Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Femijet e parakohshem!

Un kam vajzen e lindur parakohe me peshe 1.500kg,tani ka mbushur 3 vite dhe eshte e shndeoshe si molla,nuk dallohet nga moshataret e saj,andaj deshta te inkurajoj nenat me femije te parakohshem qe mos te shqetsohen dhe te ju afrohen bebeve te tyre pa frike dhe me plot dashuri sepse do te ja dalin mbane...Mendjet me te ndritura boterore siq jane:isak njutoni,albert ajnshtajni,winston churchilli,da vinqi etj...Mos hezitoni shkruani ti shkembejne pervojat tona ne lidhje me kete qeshtje...

Kosovare 1 (10 vite më parë)
Timee (7 vite më parë)
Kam femije vajz e kam lindur me 26 dhjetor ne 28 jave te shtatzenis jam shum e shqetsuar ka probleme Me thithjen E biberonit Nuk mundet te thith e ushqenje nga hunda
Megi (9 vite më parë)
Pershendetje, doja tju pyesja ju nenave qe keni lindur femije prematur, kur ju kan filluar femijet te perqendrohen pra tju shikojn? Ju faleminderit shum
(10 vite më parë)
Te faleminderit shum e dashur.gjithashtu dhe un te komplimentoj per kete tem. Sepse shum shtatzana shpesh her kan frik dhe kishin nevoj per informacjone dhe pervoja te tilla.:)))) perqafime dhe per ju
Kosovare 1 (10 vite më parë)
Iza,te lumte per kujdesin tend ndaj vajzes,ajo paska lindur me peshe te mire por edhe kujdesi i juaj i ka ndihmuar qe vajza te jete e shendetshme.Femijet e parakohshem jane shum aktiv kjo ka ndodhur dhe eshte duke ndodhe tek vajza ime 3 vjeqe.Me vjen mire per shendetin e vajzes dhe uroj qe shtatzenija e radhes te shkon mire deri ne javen e 40-te,te falenderoj per komentin tuaj dhe je e mireseardhur te na shkruash perseri,te pershedes dhe nje perqafim te embel per vajzushen tuaj....
(10 vite më parë)
pershendetje kosovare . un kam lindur 34 javsh nuk mudn ta pershkruaj friken qe ndjeva nem omentin kur me zun dhimbjet dhe pse bashkshorti me thoshte eja shkojm ne spital jo i thoja ende se kam kohen me lind kisha frik .mendoj zot cpo ndoth me mua .me pas shkova ne spital dhe doktorat me qetesuan ne momentin kur than po bebit i reh zemra :))) falenderoj zotin per kete lindjen e kam pas te let solla ne jet vajzen tim me pesh 2700 ka pas goxha shendet si per 34 javsh madje ne viziten qe pata me gjenekologun tim 1 jav para lindjes me tha e ke bebin 10 ditsh me te zhvilluar .ne ikubator ka ndenjt 7 or me pas doli prej tij .sot vajza ime esht 1 vjec gezon nje shendet te plot .qoft fizik dhe mendor .madje un gjithmo pys mikeshat qe kan femijet ne nje muaj me vajzen time reth zhvillimit qe femijt e tyre kan dhe vajz ime esht po njelloj .plus ketyre esht nje femij shum aktiv 1 minut ne nje vend nuk rin .me pesh gjithmon ka qen mir sidomos ne muajt e par te jete ka qen goca e shendeosh .der sa beri 1 vjec su semur asnjeher :))) tash e kapi nje grib i let por i kaloj let :))) .besa e kuptoj shum mir dhimbjen dhe inatin qe ke ndjer kur njerzit vinin dhe pa pik meshire thonin ishalla ritet :( ose u si ka mundesi thojn qe femijt kaq mujsh nuk jetojn :((( .por perseri dashurija jon si nena na ka dhen forc e kemi vazhduar .:) .un gjithmon i kam dhen kuarjo atyre pjestareve te portalit qe kan qen para koke e kan pas dhimbje duke ndar me to rastin time dhe ecurin e femijes time .:)))
Kosovare 1 (10 vite më parë)
Anika,deshira eshte e dyanshme,shpresoj se nje te ardhme te shpejt do te shihemi se bashku me engjujt tane...
*anika* *2* (10 vite më parë)
Kosovare un ta dua trojen po ashtu edhe te besoj qe e do edhe ti aniken shuuume po te them drejten kom qrf edhe ty me taku livee shum mke lon pershtypje prej fillimit qe jom kyq ne portal edhe kisha pas qef me tpa edhe live ty bashk me trojen e trimin
Kosovare 1 (10 vite më parë)
pershendetje Anika,njejte jam njere edhe une,shum e emocionuar kam qene shkaku i besedave dhe kujtimeve qe kemi perjetuar...Anika,mos ta ndin e dashur,i kemi vajzat si loqka,ia ka vlejt gjith ajo sakrific ,hajt se edhe vuajtja te kalitë...shum puthje per Aniken e dashur,se di a me beson por e dua edhe pse se njoh ngase ndjej diqka thell ne zemer per te pasi e di se qka ka kaluar...
