shtatzene ne motren time i ka thene mjeku nuk tu ka zhvillu beba sa duhet i ka qit terapi edhe kjo u tut mi pi se e ka pas fmin e 3 e 2 fmit epar i ka lind pa problem edhe ka vendos mos me mar at terapi edhe kur ka shku heren tjeter ne kontroll e ka pyet a i ke pi hapat nana ime i ka thene po edhe doktorresha i ka than a e she se fmiu tu ka zhvillu shum mir ne tvertet kjo si ka pi hiq edhe ka lind fmin si drita kshtuqe mos u ngut me mar vendim tshpejt tpershendes
(11 vite më parë)
anda moter pik se par duhet te kemi besim te allahau ti qojm ment qe ekemi nje mbrojtes edhe ka fuqi per gjdo gje un te kisha then mos u gut me orbetuar ajo tasht esht mjaf e madhe ndoshta mjekt kan gabuar inshalla e qe nuk a zhvilluar sa duhet hiq mos u ber mmerak sepse edhe un motren e kam ne gjermani edhe kur ka qend shtatzen beben e ka pasur te vogel me trup po ashtu edhe me pesh e mjekt qka mos i kan then thojshin qe nuk asht nermale qe ka met kaq e vogel e kesi fjal si mjekt ma qe din me te tranu krejt po tashti e ka lind elhamdurila nga allahu eka shum shum mir edhe ashnetu e te gjithai ka moter ka edhe me keq se ti ja un po lypi nje femi e allahu ende smaka dhen ket dhurat por jo mi quar met me vdekja sepse nuk asht mir moter qetsohu edhe lute allahu qe te ndihmooj
(11 vite më parë)
anda pom vjen shum keqq shumm besom, zgjedhja esht e jotja askush smundet meta imponu diqka qe mvaret rej teje, ka nana i kan lind normal dhe me pas ju kan smu me smundje pa sherruse , e vnoj vetin nven tan shumm po ndina keq zdi qka met than ishalla esht edhe naj gabim ishalla te thon mjek se kan gabu
(11 vite më parë)
Anda me vije keq, uroj te jet nje gabim ... Veq diqka desha te them halla ime ska pas femije 20 vite. E mbaj mend nje fjal qe thojke o te te me fal zoti edhe nje mace veq te te del nga une dhe te di qa eshte te behesh nen . Mua veq kjo fjal e saj nese kisha qen ne vend tendin e kisha pas te leht vendimin. ...
Lanika Lanika (11 vite më parë)
Na shqiptart jena popull i prapambetur ktu un plot shoh ksi njerz me ket sindrom ju gjejn pun shkoll gjitha tmirat i dojn e i respektojn shum e ne sdi qfar populli jemi qe skem dashuri per kta persona e i anashkalojm ju thojna budall cnccn halla e burrit e ka ni djal 30 vjet i ka esht me kit sindorm para 1 muje kan qen te un kan nejt 1 jav per her tpar mka ra me pa at djal veq teper i dashur i sjellshem gjeni njeri
(11 vite më parë)
Anda allahu te ndihmoft shpresoj te ken gabuar mjeket dhe qka vjen prej allahu mir se ardhet prap ti vendos por mos u ngut shko bo dhe kontrrolla tjera deri sa te tregoj sakt te uroj qdo te mir...
