Pëlqeje në
E pelqej BebaIme.com në Facebook


Nga cili muaj keni filluar me ushqim per bebet tuaja?


pershendetje nena uroj tja kaloni mir dhe te pushoni nga obligimet shtepiake se paku keto te diele!
kam deshir te marr nje mendim nga ju nena
kam femit 4 muaj+2 jave lindjen e kam pas 8 jave para kohe,tani femit peshojne njeri 6600 gr dhe tjeteri 6200gr po kam deshire te filloj me nga pak ushqime edhe pse ne tjeteren ane mendoj se jan te vogel dhe te pres se paku edhe nje 5 jave deri sa tju dalin dhembet tani vetem qka nuk i kan dal nga mishi qe te dyve nga dy dhemb pernjehere..
qka mendoni ju nenea si kishit vepru ne femit tuaj? ju falimenderoj shumm1

Albulena 02.02 (11 muaj më parë)

Shto Koment

  • Albulena 02.02 (11 muaj më parë)
    Un i kam me qumsht formul dhe qaja ju jap 1 deri 2 here ne dit, faleminderit per mendime nena por edhe un mendoj te pres deri sa ti bejn 5 muaj Erjona ndoshta e ke femin e pare e menzi ke prit me pa tu hanger bukuroshen ahaha un pak po merzitem qe po vjen koha ushqimit per te dy njeri njeher tjetri njehere e e di si shkon kjo provedur ne fillim deri sa po mesohen edhe per neve veshtir... Ju pershendes te gjithave
  • Njomza Njomza (11 muaj më parë)
    Albulena nese i i ki ne gji shtyje deri ne 6 muaj po nese e ki ne qumsht formule mundesh edhe tash me fillu se pari me moll jau zi 4-5 minuta edhe jau bluan.. edhe une djalit kam fillu ne kete mosh 4 muaj e 2 jave edhe `1 jave i kam jep vetem ne mengjes e dje e sot kam filluar nga dy her ne dite..
  • (11 muaj më parë)
    albulena prit te pakten sa ti bejne 5 muaj se jan te vegjel me jua ngarku stomakun bebeve me ushqim,, ne kte moshe bebet kan nevoj vec per qumesht,, un po cuditem me qe erjona po thot kam nis ti jap qe 3 muajsh,, gjithsesi ti din ma mir per bebet e tua,, por nese i ke me gji prit derisa ti bajne 6 muaj e nese i ke me formul deri 5 muaj te pershendes
  • Erjona Eri (11 muaj më parë)
    e dashur gocab ime para 5 diteve beri 3 muaj dhe une i kam filluar kosin e bebeve me fruta ma ha per bukuri,kam pyet doktoreshen e me tha mire bere qe e fillove se vjen vera para dhe femija duhet me qene rezistent pasi une kam sh pak gji dhe e ushqej me artificjal me shume
  • Albulena 02.02 (11 muaj më parë)
    Ju faleminderoj nena shummm per mendimet tuaja, mir mbetshii
  • *anika* *2* (11 muaj më parë)
    Albulena edhe un e kom lind qiken parakohes ama kom fillu me ushqy perafersisht 4+ 3jave me teglla te hipp me pem edhe me korrot e ndonjeher edhe me oriz te hipp e tu ja rrit qdo dit sasin qdo detaj e kom te shenuar ne liber e hera e pare qe e ka honger komplet tegllen ka qen me kumbulla te pershendes
  • S@r@h ♥ (11 muaj më parë)
    Nisja more jepju ka pak teglla te pemve edhe mesohen me honger,, e kadal dale fillon me ushqim edhe femija po eshte ma i fuqishem, edhe ma shpejt po forcohet kur po hajn ushqim ,,, une te preferoj te ja fillosh ka pak te pershendes
  • Klara Klara (11 muaj më parë)
    Albulena une ia kam filluar ushqimin vajzes 4-muajshe pasi nuk me ngopej dhe e kam patur me qumesht farmacie,pediatra me rekomandoi per ushqimin. Te keshilloj te konsultohesh me pediatrin,pasi nese te ngopen femijet mund te ja fillosh dhe me vone. Te pershendes
  • Lanika Lanika (11 muaj më parë)
    albulena un djalin tem kom fillu me ushqy me ushqime si i ka bo 4 muj e 2 jav ti nese i ke ne qumsht gjiri prit sa ti bojn 6 muaj e nese i keq me qumsht formul si ti bojn 5 muj fillo ngapak ushqej ne sasi shum te vogel
  • (11 muaj më parë)
    Albulena edhe un I kam binjak djal e vajz me 30 maj I bajn 6muaj un javen e par te mujorit te pest kam fillu me ushqim te kisha keshillu me prit edhe pak te pakten deri sa ti mbushin 5 muaj te pershendes
  • Amar Anuar (11 muaj më parë)
    albulena edhe une me te dy femijet kam filluar ti ushqej pa i mbushur 6 muaj i kam pas edhe ne gji, mua me duket se mos eshte pak heret per me fillu me ushqim, te pershendes
  • Driana .. (11 muaj më parë)
    Albulena,une te mite kam fillu me i jap ushqime shtese pak pa i bo 6 muaj,i kom pas ne gji,,,veq kur po fillon ushqimi ma zor tani a po e han pse spo e han po dalin edhe 100 tjera tani...spo di qka me te keshillu,shendet

kthehu
www.facebook.com/hippkosovo
Kontakt
© Beba Ime 2010. Kjo uebfaqe përmban informata të një natyre të përgjithshme dhe është e dedikuar vetëm për nevoja edukative. Nëse keni shqetësime për shëndetin tuaj apo për shëndetin e fëmiut tuaj, duhet gjithmonë të konsultoheni me mjekun apo me personel tjetër profesional medicinal.