*anika* *2* (10 vite më parë)
Ida tash e pash qe mke shkru flm shum e dashuur... esa essi me vjen mire per ty e qiken tonde... kosovare 1 at dit qe kom lexu ktu e gjithe dita mka shku me lot nsy tu I kujto perjetimet puthje per trojen e trimin shuume
Kosovare 1 (10 vite më parë)
Essa e dashur ,me vjen mire qe vajza eshte mire me shendet,te lumte per kujdesin ndaj saj,perqafoje vajzen shum,i uroj te jete e shendetshme gjithe jeten.Shpresoj se edhe ti di ti ndihmosh nenat pasi qe ke nje pervoje te shkelqyer ne rritjen e bebit andaj je e mirepritur dhe njiashtu te falenderoj shum per vlersimin tend ndaj meje,jam e gatshme te ndihmoj kur di dhe kur kam kohe...
Essa Esiii (10 vite më parë)
kowovare pak me vones por me ka kalu kjo pyetje edhe une bej pjes ne grupin e enenave qe kam rrit qiken para koh ne javen e 33 34 me pesh 1760 ne fillim ka qen goxha e veshtir.. por tash mashalla duke ju falemenderuar alla-hut eshte per mrekulli i ka 2 vite e gjys,,dhe peshen e ka me shume se 15 kg..ty nuk te harroj sepse pytjene e par per femij para kohe kur e kam ber ne portal shume ngroht mu ke pergjigj dhe me ke then qe per qfardo tkesh nevoj me pyet..flmmm shum prej teje,,ishalla tash e mas na shkon gjo gje mir te pershendes puthe qiken e dhe djalin shummm
(10 vite më parë)
Abesa mi ki bo syt me lot se e di qka d.m.th me skarifiku edhe veten per me pas fmin afer ti shkruje e mu ma ktheve kohen pas e dini edhe ju vet qka kom hek djali mka lind me 38+6por deri aty e din zoti dhe shpirti im...qysh kom hek....e Anika jote oshte per mash alla si engjull bile ajo duket si me qen ma e madhe me vjet oshte loqk ta rrujt zoti ty e krejt neve
Kosovare 1 (10 vite më parë)
Po e pashe,kishte qene i shkurte dhe pata musafire e smunda ta percjelli si duhet vetem se me befasoi mjeku i cili tregoi se mendjet me te ndritura boterore qe kan lene fame te madhe dhe te pavdekshme kishin qene te gjith femije premature,ai inkurajonte sidomos nenat qe te largojne frigen sepse duhet ketyre bebeve te ju ofrojme shum dashuri,te gjithe prinderit e femijeve premature tha se jan te brengosur ne lidhje me trurin e bebeve se mos do te ken problewme pasi qe te gjitha pjeset e bebit jane te papjekura por truri eshte me i ndishme etj
*anika* *2* (10 vite më parë)
Kosovare tash e pash komentin tend flm shume zemer po me trego a e pe emisionin at dit per prematur...
Kosovare 1 (10 vite më parë)
Flm majlinda,e sa njeri me ka than,,qysh guxove me mbet prap shtatzene a\\\\\\\"por un kisha besim tek zoti dhe e fillova ,fale zotit qdo gje shkoi mbare e nje te ardhme te shpejt edhe anika do te ket nje vella apo moter...
*anika* *2* (10 vite më parë)
Majlinda edhe me dasht un mu bo trimresh burri nuk doo thot mjafton anika e fmi tjeter nuk dua haha ta shohim me kalimin e kohes.. kosovare me bere te qaj sot e dje me ket temen tende me ke prek ku me dhemb me se shumti haha.. ju pershendes te gjithave po boj dreken un
Majlinda ... (10 vite më parë)
Anika, kosovarja e ka marr guximin dhe e ka bere me vella trojen, keshtu qe edhe ti behu e forte e filloje rrugetimin edhe per nje bebe tjeter ( nje vella per aniken), ju perqafoj shume anika dhe troja e paqit shendet e lumturi gjate gjithe jetes...
Kosovare 1 (10 vite më parë)
O sa eshte rrite dhe e embel si loqka,ishin te kaluara ato,uroj te mos i perjetoj asnjeri ato qe perjetuam ne...
*anika* *2* (10 vite më parë)
Kosovare ju uroj te gjitha te mirat ty trojes e trimit paqit jete te gjate e te lumtur se bashki.. un aty shkela me e qu foton e anikes kur ishte 11muajshe prap ne vesh me mbeten tingujt e saturimit pasi ske fb tash po ta qes 1foto e shihe aniken sa osht bo
Kosovare 1 (10 vite më parë)
Fitesa te falenderoj shume per ato fjale te mira,Anika tani kur shkova me lind djalin po ne ate spital por ne repart tjeter,mu ngjallen te gjitha kujtimet dhe kam hyp ne katin larte e i kam shiquar bebet prematur dhe njiashtu ju kam dhene kurajo shum grave aty qe kishin raste te njejta,e Trimi erdhi ne jete me peshe te mire dhe me kohe por vetem nje dite ne intensiv kam qendruar dhe kam dale me vetedeshire nga spitali me terapi sepse isha e operuar,vetem e vetem nga kujtimet e hidhura qe kisha dhe stresohesha e me dukej se do ti ndodhte diqka djalit.Posa me ka leshuar anestazioni ne kujdes intenziv kam kerkuar tma sjellin djalin per ti dhene gji,motra me thoshte se nuk ke fuqi ne kete gjendje ta ushqesh un kembengula dhe doja ta kem prane,ashtu me infuzione e kam marre e e kam fut ne gji,Falenderoja Zotin qdo qast qe ma fali Trimin pa probleme...