*anika* *2* (11 vite më parë)
anda pse kaq von e ke kuptu qe bebi ka sindrom daun,gjinokologu u dasht vrejt qysh ne javen e 12 ne baz te transulences nuhale nese ka qen me e madhe se 3mm ateher dyshohet e duhet te besh teste ta vertetosh e ne fund amniosintezen e jo te shkon kaq gjate shtatzania,sidoqoft eshte vendimi yt a don te abortosh a jo se krejt mundemi fol shlir masi sjemi ne poziten tonde,Allahu ta lehtesoft
Xhoni Xhoni (11 vite më parë)
Anda bej kujdes ne vendimin qe do marresh,duhet te jene mjeket te sigurt per rezultatin ,e me pas ti duhet mendosh cdo gje me qetesi,eshte dhimbje cdo zgjedhje qe do te te duhet te besh,te uroj me te miren per ty dhe bebin
(11 vite më parë)
Anda ku jeton ti e dashur a ke bo ndonje analiz extra qe i pagun nga gjepi jott se nuk po mundem ti lexoj te gjitha se paska shumm komente
******* Shqipjaa ******* ** (11 vite më parë)
Qdo gje qe jep zoti na duhet ta pranojm se pa e ber zoti emer ajo nuk ndodh keto jan sprova te allahut prandaj anda lutju zotit te jet gabim e lutju ta fal femijen pa sindro down,,por edhe pot jet aashtu prap falemderoju zotit qe ta mundeson mbas 10 vitev ta dish qa eshte evladi aj me sindrom ose pa te aj do te therras nènë do ta gezoj zemren tende un njoh persona e kete sindrom eshte qdo gje ne rregull jan shumm te zgjuar ja fakti i era era prandaj mosu merzit shum shikoj anet pozitive jo veq negativete uroj nga zemra te kesh durim e te jet femija pa sindromin down gjitha tmirat
(11 vite më parë)
Anda a asht 100 % e sigurt kjo qe po thuaa a vetem po dyshojn mjekt,,un e kam nje shoqe timen te ciles i paten then se femija do te lind me te meta mendore si dhe i paralizuar,,edhe ajo ishte ne muajin e 5-6 por vendosi ta mbante sido qe te jet ai femij..kur e lindi beben e ka lind nje femij shum te shendosh pa asnje problem.. tash ja ka ber 1 vit esht femij shum i shendetshem..shpresoj te ken gabu mjeket spo di e dashur cka te them me vjen shummm keq
Eraa Era (11 vite më parë)
Jo aisha te tema e javes po ketu tek pyet nenat.Shiko lart ku eshte kerko qe eshte afer pyet
(11 vite më parë)
Wera ku me gjet shkrimin tan spo muk e lypa te tema kaves mos. Ke qen moderatore po ste gjeta
Anda_ ♥♥ (11 vite më parë)
po lola ket analiz ma kan ber po ma kan ber me vones ket analis e kam ber ne spital se me ka derguar mjekja ime se pse kjo dojke te me detyronte me nji analiz qe ka kushtu dikund 3000 ero poat ngula kemb sdesha ta bej edhe fryti nuk eshte zhvilluar per kta muaj sa kam por vetem 350 gr kam 6 muaj shtazani krejt ne rregull eshte edhe mjeku ne spital me tha po vetem ket analiz dua tja bej FRUCH WASSER e beri me tha se ka ket semundje asgje gabim skan gjetur ne pjeset e trupit pos ne baz kesaj analize kan konstatuar se eshte me ket semundje po me mir mos ta kisha ditur fare se qe e dij e kisha lindur pa dijeni kshtu kam edhe tre muaj ku e dij une sa dem do i bej me ket stresin tim qe me eshte futur ne shpirt
(11 vite më parë)
Anda vendimi te takon ty dhe bashkeshortit tend por me acaron fakti se ne si popull ende kemi rezerva per dashurine e ketyre femijeve.Ata nuk jane shume me ndryshe se tjeret femije,me se miri ti sqaroi nena Era era e cila ka nje rast te tille.Te uroj me te miren ty dhe bebes tende
Eraa Era (11 vite më parë)
Faleminderit nisa.Mua me behet qejfi qe ka nena ketu qe lexojne per kete gje edhe pse nuk kane probleme te tilla.Dhe sigurisht jeni ju qe me mbeshtesni gjithmone.Faleminderit!
(11 vite më parë)
Nena ju kisha lut se pari her mos me ju lut grus me ose mos me abortu,sigurisht zgjedhja esht e saj e ne nuk jemi ne lekut te saj,anda ty zoti te ka sprovu 10 vite pa femij,gjat ketyre.viteve ki zgjat duart nga zoti dhe je lutur.te behesh nen dhe ja zoti te dhuron nje dhurat te shumpritur po prap e sprovuar Anda mendo mate mir punen e pre,ndoshta me asnjehr zdo mund te kesh femij ne krah,ndoshta dhe shum tjer do lindish sidoqoft ti edashur mendo,un punoj moter e nena mas 3 femijeve ka lind femij me dawn e ka than zoti ma ka qu e brina me I pas qu.e kisha lind,ka pas raste qe sun e ka perballu.ti edin veten tende me se miri sidoqoft mer vendim qe ty te duket me e logjikshme ashtu
Jeta . (11 vite më parë)
Te pergezoj Era per mesazhin tende sensibilizues dhe dashurin qe tregon per keto femije.keta femij jan shum shum te dashur dhe me ndihmen e shkollave te posacme kan sot nji jete te mire, dikush punon, angazhohen si vullnetar neper shoqata etj.
