Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Ndjenja për fëmijën

Nena pershendetje, desha te ju pyes kur ishit shtatzene a e keni ndjere a e keni vajze apo djale edhe a ju ka dale e vertete? Une e kam nje vajze 5 vjeqe e tash e ndjej qe e kam djale, ju pershendes.

Albi (12 vite më parë)
(12 vite më parë)
pershendetje te gjitha nenave...une kur kam qen shtatzen ne fillim kam mendu thojsha qik po mas ni muje me ndryshun ndjenjat per djal thojsha jo veq djal esht hahah edhe veq per djem kqyrsha sene... edhe burrri jem thojke ski qa menon hiiiiq se djal eshtt se zemra po ma thot se djal jo qe po kam qef shum em kan djal po vet po e ndjej thojke... mjeku me ka tregu qe esht djal afer 6 mujve se me heret ka then esht en pozit qe sdoket... kshtu qe pak a shum nena e ndin qa esht bebi besoj edhe dy prind jo vetem nena.... e qe po thojn nenat jo kryesore me kan shnosh kjo as nuk diskotohet se shnosh esht ma kryesore ama tana jan kureshtare me dit qa e kan e kshtu ashtu.. mpuq per te gjitha ju uroj femijeve shendet bashk em ju
Luis Luis (12 vite më parë)
pasi eshte me shpin te kthyer djal esht qeshtu ka qene dhe djali im ne bark tan kohen
Albi (12 vite më parë)
Flm te gjithave per pergjigje, une jetoj ne Gjermani edhe mjeku eshte shume i mire, u mundu shume shume here me e pa po tha eshte i kthyn me shpine knej e nuk po e verej cka eshte megjithese per mu eshte me rendesi vetem shendeti i bebes, une as nuk kam dashte me e pyt cka eshte po ai u mundu me e pa boll, po bebi nuk levizte, vajze a djale eshte nje engjull, ju pershendes te gjithave.
Cija (12 vite më parë)
Tung pershendetje... eshte vertet e sigurte qe nena ndjen qe cfare gjinie ka bebi, jo vetem une por edhe bashkeshorti ishte i atij mendimi qe eshte vajze, ndoshta pse ishte edhe deshire e tij dhe tani jam 6 muajshe dhe sipas gjinekologut eshte vajze. Ju uroj gjitheve plotesimin e deshirave tuaja, dhe te keni bebe te shendoshe.
Rinaa. (12 vite më parë)
Normal qe e ndijme cka kemi mbrenda se beba te shtin mu ndi qasi soji psh nuk e duron gjinine e caktuar, te interesojne vetem teshat e nje gjinie etj, edhe beba mundet mos mu verejt sepse ka pozite te atille qe nuk verehet, psh. mu mjekja provojke provojke me kthejke here nje krahe, here nje krahe vec per me pa cka eshte, po s`mujke, e kur shkova heren tjeter tha eshte vajze, po gjinia ska rendesi se qofte qik apo djale eshte nje engjull qe ta fal zoti, na jemi te reja e mujme me bo femije prape, me rendesi mos me pas probleme me shendet te femijeve dmth me i pas te shendoshe... ka raste kur deri ne fund nana ka mendu qe e ka qik dhe ka lind djale, apo edhe e kunderta. Shko te dikush qe e ka ultrazerin e mire qe shihet mire por besoji edhe instiktit tend... a je kontrollu ne te shtetit a privat, nese nuk te pengon me tregu?
(12 vite më parë)
edhe dicka,Albi eshte e mundur te mos e verej ne ate moment qe ke be kontrollen se cfare gjinie,mund te kete qene bebja ne ate pozite qe smund te dallohet mire.sigurt ne kontrollen tjeter do te tregoj.kjo eshte vec nje bisede ndermjet ne grave se asnje nane nuk ben dallimne gjinine e femijes.inshalla na i fal zotii si me mire e te shendosh si molla :D
