Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Operacioni cezarian

Pershendetje, une jam ne muajin e tete dhe kam vendosur te lind me operacion sepse jam e imet ne trup dhe kam frike se nuk mund ta lind dot femijen ne menyre natyrale. Mund te me thone ato nena qe kane lindur me operacion, si e kane perjetuar kete eksperience, a ka patur pasoja negative per to dhe bebin? Faleminderit, Evis.

Evis (13 vite më parë)
Katii (4 vite më parë)
Pershendetje ju lutem kam shume nevoj per mendimin e juaj. Jam shtatzen ne javen e 11 por kam nje frike te jashtzakonshme ka disa dite qe jam pa gjume dhe vetem vjelli nga frika e lindjes normale, dhe kam vendosur qe ta kerkoj operimin cezarian ju lutem a mund te me tregoni a ndjeni dhimbje gjate operimit si dhe a me lejohet ta kekroj me vetdeshir kete lloj lindje
Trandelina (13 vite më parë)
Evis, tre femije i kam lindur me operacion cezarian, edhe tre do ti lindja pa asnje frike. Nuk dhemb varra aq shume dhe shume shpejt je ne kembet e tua...Nuk ka asnaj pasoje per ty e as per bebushin, vecse je me e forte pas lindjes...do te kesh nje perjetim te mahnitshem, kenaqu shume me eren e foshnjes sate pas lindjes... te uroj mbaresi!
Eda (13 vite më parë)
Mos harro te na tregosh pastaj per ndjenjen e te berit nene dhe si ka shkuar lindja.Te uroj shuuume fat :)
Evis (13 vite më parë)
Faleminderoj te gjitha vajzat, per pergjigjet qe me kane kthyer. Ne fakt une kam deshire ta bej me mpirje nga mesi e poshte, sepse dua ta shoh bebin kur te dale. Per veten se kam problem do ti duroj pasojat, kisha merak vetem per bebin dhe per qumeshtin mos nuk me vjen. Ju uroj gjithe te mirat
Alba (13 vite më parë)
Evis, une para 5 vitesh kam lindur vajzen me operacion, pa deshiren time, edhe pas 5 vite kam dhimbje te varres (plages) gjithashtu edhe pas operacionit kam pas probleme te shumta ama cdo njeri e ka ndryshe. Une po te isha ne vendin tend nuk do pranoja me operacion. Une frikesohem qe ndoshta edhe femijen e dyte duhet me operacion, e po te isha ne vendin tend do lindja normale po zgjidhja eshte e jotja. Te pershendes, shpresoj te te shkoje mbare.
Aulona (13 vite më parë)
Pershendetje Evis.. une qe 1 muaj kam lindur me operacion pa deshiren time.. fatmiresisht cdo gje ka shkuar mire, pervec qe pastaj ke dhimbje nje kohe per shkak te plages .. dhe kam degjuar qe grate qe lindin me operacion barku mbetet me i madh sesa ato me lindje natyrale, une jam ende heret dhe nuk e di. Te uroj lindje te lehte.
Eda (13 vite më parë)
Evis harrova te te them se kam lindur me epidural, eshte shuume mire pasi qe i perjeton kenaqesite e bebit, dhimbje koke dhe mesi nuk kam pasur asnjehere dersa punet e shtepise i kam filluar nje jave pas lindjes, normalisht eshte individuale por shuume me mire kalon me operacion se sa lindje normale :D
Denisa (13 vite më parë)
Pershendetje Evis, une kam lindur me operim cezarian, me anestezion epidural dhe mund te te them qe jam mjaft e kenaqur, cdo gje shkoi ne rregull...e bukura e anestezionit epidural eshte se e perjeton momentin sikurse te lindesh natyral pa dimbje, e vetmja gje eshte qe kerkon pastaj nje kohe per kurim deri plaga te sherohet dhe mund te kesh dhimbje. Por ne pergjithesi nuk ka kurfare pasojash negative pa merak.
Elona (13 vite më parë)
Pershendetje Evis. Une e kam lindur vajzen time para 2 javesh me operim, ne pamundesi per ta lindur vete. Por cdo gje shkoi mjaft mire, normalisht ne fillim ke pak dhimbje prej plages e smund te levizesh, por ne maternitet te bejne serum dhe qetesues ditet e para, une 3 dite ndenja ne maternitet dhe dola, dhe ne kembe jam cuar shume shpejt. Tani jam shume mire, bej pune, leviz sikur ska ndodhur asgje. Keshtu qe mos u shqeteso, sa per femijen, per te eshte edhe me mire, se nuk kalon mundimet duke dale ne rruget e mitres. Te rekomandoj vetem te mos e besh me anestezion epidurial (me mpirje vetem nga mesi e poshte) sepse grate qe e kishin bere keshtu ne maternitet ankoheshin se gjate gjithe kohes kishin dhimbje koke dhe mesi, ti beje me narkoze. Sa per qumeshtin, mos u shqeteso se vetem 2 dite maksimumi do kesh probleme, vetem vere femijen sa me shpesh ne gji edhe nese nuk pi, ne menyre qe te thithi kulloshtren dhe te vij qumeshti pastaj. Te uroj nje lindje sa me te mbare dhe nje femije shume te shendetshem. Elona
Evis (13 vite më parë)
E dashur Eda, te falenderoj shume per fjalet e tua, me ndihmuan jashte mase. Frika ime ishte se mos nuk me vinte qumeshti, sepse deshira ime me e madhe eshte ta ushqej te voglin tim me qumesht gjiri, prandaj fjalet e tua me dhane shume zemer. Te uroj shendet e lumturi me bebushin tend. Evis
Eda (13 vite më parë)
Pershendetje Evis, une para 3 muajsh kam lindur me operacion cezarian me deshiren time, kam kaluar shuuuume mire, nuk kam pasur asnje komplikim, kur kam pasur dhembje kam marr injeksion diklofeen gje e rekomnaduar nga gjinekologu dhe mos beso ne ate se diklofeni e ndal qumeshtin, beso ose jo edhe 10 here jam ne gjendje te lindi me operacion aq mire qe kam kaluar, te bebi nuk ka ndikuar asgje por te lutem mos gabo t'i japesh bebit formula por qumesht gjiri, ke ose nuk ke mbaje ne gji, per qka do me pyet :)

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?