Eraa Era (11 vite më parë)
Anda djathtas siper ne kete faqe tek kerko shkruaj \"historia ime me sindromin down\".Dhe do lexosh shume e shume komente te nenave ketu ne portal qe tregojne edhe rastet qe njohin vet dhe mua me kane ndihmuar shume fjalet e tyre.
Lola 82 (11 vite më parë)
Oj anda a mjekja joti te ka than apo te naj specialist tjeter ndegjo une kom vajzen $ vjeqare edhe kur jom kan zhtazane ne mujn e 4 me pat than gjinokologu qe po dyshoj qe esht me qet smuj qika po ai vetem me ultraza qa ka pa me ka than edhe me kan than me shku te nje spesialist ma i mir edhe jom shku ajo me ka than qe gjdo gje esht ne rregull po apet nuk besojsha qe esht mir edhe pse morra vendim qe nuk e abortoj kurr edhe me than me ba nje analiz thirret fruhtwaser esht uji qe rritet beba qata ma kan marr edhe e kan qu ne labor qajo analiz tregon qe nesht mfija krejt normal po ajo analiz bahet ne muajin e 4 edhe po du me than qe mos u ngut sot qika esht si drita e ishalla edhe ne ty kan gabu spo muj te ndihmoj ma shum se po ta besoj qe je ne ne ket gjendje se edhe une kam qen qeshtu edhe pse qajo analiz ka qen e sigurt deri eka fal zoti une me stres kom nejt
Anda_ ♥♥ (11 vite më parë)
Ket desha ta them lina kam ber analizen per mbi mosh 35 vjeqe qe behet per ket semundje te konstatohet ka dhe tri smundje tjera qe i konstaton kjo analizeshte qe ti thua glinaaaa jam 36 vjeqe
Eraa Era (11 vite më parë)
Anda kariotipi trizomi 21 do te thot sindromi down.E ka marre kete emer nga shkencetari qe e zbuloi.Kane disa ndryshime ne paraqitje si psh syte , hunda ,veshet etj.Ecin pak me vone , flasin me vone por kembengul qe nuk jane \" BUDALLENJ\' sic e kane pershtypjen shqiptaret.Une linda ne tirane dhe mjeket ma kumunikuan ate dite qe lindi vajza ne nje menyre shume te pasjlellshme e qe me beri te perjetoj shume keq.Por vazja ime filloi terapite , fizioterapi , per te foluren etj dhe sot eshte ne shkolle speciale .Te them qe ka nje memorie te pabesueshme.Meqe jeton ne gjermani besoj se do kete qendra per trajtimin e tyre.Kujdes me shume duhet pasi duhet tua mesosh shume gjera nga me elementaret , duhet ti besh fiskulture cdo dite etj.Vajza ime eshte 2 vjece e gjysem akoma nuk ka ecur por ka femije me sindrom qe ecin edhe 18 muajsh.Dje i kam bere testin e intelegjences dhe me doli 70% dhe shume u gezova se 100% jane femijet pa crregullim gjenetik shume te zgjuar.Me kete ecuri ajo 6 vjece do futet ne shkolle publike me femijet e tjere.Ajo qe mua me ka shqetesuar eshte se ka pas probleme ne zemer po u operua dhe doli me sukses.Nje gje dua te te them , te takon ty te jesh e forte per vete dhe per burrin.Une kam degjuar lloj lloj fjalesh nga njerezit tane dhe burri im sa nuk ra ne depresion po une mbylla veshet dhe syte dhe vetem lexoja .Sot ke shume mundesi informimi per ta .Mbaje mend nje gje nga une, nuk ka perqafim me te ngrohte as lumturi me te madhe per mua se kur ngrihet ne mengjes dhe me puth e thot\" mam love you\" .