*anika* *2* (10 vite më parë)
Lona me vjen mire per ju..smundesh me imagjinu sa elumtur osht nana e juj me ju e dim un e kosovarja si osht mu rrittprematuri..fitesa flm edashur nje bebe prematur don kujdes tre fish me shume e falenderoj nanen time qe u kujdes ne maksimum per mu e un e kisha gjith kohen ne dispozicion mu marr me qik kom nejt te nana ma shuume deri sa I ka bo 6-7 muaj e tash qe jom ne londer po mthojn te shpis time na ke marr embelsiren e shpis na ke marr shpirtin ton edhe vellezrit e mi ja llogaritshin gramt sa ka shtu anika e kujtoj njeri e kishte pa djalin e shokit ai dy muaj me I madh se anika e kishte me shume kg ish shqetsu pa mase kur I ben anika aq e ton naten thoshte kom lexu nga meraku per prematuret e tash anika eshte ma e madhe se ai djali e gjith me thot sa I lumtur jom ndje kur e kom taku at djalin mas disa mujve e kishte arrit anika
Kosovare 1 (10 vite më parë)
Lonas ,me vjen mire qe nga 1 kg qe ke pasur tani sigurisht i ke 50-60,e mendoj nenen tuaj se sa e lumtur eshte kur ju sheh se sa jeni bere....
*anika* *2* (10 vite më parë)
O kosovare kta e kom perjetu edhe un me ma marr .. nuk beja foto me to bashk asnjo se thoja nese e gjrn diqka qmendem kur e shoh me mu bashk(normal ata vet po) edhe kur ma sollen ne dhom isha e shtrir prane saj edhe ja bera nje foto selfie bashk me to mbas dy diteve ma moren ne intenziv edhe dola posht para hyrjes te spitalit ato ulset qe jane edhe e shikoja foton e qaja mbi to e di me shikonte kush kalonte andej nuk ngjitesha dot ne katin e 4 se nuk e dija qysh e ka gjendjen e smundja me perballu me ja ni zonin tu qajt te nesermen e kom nis per tiran jom dal prej aty mu ka dok qe boota e imja u bo kur ja kom kthy shpinen atij spitali
Fitesa * (10 vite më parë)
Kosovare dhe Abesa, perkujdesja dhe dashuria e besimi i nanes luan shume rol te rendesishem ne zhvillimin e fmiut. Natyrisht qe se pari vendimi i Zotit per te mbijetuar ato, edhe dashuria e kujdesi juaj sot ka si rezultat jeten e tyre dhe shendetin e mire prane jush. Ju lumte
Lona S (10 vite më parë)
Koaovare dhe Anika nena ime thoshte njejte per mua dhe motren ka qene viti 1990 dhe ka hequr shume ne lindje me ne pasi qe une kam lindur mbrapshte dhe tha aq te vogela ishit sa nuk guxoja tiu kapja frigohesha mos me ckapeshit ne dore. Kush ju shihte thoshte ishalla behee njeri e i cel mengjesi tjeter. Tash sot e kesaj dite kush na sheh sa jemi bere thote nuk mund te besoj ae edhe ju jeni zhvillu e rrit qekaq shume.
Kosovare 1 (10 vite më parë)
oh bre qka kemi perjetu,me kujtohet si sot kur ja nxorren ushqimin e patretur me sonde ,i kishte mbetur ashtu pa ju tret fare,iu keqsu gjendja,ma morren ne intenziv,me mbeti inkubatori i zbrazet aty prane,ia morra qeben dhe qaja mbi te sepse vetem ajo me mbeti e vajzen ma morren,e sa e sa kujtime...e perqafoj loqken shume dhe qofte gjithmone e lumtur dhe e forte ashtu siq dine vetem ato...Troja dhe Anika-mbijetuan engjujt tane...
*anika* *2* (10 vite më parë)
O kosovare veq kush ka kalu neper keto e din sa her me vinte disponimi me thoshin osht ma mire mas 2 oreve kur shkoja me thonin joo se ka tret ushqimin blla bllaa me kujtohet kur e ka psu nje kriz edhe I rrija te koka e dr me bente ik jasht vetem sa nuk e shpalli te vdekur I ra tensioni saturimi te gjitha edhe u kthy me tha edhe pse shpetoi nuk te duhet asgje ka pesuar gjekderdhje ne tru aty me dolen lotet thash o Zoot ndihmom mos mprovo me ket gjendje me shkru qka kom perjetu aty liber qes.. qe ne kto momente anika osht ka kcen si balerinat
Kosovare 1 (10 vite më parë)
Flm per kurajon Majlinda,po po e di se perjetimet e asaj kohe kan qen tmerr e bile ne ishim ne mesin e shqipetarve dhe skishim frige nga askush...
Majlinda ... (10 vite më parë)
Hiq mos i kujto ato ndodhi, jeta eshte perplot me sprova, shyqyr qe nuk eshte bere me keq, eh moj Kosovare me ta tregu ty rastin e motres sime e harron tenden, motra ime ka linde bash ne kohen e demonstratave, mbas lindjes i kane dhene ineksion helmues motres si ka linde me mbyt (shkinat ti quaj) edhe mami im tregon nuk di si me erdhi fuqia dhe vetem mendoja si me shpetu vajza, e kane dergu per ne Nish, deri sa ka shku ne Nish mami tha skom besu qe me shpeton vajza tu qajt e tu gjakederdh, po ja i madhi Zot e ka shpetu dhe ka pas ymer...edhe sot eshte me zgjuara nga ne motrat...
