Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Ushqimi i bebit 3 muajsh
Pershendetje te dashura nena. Kam djalin 3 muajsh, e shoh qe nuk i mjafton qumeshti i gjirit dhe deshiroj ti filloj nje ushqim. Me thane qe ne kete periudhe eshte mire ti jap kos te perzier me leng orizi dhe biskota Plasmon. Ju vete cfare i keni dhene bebave tuaj? Ushqimin ia keni pergatitur me qumesht formula apo me qumesht tjeter te posacem per bebe? Pres pergjigjet tuaja, faleminderit !
Evis (12 vite më parë)
Evis (12 vite më parë)
Faleminderit vajza qe me kushtuat kohe per pyetjen time. Ne fakt une kam pyetur 2 pediater dhe me thane qe ska problem nese i jap djalit ushqim por ne sasi te vogel. Ia provova biskotat me qumesht formula te perzier dhe djali e hengri gjithe qejf, as pati te vjella me vone as kapsllek,madje dhe gjumin e beri te qete, besoj ia ka pranuar organizimi. Gjithsesi shuume faleminderit, gjithe te mirat.
Stela Vlore (12 vite më parë)
Evis,une te keshilloj te mos i fillosh ushqim femijes tend sepse eshte shume shpejt dhe femijes 3 muajsh nuk i eshte formuar akoma shqisa e tretjes.edhe une femijes 3 muajsh e kam dhe si ty as mua nuk me ngopej femija me gjoks dhe i kam futur shtes qumesht te huaj.eshte pluhur.jepi femijes tend qumesht dhe jo ushqim.gjej nje qumesht te mire dhe plotesoja derisa te vej 4 muaj e gjys ,5 ku te mund ti fillosh nga pak edhe ushqimin .te uroj gjith te mirat
xxxxxxx (12 vite më parë)
Jo une tu kisha lut mos mi dhane ushqim njehere se eshte shume e vogel beba per ushqim shtese, po neqoftese e shef qe nuk i del qumeshti i gjirit mundesh me i shtu qumesht formula te Hippit apo ndonje tjeter, kaloo mirre.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?