Roland Dior (11 vite më parë)
Anda, pajtohem plotesisht me saren, eshte sprov per ty, allahu e di me se miri, mos u ngut me mor noj vendim qe ma von mundesh mu pendu por qe nuk ka mo kthim! Allahu te ndihmofte, inshallah nuk eshte e vertet kjo!
(11 vite më parë)
Anda,me dhimbesh shume qe je ne kete situate e vetme pa perkrahjen e familjes.Por une kam nje kunate qe njef shume mire gjuhen angleze dhe ne bsede te sper per kete semundje kemi hyre ne nje web site amerikan ku ne forumin e nenave shkruanin per kete sindrom.Shume nena kishin shkruar se ne analiza ju kane dal femijet qe do lindin me kete sindrom po fale deshres se Zotit kane lind shendosh e mire s molla bebet.Per disa nana qe ju kane dal mire ata kane lind me probleme shendetesore.Me kete qe shkrova desha te them,edhe pse mjeket thone se vertetesia e amniocentezes eshte 90% e sakte prape ne dore e ka Zoti shendetin e cdo engjulli qe presim.Cfare analize ke be per kete sindrom?a e ke be amniocentezen?Uroj te besh zgjedhjen e duhur dhe me te miren per ty dhe bebushin
Glina B (11 vite më parë)
Me vjen shume keq e dashur mfal qe po te pyes sa vjeqe je?
Anda_ ♥♥ (11 vite më parë)
Lola une te luftoj po deri piken e fundit ama mjekja ime me ka quar deri ket muaj pisja se kjo shkon ne tre mujorin e par analizen dua te them per ta ber sepse dojke te me detyroke nji tjetr ta bej qe kushton shumm po at nuk desha ta bej sepse me kushtoke
Anda_ ♥♥ (11 vite më parë)
Ah era era te lumt per kujdesin tend po ma sqaro pakez tlutem vetem don perkujdesje me te dhame apo ka edhe nji pamje te ndryshem ma trego ket te lutem sepse mua ma kan cekur trisomie und chromosom 21 sa qe spo muj edhe shum ti kuptoj ku qendron dallim mes ktyre edhe sindrom down
Lola 82 (11 vite më parë)
Anda mos u ngut zemer se edhe ketu gabojn mjekt se edhe une jetoj ne gjermani bonu e fort qkado qe fal zoti mir se ardht ti apet vendos vet ama te kisha kshillu me ban edhe naj kontroll lufto deri sat te thojn edhe naj tjeter mjek mos u derzo zemer
Anda_ ♥♥ (11 vite më parë)
Nisa te falimenderoj shum shum per ket kshill tenden qe do me ndihmoj edhe shpresoj qe to me pranojn njerzit e mij ta mbaj kshtu sic ma ka derguar allahu i madhrishem
Eraa Era (11 vite më parë)
Anda une po ngurroj te komentoj apo jo.Me erdhi keq kur lexova titullin sepse e di sa stres eshte ! Nenave ketu ne portal iu kam treguar qe une e kam vajzen me sindromin down.Ajo eshte 2 vjece e gjysem.Po eshte kaq e veshtire te jap nje keshille per kete rast Te rrisesh nje femije me sidrom down eshte shume e veshtire se do perkushtim e vullnet por ama une them qe per mua ka qene dhurata me e bukur qe me ka bere Zoti.Nuk ma ze goja ti them nje njeriu aborto se i bie qe mos ta dua vajzen time.Nuk eshte semundje sindromi down.Thjesht duhet me shume durim e pune.Uroj qe cdo gje te dale normal per bebin tend por sido qe te vijne punet mendohu mire para se te marresh nje vendim!