Kosovare 1 (10 vite më parë)
Majlinda,flm shume e dashur per kto fjale te mira Zoti ti ruajte edhe ty femijet e tu,sdi jam prek shum nga shkrimi i anikes se mu ngjallen kujtimet qe kam perjetuar dhe jam ende me lot....
Majlinda ... (10 vite më parë)
Kosovare, edhe une po emocionohen nga ngjarjet qe po tregoni, une e di rastin e Trojes, po shyqyr qe tani eshte e shendoshe si molla, inshallah rritet loqka e vogel e behet vajze e mbare, i paqin lakmi te gjithe per te mire...i puqi shume Trojen dhe Trimin, edhe diqka veti emri I Trojes ka domethenie te madhe...
Kosovare 1 (10 vite më parë)
Anika,po qaj dhe spo mund te ndalem,me sjellen ne mend ato dy muaj ne spital ,ahë sa jan lagur ato koridore te errta me lotet e nenave,kam shum momente te trishtueshme por nuk dua ti shpalose ,le te knaqemi tani me vajzat tona qe i kemi per merak...Anika .,diten kur erdha nga spitali me vajzen ne shtepi,me kujtohet si sot kur me tha nje grua,,aaaa sa e paska ftyren,sa nje portokall\" e sa me rendonte ndonje fjale e kote e grave....Tani ajo me del me vrap perpara kur shkoj ne shtepi,e them me vete nganjeher,,e moj Troja sa e vogel ishe moj loqke e nenes po ja qe Zoti te ndihmoi dhe u rrite\",jam shum e emocionuar...ende me qahet...
Vila Sala (10 vite më parë)
Pershendetje vertet po me inkurajon me zhvillimin e vajzes tende se shum jam e friksuar dhe e merakosur pasi djali im ka lindur ne javen 35 2590 e 49 cm tain eshte 3 muajsh gjith kohen rri ne merak
*anika* *2* (10 vite më parë)
Fitesa ,pana flm shuuume... bebi bebushi flm shume zemer ske nevoj me mu falenderu mu shyqyr e ke lind qiken si rrush e shume keshill e mire kjo mos me ja tregu bebin e vogel kerkujt se aty e kom pa qfar ndjenja kan njerzt a I thuhet ni nanes te re sko me te jetu beba I rrija tr koka e I thosha vetes un po me duket pe genjej veten e keta pe shohin realitetin e rujshim me burrin me rend mos po peson apnea edhe ne shtepi po dashti Zoti I pelqej ne shtepi shume dhe ka perparu shume shpejt
Bebi Bebushi (10 vite më parë)
Abesa shpirti mdhimti mu kujtun sfidat qe i ki kalu(qe mki tregu ) Nana anika 2 Apo abesa eshte nana qe mu.mka ndihmu mos me ra ne depresion Zoti ta shperbleft te jam borgjlije perjet abesa. Po mi mbushe syt lot moj hehehehhe. Un i kisha keshillu nanat qe fmit e parakohshem izolim prej njerzve tre mujt e par
(10 vite më parë)
Abesa paske histori te dhimbshme zemer..ta kesh me jet te gjat vajzen
Fitesa * (10 vite më parë)
Abesa, me emocionove shume shume. Fal Allahut qe vajza eshte shendosh e mire e qofshin te shendoshe te gjithe femijet. Te perqafoj shumeee ty dhe aniken e embel..
*anika* *2* (10 vite më parë)
Un kom lind qiken parakohe 1.585gram dy muj kom nejt ne spital me to ooo tmerr kom perjetu nje dit para ditlindjes te daj qembushi dy vite kisha emocione qe osht rrit po te njejten kohe me kalon neper mendje me qka jom ballafaqu smunda me u permbajt edhe fillova me qajt ... e kujtoja veten tu ec koridorit te erret e te ftofet te spitali ne 12.3.6 te nates edhe ne mendje kisha a thua si do ta gjej a osht akoma gjall a po e tret ushqimin a osht ne gjume apo jane infermieret mbi trupin e saj tvogel tu e therr per mi bo kanill per infuzion?! Ende e kam para syve te mi momentin qe jom shku ne katin e 4 pas 24 oreve operacion me taku ( ne kemb kom shku) e ndjeva veten fajtore kur e pash sa e vogel ishte dhe gjoksi I rrihte fort e mezi merrte frym me dukej qe me kerkonte ndihm dhe me thoshte mban se dua te rri me ty ket bote me ket situat jom ballafaqu 6jave te tera trupi mu rrenqeth tu e shkru e syt mu mbushen loot perfundon te gjitha keto e shkuam ne shtrpi smund ti duroja njerzt e poooshter e pa ndjenja kur me thonin kurr skemi pa bebe me te vogel ishalla rritet se zooor veq Zot mundet se kete fmi as mengjesi spo e qelka dikur nuk ja tregoja askujt kur vinin me ma uru I thoja ne gjume osht deri sa u rrit... me 9 mars I ka bo dy vite nuk dallon prej moshatarve te vet ne asnje aspekt ja ka vlejt cdo sakrific qe e kom bo per to dashr Zoti e asnje nan nuk perjeton lindje te parakohshme veq ai qe e ka provu e din ket ndjenj
Esma&sumej(hanna)a .......... (10 vite më parë)
Kosovari 1 a llahu ta rujate vajzen!Elhamdu lilah ke pas sukses! Nena sa qudi me 800-900 g me jetu bebi?!A llahu i madh! Psh kunata ime 3 aborte si mbaronte muajin e 6 apo te 7in abortonte me cekllazhe femijent i peshonin 2kg e diqka!!!!! Nese me lejohet ketu ta ndaj nje gezim me ju kunates qe e ceka me larte i ka dal viza per 1 vit ne gr sot shkoj me burrin e saj per mjekim atje tani te shohim!
