Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Fëmija nuk pi natën

Pershendetje, jam Rrezarta, femija i ka 7 jave, naten ne 12 pin dhe me nuk pin deri ne 5-6, me eshte bo merak, a eshte diçka mu brengos apo femija eshte i ngire?

Rrezarta (13 vite më parë)
Rezarta (13 vite më parë)
Faleminderit krejtve ju uroj qe te keni femije te shendoshe.
Eda (13 vite më parë)
Pershendetje Rrezarta, edhe une kam nje djale 11 javesh. Ne fillim i jepsha me pi ne oren 12 dhe vet e zgjojsha ne ora 3 nga frika se mund te ndodh dicka nese nuk ushqehet, nga konsultimet me pediatrin me ka keshilluar qe t'i jap ne ora 12 dhe deri ne ora 6 mos ti jap me, tani i jap kur dua te flej per veti ne ora 12 dhe bebi nuk zgjohet deri ne ora 5 ose 6, keshtu qe mos u brengos, kjo do te thore se beba eshte e shendetshme dhe ti je duke e bere me te miren per te.
Iliriana (13 vite më parë)
Pershendetje Rrezarta. Mos u merakos per kete gje pasi qe eshte normale. Edhe djalin tim 2 muajsh e ushqej ne oren 22 dhe pastaj nuk zgjohet deri ne 4 ose 5 mengjes. Femija kur te uritet zgjohet dhe kerkon te ushqehet. Shendet per juve dhe bebushin.
Eni (13 vite më parë)
Pershendetje Rrezarta, nuk ke pse shqetesohesh, per me teper duhet te jesh e lumtur, nuk ka asgje te keqe qe femija rri 5-6 ore naten pa pire ky eshte nje proces normal. Une kam vajzen 4 muajshe dhe ajo ka fjetur 6 ore qe sa i ka mbush nje muaj. Ke nje bebe te shendetshme.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?