(11 vite më parë)
Edhe plus ti e paske cek 25% nuk eshte as 50% don me thon edhe qaj mjek skoka kon i sigurt qe te ka.thon qashtu met pas thon 80% apo 70 % po ste paska thon shume hiqu tina more se ka gabu inshaAllah
Jeta . (11 vite më parë)
Anda vertet eshte rast shum i prekshem dhe po te kuptoj plotesishte dhe nga ato qe un kam lexuar dhe pare po te shkruaj disa informata dhe mendime te mijat ne menyre qe ti ta kesh me te lehte te vendosesh.pik se pari do konsulltosh mjek te dyte per te vertetuar nese eshte e vertet lajmi qe ti sot more.92% e nenave ne mbare rruzullin tokesor, pasi mesoj lajmin e fetusit te tyre me sindormen down vendosin menjihere per abort dhe vetem diku 8% e lindin femijen dhe marrin te gjitha pergjegjesit dhe sfidat per kete femije gjat gjith jetes.nese lajmi eshte i vertet ti duhet te dakordohesh me faktin qe femija jote ka shpirt, eshte krijese e zotit krijese engjellore dhe jo si gjith te tjeret por don nje kujdes ndryshe, duhet te kesh parayshe qe shoqeria nuk i ka pranu keto femije dhe nuk do i pranoj akoma ne vazhdimesi megjithe perpjekjet qe keto femije te socializohen dhe te mos shihen si monstra, pra jetes deri ne fund me nji perkushtim jo si te gjith,duhet te kesh kushte ekonomike, duhet te marresh infomarmata dhe mundesi ne vendin ku jeton se si trajtohen keto femije dhe a ka kushte sepse dim qe ne vendet tona keto femije rrin mbyllur ne kater mure se eshte turp ti shikojn tjeret, por per mua keto femija jan engjellor te cilet meritojn shum dashuri.shum me rendesi bindja jote dhe akceptimi jot qe ai eshte krijesa jote dhe ska ndryshim aty por vetem me shum perkushtim.nese vendos per abort eshte komplet vendimi jot, edhe pse nuk do ta kisha sygjeruar ne asnje menyre.senatorja amrikane eshte ajo e cila eshte shpallur heroin pasi ka lindur femijen e saj me sindromen down edhe pse e dinte kete lajm para se te lindi.mos u streso shum, por bisedo me bahskeshortin me familjen te cilet do te ndihmojn ne marrjen e nje vendimi sepse sot keta femije kan shkolla te posacme kan trajtime te posacme dhe kalojn nje jete shum te qendrushme.ne luften e 2 boterore eshte bere nje masaker per te gjith femijet me te meta fizike dhe psiqike para dhe pas lindjes, vetem per shkakun qe ato nuk pranohen ne shoqeri dhe jan pengese e njerzimit por sot kjo teori makabre ka rene posht dhe se cdo krijese e dhuruar nga zoti ka te drejte te lind e shijoj jeten.uroj te qetesohesh.
(11 vite më parë)
Mos te shkoj mendja me abortu edhe qetesoje burin se qe te ka than shkendija ka.plot intelegjenta me ate semundje edhe qe po shpresoj qe kan gabu shume mjeket
Anda_ ♥♥ (11 vite më parë)
sara po loqk si nuk do ju lajmroj gjithsesi po mbaj shpres tek mjeku tjetr qfar me thot si te veproj
Anda_ ♥♥ (11 vite më parë)
Ju flm nena te dashura oh nuk po dij po e vuaj edhe me abortu nuk kam deshir ohhhh zot sdi sdi te pershkruaj jeten time me shkronja kam vuajtur shum ne ket jet per ket jan quar krejt familja ne kembe mos e provo veten edhe me ket boll je sprovuar ne jet nuk mundesh ta shtyesh jeten edh eme ket problem une jam ka dua te bij ne depreson spo di ka tia mbaj burri ashtu me dhimbset ky ky me thot qka te vij prej zoti mir se te vij femij i jemi eshte do e bej ball edhe kshtu
(11 vite më parë)
Anda lajmrona edhe neser qka po te thot specijalisti mbeshtetu ne Allah mos e trano veten te pres neser me pa durim me na jap nje lajm te gezushem zemer
Lanika Lanika (11 vite më parë)