Bebi Bebushi (10 vite më parë)
Po bre fitesa e di dhe habitem ende si ka shku kjo pun placent plus cerkllazh se mu vazhdimisht mka than qe smundet me ma bo sdi pse nga java 8 u pa placenta ndoshta per ate prap spo di nqfar konkludimi me ardh por mir qe ta kan be. Secili mjek metoden e vet pe ka si duket!
Kosovare 1 (10 vite më parë)
Termi femije premature (ose foshnjat e parakohshme) do të thotë femijet qe lindin para javës së 37-të të shtatzënisë, por edhe të gjitha ata femije qe lindin me peshë më pak se 2.500 g. Shkaqet e lindjeve te parakohshme mund të jenë të shumta dhe përfshijnë anomalitë e mitrës, sëmundjet e grave, të tilla si, hipertensioni, diabeti, infeksionet e nënave ne aparatit genito-urinar, shtatzënitë binjake, tymi i duhanit, këputja ose shkëputja nga placenta apo përdorimi i alkoolit dhe i drogës gjate shtatzënise. Le të shohim se cilat janë trajtimet për të cilat duhet të kryhen per fëmijët e lindur para kohe. Pse fëmijët lindin para afatit kohor te duhur? Sipas të dhënave është llogaritur se në Itali dhe në Evropë 6-7% e fëmijëve jane të lindur parakohe. Foshnjat qe peshojne më pak se 2.500 g janë të ndara në katër grupe: Te vegjlit me peshe të ulët të lindjes, ose ata te lindur me peshë më pak se 2.500 g dhe në përgjithësi në mes te javeve 32 deri në javën e 37-të. Foshnjat e lindura me peshë shumë të ulët, me një peshe te lindjes me pak se 1.500 g. Me peshe te vogël shumë shumë të ulët, me një peshë të lindjes më pak se 1.000 g. Dhe fëmijët me peshë jashtëzakonisht të ulët, me një peshë të lindjes më pak se 750 g dhe ata janë zakonisht te lindur para javës së 26. Lindja para kohe jep një sërë problemesh që mund të zhvillohen te nëna, por edhe te fëmija. Shkaqet mund të jenë të shumta: në mesin e nënave në rrezik janë ato që kanë një histori të parakohshme te punës, te cilat jane duke pritur për dy ose më shumë binjakë, por edhe gratë me probleme të qafës së mitrës apo të mitrës. Për më tepër, edhe përdorimi i drogës, alkoolit dhe duhanit shkakton shumë lindje para-kohe, edhe shkaqet gjithashtu mund të jenë për shkak të problemeve të traktit urinar, infeksionet vaginale, diabet, hipertension, fetale, zhvlerësimi mbipeshes dhe obeziteti i nënës. Problemet më të zakonshme dhe rreziqet e bebeve premature. Fëmijët të cilët janë të lindur përpara afatit te duhur do të përballen me një sërë problemesh, më shumë ose më pak të rënda, në varësi te javës se shtatzënisë që kane lindur: Para së gjithash, duhet thënë se kohet e fundit fale teknikave mjekësore mbijetesa e foshnjeve parakohe është rritur në mënyrë të ndjeshme. Në mesatare, këta fëmijë kanë një aftësi të varfër për të prodhuar antitrupa dhe sistem imun ende te pazhvilluar, e cila është arsyeja pse rreziku më i madh janë infeksionet dhe viruset që mund të shkaktojë komplikime vërtetë të rrezikshme. Rreth 85% e fëmijëve me një peshë të ulët të lindjes vuajnë nga kriza e apnea, apo pushimeve në frymëmarrjes me një kohëzgjatje prej më shumë se 20 sekonda. Mund te jene edhe anemike, ose kanë një numër të ulët të qelizave të kuqe të gjakut dhe hemoglobinës në gjak. Shumë të zakonshme jane edhe verdhëzat shkaktuar nga një rritje e bilirubines në gjak, si dhe gastro-oesophageal për shkak se sistemi i tretjes eshte ende i pazhvilluar. Zakonisht mbahen në inkubator, derisa zhvillimi i tyre te jete i kompletuar dhe kështu mund të shkojnë në shtëpi te mami dhe babi. Përdoret kryesisht në njësi neonatale kujdesi i terapise intensive, në të cilin gruaja mundet gjithashtu ti jape gji bebes premature sepse qumështi i gjirit është mjaft i pasur me proteina, kripëra, acide yndyrore dhe antitrupa që ndihmojnë mbrojtjen te sapolindurin nga infeksionet dhe komlikimet.