(12 vite më parë)
pershendetje nena te nderuara,po e shof se paskeni ra ne kontradikta me te ndjerit se cka eshte femija.une per vete kur nuk kam qene shtazene kam pas qef te kem nje vajze heren e pare,por per cudi prej momentit qe kam kuptu se kam mbet zemra me thoshte se djale eshte,hehe.cdo here kur shifja fustana te vegjel i shikoja me endje,por prape zemra thoshte djale do jete,qe ne javen 20 mjeku ma konfirmoj se djale eshte dhe djale linda.dmth se instinkti i nenes qe para lindjes zhvillohet,e ndjejm sigurt
Diana Z (12 vite më parë)
blerta k si po mundesh me thene nuk eshte e vertet,dmth te gjitha ne nenat po genjejm sipas teje apo jo?si mundesh me thene nuk eshte e vertet qe mjeku nuk mund ta dalloj gjinine me 5 muaj,kurse mua me ka ndhodhur,pastaj albi nuk tha se kam deshir te kem nje djal apo nje vajze por ndenja e saje qe i duket se e ka djal.ne qoftese ti nuk e ke pasur ndenjejen se qfar e ki perse ateher shkruan per diqka qe ste ka pytur askush!
(12 vite më parë)
Blerta K - ka mundesi edhe mire me ndje gjinin , veq nese nuk ke ndjenja hiq, edhe eshte e mundur qe mos me vrejt edhe ne muajin e 5 pershkak se bebi ka mundesi ne pas poziten ku nuk kish mund me vrejt.. Te pershendes
Albi (12 vite më parë)
Blerta k nuk jam e obsesionuar pas asaj qe ti thua qe ke deshire me u kan djale une e kam vajzen per mashallah edhe kam deshire me ja ba vajzes nje moter eshte me rendesi me u kane femiju i shendoshe po cdo femer i ka ndjenjat para lindjes e endrron veten e saj me bebe ne dore e keto jane ndjenja te cdo femre.
Blerta K (12 vite më parë)
Nuk eshte e vertete qe e ndjen gjinine. Me rendesi eshte me ndje qe eshte i shendoshe dhe me ta konfirmu mjeku qe eshte i shendoshe dhe pa probleme - gjinia nuk ka rendesi aspak! Dhe nuk eshte e vertete qe ne muajin e 5 gjinekologu mos me e verejte gjinine! Keshtu qe mos u obsesiono pas asaj qe ti e quan e ndjej - e ne fakt nuk e ndjen por e deshiron dmth te jete djale - me rendesi te jete i shendoshe! Te pershendes!!
Luis Luis (12 vite më parë)
albi une e kam djalin 7 muaj kur kam qen shtatezan thojshja djal e kam bile mama jeme me thojke mos fol kshtu se je tu hy ne gjyah thojshja veq djal kam me ba edhe sen tjeter edhe rrobat veq per djem i kqyrsha
Albi (12 vite më parë)
Flm Rina edhe Vera, une jam ne muajin e 5, e mjeku me tha nuk po verej cka eshte, po prej mbrapa po me duket qe eshte vajze, e une kurre nuk i kqyri rrobat e djemve, bile bile ngjyren pembe nuk e duroj hic, ok flm shume, ju pershendes.
Rinaa.. (12 vite më parë)
Po Albi, edhe une e kam ndi qe e kom qik, se me interesojshin veq sendet e qikave, edhe kur hisha ne shitore te bebave i kqyrsha veq teshat e qikave, ngjyrat e kuqe ose pembe ose vjollce, e sendet e djemve nuk me interesojshin, edhe linda qik... dmth nana e ndin qka ka brenda, klm.
(12 vite më parë)
Albi, kur une kame qen ne muajin e 4 gjinekologja me ka thene qe e kam vajze por mua nuk me eshte hequr nga mendja qe e kom djale ,prej fillimit te shtatzenise e kam ndje qe e kom djal,kur kom shku heren tjeter ne kontroll e ka vertetu qe eshte djale

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?