Anda un te kisha than me shku me bo kontrollen edhe te naj mjek tjeter per ket pun shpresoj qe te ket gabu mjeku po edhe nese met vertet esht me sindrom down pse me abortu gjynah qysh ta fal zoti pranoje veq te rritet shendosh plot fmi ka me ket sindrom po jan shum te sjellshem e intelegjenta pastaj do pendohesh qe ke abortu do e fajsosh veten gjat ter jetes ti prap vendos vet veq nese zoti ma fal fmit tjer me ket prb do e mbaj e do e rriti si esht me se miri qka vje prej zoti mir se ardht
(11 vite më parë)
Jo jo kadale se edhe qaj.rasti qe po te tregoj ka ndodh ne finland mos kujto qe nuk gabojn mjekt e jashtit mos u ngut eshte sprov mga Allahu behu e forte se veq Allahi ta ndryshon gjendjen brenda nates zemer mos e himb besimin ne Zot e mi besu mjekve mbeshtetju Allahut qka.vjen prej Allahit mire se ardhe kur se dim ku eshte hajri ndoshta eshte sprov nga Allahu e prite lindjen ndoshta sosht qashtu qysh thojn mjeket lufto lufto mos u dorzo se Allahu i don saberlit Allahu te ndihmoft veq mos humb shpresen nga Allahu se veq Allahu ben mrekulli zemer
Anda_ ♥♥ (11 vite më parë)
Po neser kam me shku te specialisti kryesor ne spital qka do te thot edhe ai tash po shikoj
Eliza Muharremi (11 vite më parë)
po ani prit kqyr mir mos u ngut se un tash jam ne fillim te muajit te 6 po ket analiz e kam ber ne mujin e 4 diku mas esht von per ate analiz nashta se kan dit,a ke mundsi atje me ndrru mjekun mu kontrollu dikun tjeter.
Anda_ ♥♥ (11 vite më parë)
Nuk po muj pajtohem besoni ne zot mbas 10 vitesh e kam ket shtazani ohhhh jam ka tranohem pse kjo mem ndodh mua
Anda_ ♥♥ (11 vite më parë)
Jam ne gjermani ktu me kan ber jo ne ks nuk jetoj eliza
Anda_ ♥♥ (11 vite më parë)
po eshte e cvertete se behet me heret po me kan len ket analiz ne ket muaj ta bej 25 % eshte me ket smundje sepse edhe bebi per 6 muaj smu ka formuar sa duhet ska shtuar pesh po spo di qka te bej ndoshta denohem nga allahu qka e mendoj te abortoj po kshtu me kshilluan mjeket flm sara per mbeshtetje nuk di nuk di si te jetoj kshtu edhe si ta pranoj ta shiqoj nji femij me ket semundje edhe eshte vajz
(11 vite më parë)
A nuk e ki bo abalizen ne mujit e para diku 3muj bohet ajo analiz mos kan gabu mos u ngut se e di nje rast i kan thon e ki qiken me te meta ka met lind e bab ka.shku me punu e prej trullimit ty mendu per vajzen ibka lshit koma o vire e ka.vdek e qiken e kan per mashaAllah bre zbon me ju besu shum mjekve zemer por veq Allahut mbeshtetju
Eliza Muharremi (11 vite më parë)
Jo mos u ngut moter se mjeku mund te gabon mos u streso ku e ke ber kontrollen qe te ka than qfar kontrolle ka qen prit se edhe mu ne kontrollen e fundit qe kam qen me kan ber merak por spoja vlen me fjal te tyne mu stresu,mos e ka pas mjeku per met shti me ba nje kontrokk qe esht e shtrenjet s ne kosov sherri parev te bejn me myt veten prit ngadal ndrroje mjekun kqyru dikun tjeter.
annna (11 vite më parë)
O sa keq me vjen moj Anda ishalla te ndihmon zoti e kalon kete gjendje edhe merr vendim te drejt. Nuk te kisha than me abortu do ta kesh shume te veshtir me pa femijen ne at gjendje po shume ma veshtir ki me pas nese aborton te mbete peng per tere jeten, banu e fort mos merr vendime te ngutshme
(11 vite më parë)
Jo zemer kadale se munden me gabu ndoshta nuk eshte e vertet .... por edhe me qen e vertet duhesh te pajtohesh me caktimin e Allahut qka don Allahu na sprovon se subhanallah mundem me lind shendosh e me nu smu femijet po duhet mu pajtu me hjdogje qka vjen prej Zotit por ti mos u ngut me abortu se munden me gabu mjeket Allahu e din mas mirti ajo analiz bahet mabheret e jo ne mujin e 6

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?