Dita @@ (10 vite më parë)
po fitesa une di her u qepa njeher ne javen e 16 mandej ne javen e 18 ishum hap nje 1cm mandej perseri me qepen por asht shume shkurt qfe mitres dhe se mban te qepmen
Bebi Bebushi (10 vite më parë)
Shum mire mashalla eshte 9muajshe peshon 10.150gr dhe ka 70cm. Fslemnderit shum dhe elieta po ju perqafon shume. Mire se u ktheve e dashur:)
Fitesa * (10 vite më parë)
Edhe une kam pas placenta previa, dhe kam bere serkllazhen., ne dy shtatzanite e fundit. Mirepo nuk kam shkuar me gjate se java e 15. Ne shtatzanine e trete, isha ne kontrolle ne javen e 13 dhe qafa e mitres ishte super, mirepo duke e njoft trupin tim dhe pervojen e pare dhe te dyte, shkova edhe nje here ne javen e 14 per ta vertetuar qe cdo gje po hecen si duhet, mirepo rezultoi se domosdoshmerisht duhet te bej prap serkllazhen, pasi qe kishte filluar hapja. Dr me pergezoi per vigjilencen sepse thoshte po ta lije deri ne kontrollen e fundit, do te ishte pak vone dhe e rezikshme. Sic e ka ceke Kosovarja koha me e mire per serkllazhe eshte 14-16 javesh, pastaj vet qafa e mitres shkon e shkurtohet sepse zgjerohet mitra dhe eshte rrezik te behet qepja. Tani ne keto kohe po perdoret nje si kollare ne qafe te mitres qe vendoset. Pastaj tek penjte qe qepin gryken, ka mudnesi te jene te kualitetit te dobet me c\'rast mund te deshtoj serkllazha.
Kosovare 1 (10 vite më parë)
bebi,me gezove shum me lajmin qe ia paske dale mbane,si eshte bebi tani,qfare moshe ka dhe te lutem perqafoje nga ana ime...u zhduka 7 muaj ne pushim lehonie
Bebi Bebushi (10 vite më parë)
Kosovare un te mbaj mend shume mire sepse me ke keshilluar gjate shtatzanis shume dhe ate je ofruar vet pasi ke lexu qe kam pas placenta previa pastaj u zhduke nga portali :) te falemndetoj pet keshilla dhe inkujarim shum. Goca cerviksin un e kam pas 70% te shkurtuar dhe skam pas mundsi me bo serkllazh per shkak te olacentes por as durt lart si kam ngrit nbanjo kam shku dhe aq terapionin motra spitalit vike nshpi ma bojke kam pas kujdes maksimal edhe ju kujdesuni shum as edhe dy gota uj mos i mbani (mu mka la nana pas javes 27) dhe ja arini me i lind bebet nw koh
Eni Eni (10 vite më parë)
te lumte goja.une utrogestanin dhe magnezin i mar qe ne fillim te shtatzanis dhe nuk i kam ndaluar ..sepse kam pas rrezik deshtimi..kam qen rregjim shtrati 3 muajt e pare..tani perseri po ri shtrire..me duket se kjo vajza ime mezi po pret te dali..dhe spushon se gjuajturi gjithe diten..
Dita @@ (10 vite më parë)
mos u frigo eniada nuk jan krejt femrat njesoj po kam mar terapi utregestan 3 her ne dit magnezoll vitamin c femibion dhe nje ineksion 5 ditet progresteron po kam ndejt regjim shtrati per nevoja elementare u ngrisha edhe ti sa ma shpejt ta lindish beben deri ne term
Kosovare 1 (10 vite më parë)
Pamundësia e qafës së mitrës për të mbajtur shtatzëninë, mund të korrigjohet me qepje/mbyllje të qafës së mitrës. Në mbetjen shtatzënë të rradhës, rreth javës së 14-16 të shtatzënisë, nëqoftëse shtatzënia është normale dhe placenta është e inseruar normalisht, mund të realizohet seklazhi. Besoj se me ndihmën e serklazhit dhe regjim shtrati, shtatzënia mund të shkojë deri në fund.
Eni Eni (10 vite më parë)
sa per hapje nuk me kan then gje..vec shkurtimit te qafes..
Eni Eni (10 vite më parë)
dita po friksohem edhe une tani..jam ne javen e 23 dhe qafen e mitres e kam te shkurtuar 1cm dhe as une skan pasur dhimbje..vec mesit..a ke bere rregjim shtrati ti?po ilace ke mar?uroj se shpejti me nje bebe ne krahe..
Dita @@ (10 vite më parë)
jo nuk asht problem bebi bebush mjeket me thojn se asht shum e shkurt qafe mitres dhe hapem pa dhimbje heren e 2 e pata edhe cerklazhen por sme ndihmoj aspak
Bebi Bebushi (10 vite më parë)
Dita fetai qfar problemi ki me tension te larte a? ( nese stpengon qe tpyta)
Kosovare 1 (10 vite më parë)
Bebi,po saktesisht placent previa qendrore dhe hipertension,shum e vertet se nuk eshte aspak lehte bile bile traumat dhe deresioni te mbysin me shum por ateher nuk isha shum e informuar ne lidhje me bebet prematur dhe vetem mendja me rrinte se bebi do te vdes nga momenti ne moment ,ishte kjo ndjenje qe sme linte te qete...sa e forte qe isha habitem edhe vet,tri jave ne inkubator,kurr nuk flija(vetem mbylllja syte nga 5 min)sepse nuk ja ndaja syte bebit nga friga se po vdes,ushqehej me sonde ngase nuk kishte fuqi te thithte,e duhej ta ushqeja me shum kujdes pasi kishte probleme edhe me tretjen e ushqimit etj etj ,,,,
Bebi Bebushi (10 vite më parë)
Kosovare si je? Po.me duket ke pas placente previa a po?.. Un kam lind ne javen e 36 me pesh 3.350 /49cm po Zoti e din qka mka hek vajza dhe un bashk .e to ato 10ditet e saj ne inkubator. Nuk du ne bo tmadhe por du me i vetdijesu nanat shtatzane qe le te bejne saksisht simbas udhzimeve te mjekut se aspak lehte dhe njejt seshte me pas fmi tparakohshem. Tregoni drejt nena! Deri sa arin ne nje mosh qe fitojn imunitet femiu tek pastaj sdallon nga moshataret e vet tuj fillu nga thithja e gjirit dallon femiu. Andaj Zoti e ka bo shtatzanin 40 javsh. Tek pas javes se 37 mundesh me vendos vet me lind nese veq mundesh
Kosovare 1 (10 vite më parë)
Flm dita dhe uroj qe sa me shpejt te na vish me lajme te mire pra behu optimiste dhe jam e sigurt se zoti do te ndihmoje...
