Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Rreth ushqimit të foshnjave

Pershendetje. Çfare me keshilloni me i dhene me honger bebes time 5 muajshe. Kam fillu qe nje muaj me ushqy me peme dhe perime te HIPP-it te gatshme. A guxoj me i dhane griz apo keksa me qumesht, ju lutem me ndihmoni sepse jetoj vetem dhe eshte femija im i pare dhe kam frike mos po gaboj diçka?! Flm.

Edona (13 vite më parë)
Vala (13 vite më parë)
Nita, te lumte! Po a mundet dikush te me tregoj se sa qumesht gjiri dhe sa ushqim i duhet gjate dites foshnjes 6 muajshe? Faleminderit.
Nita (13 vite më parë)
Tung Edona, Edhe une jetoj vetem dhe merrem vet me kujdesin ndaj bebes. Une kam filluar me ushqy beben me ushqime shtese pervec qumeshtit qe nga gjysma e dyte e muajit te katert. Dhe qe atehere ia pergatis te gjitha vet, ushqime te gatshme hipp i jap shume rralle tani kam fillu me e praktiku edhe gjate udhetimeve i marr ushqime te bera vet. Nuk ka asnje ushqim me te mire se ushqimi i fresket qe mundesh me ja pergatit. Asnjehere si jap keksa me qumesht, pudingje te gatshme apo monte, ose kos frutash te gatshme, sepse konsideroj qe keto hyjne ne kategorine e ushqimeve qe sjane shume te shendetshme ( junk foods) ne vend te pudingut te gatshem une i bej pure frutash me oriz ( blej orizin e bluar hipp dhe pergatite sipas udhezimeve ne kuti, shto fruta te gjitha frutat e mundshme ja kam bere ne kete forme dhe beji ne blender dhe hidhi ne oriz ne masen 50:50 aferisht. Per te qendruar me gjate nxeje deri ne vlim kete puding dhe hidhe neper kavanoza ( une perdor ato te hippit) te sterilizuar dhe te nxehte dhe mbylli me kapak steril dhe ftofi shpejt. ne kete forme ushqimi ska asnje shtese, asnje konservans dhe nuk denatyrohen vitaminat sepse ushqimi kalon ne trajtim te shkurter termik. Njesoj i bej edhe me pure grize me fruta, pure orizi me perime te ziera, mix fruta me perime psh mollen me karrote, karrote me rrepe te kuqe, spinaq me oriz, etj . Kosin me fruta fare thjeshte beja vet me fruta te fresketa dhe disa luge kos ne blender. Une edhe porcionet e mishit ja jap qe nga muaji i gjashte edhe ato i bej vet... rreth 40% mish vici apo pule me rreth 40% pure orizi siq ta pershkujta me lart vetem se e ben me lengun e mishit ne vend te qumeshtit ose ujit ose me patate te zier, domate te qeruar dhe te zier, qepe e fresket (krejt pak qepe), dhe uje rreth 10 %. Te kuqte e vezes ja jap te zier dhe te shtypur mire dhe i shtoj nja 2-3 luge kos. kete ja jap nje here ne 2-3 dite. Shpresoj te te kem dhene ndonje ide per ndonje nga racionet per beben tende si dhe per nenat e tjera.
Dita (13 vite më parë)
Tung, po me qumeshtin qe e pin pergaditja, klm.
Edona (13 vite më parë)
Flm shume per pergjigjejn tuaj. Desha me ju pyet se keksat me cfare qumeshti me ja bo, se une e ushqej me qumesht formula APTAMIL. Ju pershendes.
Diana (13 vite më parë)
Pershendetje Edona,une kam fillu ashtu heret ta ushqej,ne mengjes mundesh me ndonje ushqim qe leht te si psh mundesh me qera te Hippit,dreken ja ben vet me perime,me brokulli,karrota edhe ke kompir te embel me ble qe femit e asaj moshe e dojn se eshte i embel,mundesh edhe oriz me i vu,grip nuk i qet se deri ne moshen 1 vjeqare nuk ben me pedor grip femija,pemet mundesh vet me ja qit,pasi ti ben 7 muaj ateher fillon me mish dhe me te kuqen e vez se deri ne moshen 1 vjeqare nuk ben me ja dhen te bardhen.Mundesh edhe me perime te ngrira qe jan vetem ja zin dhe ja blun me mikser,ki edhe cici bebe keksa qe jan te shishme per femi po ne mbremje une ne ate moshe e kam ushqyer me good night Hipp se eshte e mire per tretje te lukthit dmth eshte ne tegell dhe jipet si dark per nje gjume te rehatshem
Dita (13 vite më parë)
Tung Edona edhe une jam be nene per here te pare, djali me ka lind qe 6 muaj, para se me i mbush 5 muaj kam fillu me ushqy me peme, keksa me qumesht, puding, leng natyral vete te shtrydhun, jogurt pemesh e perime shume pak i han mirepo provoje ti e shpresoj qe i han klm tung.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?