Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Shenjat e semundjes se epilepsise dhe leukemise

Pershendetje , nena per ju qe keni njohuri,, si jan simtomet e semundjes se fillestare , te leukemis dhe te epilepsis ju lutem me tregoni sepse jam kureshtare te di si e kuptojm qe kemi leukemin dhe at epilepsin ishalla sna provon zoti asken por si fillojn shenjat e para te kesaj semundje ju pershendes

Lila . (11 vite më parë)
etleva1 (11 vite më parë)
Lavdija , bravo te qoft , une kam kunaten me epelepsi , qdo fjal qe ke shkrujt eshte e sakt ,, ajo e vuan ktè gje . eshte shum shum e keqe , kam pare t\'merr ne te , me dhimet shum sinqerisht .. zot mos na provoft me to ,, as kend ..
Lila . (11 vite më parë)
shuumm faliminderit lavdi per kto pergjigje te kjarta te pershendes shuum
(11 vite më parë)
Leukemia është sëmundje kanceroze e gjakut. E cila është gjithmonë kronike, e karakterizuar nga prezenca e disa celulave jo normale, ose në shumë raste leukemia karakterizohet edhe si pamjaftueshmëri e gjakut dhe e palcës kurrizore. Një shumicë e tepruar e rruazave të bardha dhe një pakicë fatale e rruazave të kuqe, janë karakteristikat mjekësorë në sëmundjes. Ndërkohë që ajo shkakton në shumicën e rasteve dhimbje koke të forta koke dhe qelizash. Të dhënat mjekësore tregojnë se, kurimi i saj varet shumë nga grada në të cilin e kap sëmundjen pacienti. Tre shenja janë karakteristike për të gjithë personat që kanë mungesë gjaku. Pjesa më e madhe e tyre kanë lodhje fizike, takikardi dhe janë shumë të zbehtë.
(11 vite më parë)
Një nga simptomat që manifestohet më shpesh gjatë epilepsisë është se i sëmuri humb papritmas ndjenjat dhe mund të rrëzohet përtokë. Epilepsia është sëmundje nervore që paraqitet në formë të një ngërçi të fortë që pasohet me lëvizje të pakontrolluara, e përcjellur me një çlodhje dhe qetësim të plotë. Pas kësaj, nganjëherë kjo pasohet me një gjumë të rëndë. Shpeshherë të sëmurët ankohen për dhimbje muskujsh dhe koke. Kjo gjendje mund të përsërit shpesh. Po kur nis të shfaqet kjo sëmundje? Doktori Shao Xiaoqiu tha: \"Fillimisht epilepsia shfaqet që në periudhën e fëmijërisë, por kjo sëmundje mund të prekë edhe moshat e vjetra. Sidomos mundësia e shfaqjes së epilepsisë është mbi moshën 50-vjeçare. Epilepsia mund të zgjasë deri në një minutë apo pak më shumë. Në raste shumë të rralla, ndodh që sulmi epileptik të zgjasë deri në gjysmë ore e që emërtohet status epilepticus. Ky lloj i epilepsisë mund të ketë pasoja të rënda në rast se nuk ndërhyhet menjëherë nga ana e mjekut. Të sëmurit me epilepsi i shoqëron, në shumicën e rasteve, shkuma e bardhë nga goja, gjatë ngërçit në tru i përcjell presion i fuqishëm në të dy nofullat dhe kafshim i gjuhës.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?