Dita @@ (10 vite më parë)
flm kosovare per kto fjal te mira inshallah ne shtatzanin e ardhshme te me shkoj mir pa probleme ti kesh fmijt me jet te gjat
Kosovare 1 (10 vite më parë)
Dita,mos mendo vetem anet negative se Zoti do te ndihmoje si dhe keshillat mjeksore te cilat ndjeki hap pas hapi si dhe kujdesu per ushqimin ,peshen,dhe komplet shendetin tend para fillimit te shtatzenise dhe do te ja dalesh,un kam pasur shum probleme ne shtatzenine e pare por ne te dyten i bera 39 jave dhe linda bebin 4.200 kg,andaj mos u dorezo se edhe ti do te ja dalesh...
Dita @@ (10 vite më parë)
flm shum kosovare pak asht problem per mu me mbrij 40 jav une mir asht me i mbrij 28 jav thojn mjeket se mund te jetoje bebja ne javen e 28
Kosovare 1 (10 vite më parë)
Dita, fryti ne 21 jave eshte shum i vogel andaj ska mundur te rezistoj ambientit,uroj te lindesh bebin e ardhshem me 40 jave te plota dhe me shendet te mire,un kam lindur ne javen e 33-te,me mundime te mdha por mbijetuam edhe un edhe engjellusha ime...
Dita @@ (10 vite më parë)
Pershendetje kosovare shum.tem e qelluar bash du me mar ma.shum informata une kam pas di lindje parakohe ne jave. e 21 per fat te keq 21 jav nuj mund te mbijetojn ti cilen.jav e ke lind vajzen inshallah vajza e ke me jet te gjat
Eni Eni (10 vite më parë)
kosovare sh flm dhe uroj ti kesh me jete femijet ti dhe cdo nene tjeter..do zoti na ndihmon te gjithave se sh po friksohem..
Anila Bytyqi (10 vite më parë)
Kosovare nuk me ban teli te shkruj a ki fcb
Kosovare 1 (10 vite më parë)
Oooo ina,te falenderoj shume per kete lajme te qmuar,vetem zoti ben keto mrekulli pra me 800 gr e ben njeri dy metra ...
Ina Ani (10 vite më parë)
Kam nje raste ne familje moj nena. Lindi femija nga gjysma e muajit te gjashte dhe qendroj tre muaj ne spital. Perveq te emes askush nuk kishte shpresa, dhe sot ai femij eshte shendosh e mire dhe pa asnje defekt..theksoj qe lindi 800-900 gr
Anila Bytyqi (10 vite më parë)
Kosovare pranom te miqsia se kam me te pyt diqka
Kosovare 1 (10 vite më parë)
Lena,flm,eshte knaqsi dhe arritje se tani prinderit jane mire te informuar ne lidhje me kujdesin e foshnjeve premature dhe siq shihet ataa po rriten e zhvillohen normal fale edhe kujdesit prinderore,Ju lumte...
Lona S (10 vite më parë)
Flm fitesa...:)
Kosovare 1 (10 vite më parë)
Flm sasi,egla,lonas ,o sa mire qe kemi edhe nena te lindura parakohe dhe ja pra jeni rritur e jeni bere nena,ju prifte e mbara juve dhe familjeve tuaja,flm edhe nga ju shpresa...
Lena Lena (10 vite më parë)
Une kam dy raste ne familje eshte nje kusherire e imja me te cilen jam moshatare e cila ka lind 1 kg e 350 gr ne muajin e 7 eshte e gjate shume e shendoshe dhe shume e mencur bile po menoj qe femijet qe lindin para kohe po zhvillojshin me shume tutje pastaj te familja e burrit eshte njera qe ka lind 2 bineq ne muajin e shtate njeri 1 kg e 200 e tjetri 1 kg e 400 , tash i bojne 1 vjet e krejt teshat jau blene per 2 vjet e gjysem jane shume te zhvilluar
Egla ... (10 vite më parë)
ta kesh me jete vajzen ,edhe une jam si ajo kam lind 1,5 kg kam ndenjt ne inkubator sot jam 23 vjec asnjehere skam pas ndonje shqetsim madje pres nje beb dhe si duket nga eko bebi eshte shum mire me peshen dhe fakti qe un kam lind ashtu nuk ndikon ne shtatzanine time,eh askush se besonte qe une do te jetoja por ja ku jam prandaj mos keni asnje shqetsim sepse cdo gje e ka ndore zoti i madh,ju pershendes
Sasi Sasi (10 vite më parë)
Kosovare edhe mu nena ime mka lind para kohe 1,800gram kam lind si.kam hy nmuajin e 8 edhe ate kohe thojke nana mkan than nese rritet qikjo bebe ki me marr shperblim po e kan lan ate pune gjithmon jam kan edhe ma e gjat e ma e shendetshme se shoket e shoqet e mija.veq e pata pyet mjekun mos esht ky problemi qe une skam mujt mej lind fmin e mi esht dasht te tret me operacion.po mjeku mpat than sesht per ata.te pershendes se tem e qelluar se njo disa nena ishin tfriksuara per fmit qe i.kan lind nfillim tmajot 9 thojshin parakohe po ara jan taman nkohe.
Selma Dijar ♥♥♥ (10 vite më parë)
Kosovare se pari te uroje per shendetin e vajzes dhe te djalit tuja sa me vjenmir qe vajza juaj ka perparuar bashk me mohstaret e vet dhe pse ka lindur para kohe .un ne familjen time kam nje djal kusheririt aj ka lindur para kohe dhe eshte i shkathet dhe i zgjuar dhe un kam ndegjuar qe femijet qe lindin para kohe jan fmi meinetlegen >> Shented te mir per familjen tuaj >>>
Fitesa * (10 vite më parë)
Lonaaaaas, fal zotit qe ju ka shku cdo gje mire. Mrekulli e vertete :)
Lona S (10 vite më parë)
Une dhe motra ime binjake kemi lindur ne muajin e 7te..une kam peshuar vetem 1 kg kurse motra ime ka peshura 1.100 kg dhe jemi Hvilluar tamam si moshataret tane qe kane lindur ne muajin e 9te.
Kosovare 1 (10 vite më parë)
Eniada,rasti i fundit ishte ne Maqedoni kur para nje muaji kisht lindur nje foshnje ne javen e 25-te dhe ishte duke jetuar ende dhe nuk ishte ne rrezik per jeten.Edhe sipas fese islame foshnj nga muaji i 6-te mund te jetoje...uroj mos te lindesh parakohe dhe te rrugetosh deri ne fund,vepro sipas keshillave mjeksore ,largo stresin,ushqehu me ushqime te shendetshme...
Eni Eni (10 vite më parë)
nena jam e interesuar te di se deri ne ca jave mund te jetoj nje femije i lindur parakohe?kosovare me fal nqs po pyes te pyetja jote por kam frike mos po lind parakohe sepse jam sh heret 23 javshe dhe kam qafen e mitres 1cm te shkurtuar..
Kosovare 1 (10 vite më parë)
Pershendetje Anila,ti i paske lind gati se ne kohe dhe me peshe te mire,te lumte per kujdesin tend sepse shihet rezultati..i perqafoj dhe iu uroj qdo te mire ne jete...
Anila Bytyqi (10 vite më parë)
Pershendetje kosovare un i kam lind binjakt ne javen e 36 vajza ka qen 2 kg kurse djali2.500 tash i kan nga 16 muaj edhe peshojn afer 12kg shum mir jan zhvillu.
Kosovare 1 (10 vite më parë)
O ida bre,te lumte goja per kto shembuj qe na solle,te ndjekt e mbara gjithmone...
Kosovare 1 (10 vite më parë)
Flm Majlinda,ketu jam ne pune dhe skam foto por shpejt do ti sjelli fotot edhe te vajzes dhe djalit,ti si i ke femijet,uroj te jen mire te gjithe femijet e botes...
(10 vite më parë)
Po veq ne shqiptaret kem kohe me mendu budallaqe u lind para kohe e so mire aj o lind qat dakik qe zoti ka dasht edhe un njof nje fmi ka lind para kohes po sot o 10vjet aj fmi o zoti e rrujt sa i meqem o matematik ma i miri shkoll oshte lun futboll per ni lig fmive ktu
Kosovare 1 (10 vite më parë)
Flm Ida dhe Fitesa,eshte mire qe te flasim me gjeresisht ne lidhje me kujdesin ndaj bebeve premature pasi qe ato dojne nje trajtim pak me te veqant se bebet qe lindin me kohe,pres te shkruajne nenat e ktyre engjujve e te na tregojne detaje ne lidhje me temen...
Majlinda ... (10 vite më parë)
Me vjen mire moj Kosovare, ishalla rritet vajza e shendoshe e i prine e mbara kudo ne jete...kam deshire ta shoh ne foto si eshte rrite tani sepse ketu ne profil e ke akoma bebushe hheheheheeheh...i puqi shume zemrat e vogla...
Fitesa * (10 vite më parë)
Te lumte Kosovare, per kete inkurajim. Kam ne familje nje femer, ka lindur para 40 e sa viteve para kohe, madje ndoshta as 1,5kg nuk i ka pasur diten qe doli ne kete bote, por tani eshte grua gati 2m e gjate dhe e shendetshme ne te gjitha aspektet.
Kosovare 1 (10 vite më parë)
Ida,deri para 20 viteve kur ka lindur nje bebi premature te gjithe kan menduar se ai femi ka te meta ose mentale,ose me sy ose ne te ecur etj ,ndersa tani nuk mendohet ashtu dhe femijet e parakohshem nuk dallojne nga moshataret e tyre ,fale Zotit,kujdesit mjeksore dhe kujdesit prinderor...
(10 vite më parë)
Kosovare ne nje portal gjerman kam lexu qe bebet qe lindin para kohes jan fmit me intelegent dhe ata kan aftesi me te medhaja se fmit tjeter andaj skeni pse frigsoheni o gra
Kosovare 1 (10 vite më parë)
kam dahur te tregoj se keto mendje te ndritura te gjithe ishin femije te parakohshem.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?