Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Edhe ni pytje jasht temes- ju kerkoj falje
Oj nana, kam lexu qe larja e rrobave nen 40 grad nuk i largon bakteriet, vetem se ato barten tek nje rrobe ne tjetren. Kur provova me i la ne 60+ disa prej tyre u prishen, dmth as keshtu nuk ishte zgjidhje, ju lutem ndonje keshille?
Arta A A (7 vite më parë)
Arta A A (7 vite më parë)
Nana ju falenderoj shume, po ndoshta dikush ka pas fatin si une kur kam qene e pamartuar i ka pastru rrobat nana jem, e kur jam martu nje kohe vjerra, e tash mka ra mu ballafaqu me to haha. Po Eri nje nga artikujt e kam lexu edhe ate, e tani u bera pak ves haha. Po sidoqofte deri tash shumica e grave i kane pastru kshtu sikur po thoni ju, edhe ska pas ndonje problem :) andaj ju falenderoj shume per kohen dhe keshilat
Diella Hoxha (7 vite më parë)
Rrobat e zeza ne 30, me ngjyra 40, te bardhat ne 40. Kto zakonisht per rrobat qka i veshi. Peshqirat, mbulesat e shtratit, pizhama e te brenshme ne 95 . Kurr si perzij njonen me tjetren . Dhe te kuzhines normal ne 95 edhe ato ndamas e here edhe me test dhe detergjent e her edhe me sod bukes .
Nena sumejes (7 vite më parë)
Une te bardhat i pastroj ndamas dmth vetem te brendshme kam shum te brendhsme sa qe pres njeher ne jave pasteoj vetem te bremdshmet mbrenda javes peshqiret dhe maicat e brendshme aty i fus edhe te bredahmet e femijeve. Per rroba gkithmon 40 se me shume veq qe prishen e qarqafet ne 60.
Nena sumejes (7 vite më parë)
Une te bardhat i pastroj ndamas dmth vetem te brendshme kam shum te brendhsme sa qe pres njeher ne jave pasteoj vetem te bremdshmet mbrenda javes peshqiret dhe maicat e brendshme aty i fus edhe te bredahmet e femijeve. Per rroba gkithmon 40 se me shume veq qe prishen e qarqafet ne 60.
(7 vite më parë)
hahahha sa i gjat paska qen artikulli i bera copy paste hahahha
(7 vite më parë)
edhe un kam lexu per kte arta po me then te drejten edhe un rrobat qe jan per 40 grad i laj me 40 grad te bardhat me 95 grad dhe disa lloje tjera qe durojn me 60 grad,,,ualla.hi prishen tani ato qe jan me 40 smund te lahen permbi 60,,,edhe pse e di se kam lexu per kte permbajn bakterje po Zoti na rujt,p.sh rrobat e fmijve un kurr si laj me tonat si perzij asnjer,ama me grad aq sa mban rroba me u la i laj,
(7 vite më parë)
Makina rrobalarëse mesatarisht përmban më shumë se 100 milionë baktere, duke përfshirë E. Coli, jashtëqitjet e insekteve dhe larvat. Më e rrezikshmja është që të brendshmet t’i lani në temperatura të ulëta. Larja në temperatura të ulëta prej 30 ose 40 gradë celsius shkatërron vetëm 6 për qind të larvave, në krahasim me 100 për qind në 60 gradë celsius, çka është veçanërisht keq për alergjikët, pohojnë ekspertët. Mënyra e vetme për çrrënjosjen e baktereve, viruseve dhe larvave është larja e rrobave në temperatura më të larta se 40 gradë celsius dhe në kombinim me detergjentin i cili përmban zbardhues. Nëse rrobat i lani në temperatura më të ulëta gjithsesi përdorni mjet dezinfektues me detergjent, posaçërisht nëse lani rrobat e fëmijëve të vegjël, këshillojnë ekspertët. Edhe pse shumica e njerëzve janë rezistentë ndaj infeksioneve të tilla, për ata me imunitet të zvogëluar, siç janë njerëzit më të moshuar dhe të sëmurët e lëshuar nga spitali rishtazi, kjo mund të shkaktojë probleme serioze. Sipas mënyrës së vjetër të larjes së rrobave, rrobat duheni t’i zieni në 100 gradë celsius. Që të jeni të sigurt nga jashtëqitjet e insekteve, lani rrobat në temperatura më të larta se 60 gradë celsius, thekson virologu, John Oxford. Llojet e detergjentit për larjen e rrobave Ekzistojnë dy lloje të detergjentit, jobiologjik i cili e përmban zbardhuesin për pastrim dhe dezinfektim dhe detergjenti biologjik, i cili bazohet në enzime, proteina natyrale të fituara nga mikroorganizmat. Prodhuesit pohojnë që enzimat janë njësoj efektiv edhe në temperaturat e larta dhe të ulëta, dhe nuk dëmtojnë pëlhurën. Eko sferat apo eko topthat që përmbajnë minerale janë alternativa më e re e gjelbër e detergjenteve. Janë prodhim natyral, alternativ për rrobat e përditshme të ndotura pak a shumë. Shumica e përbërësve është e ngjashme me ato që i përmban detergjenti, por pa kimikate. Rrobat e brendshme Gati 83 për qind e baktereve siç janë Staphylococcus aureus dhe E. coli gjenden në rrobat e brendshme. Derisa i lani rrobat e brendshme gjithsesi lajini veçmas ose në kombinim me peshqirët ose çarçafët dhe në temperatura të larta për të shkatërruar të gjitha bakteret, këshillojnë ekspertët. Larja e rrobave të brendshme ndaras nga rrobat e tjera dhe në temperatura të larta është veçanërisht e rëndësishme nëse njeriu është i sëmurë ose vuan nga çfarëdo infeksioni. Rrobat e foshnjës Foshnjat kanë sistem më të dobët të imunitetit dhe janë më të ndjeshme në infeksionet bakteriale ose të kërpudhave, të cilat mund të transmetohen lehtë për shkak të temperaturave të ulëta të larjes. Rrobat e foshnjës duheni t’i lani në temperatura të larta dhe ndaras nga çfarëdo veshje që përbën rrezik, siç janë të gjitha rrobat që kanë lidhje me kuzhinë ose banjë, shton ajo. Larja e uniformës së kuzhinës Nëse punoni me ushqim dhe lani uniformën e kuzhinës me rrobat e anëtarëve tjerë të familjes, në rrobat e tyre mund të transmetoni E.coli ose salmonelën. Makina rrobalarëse Makina rrobalarëse mesatarisht përmbajnë më shumë se 100 milionë baktere E coli, dhe pikërisht për këtë arsye duhet të pastrohet. Makina për larje të rrobave e cila lan në temperatura të ulëta është e mbushur me baktere dhe myk, transmeton Koha.net. Prodhuesit rekomandojnë të lahet një herë në javë ose në muaj e zbrazët në temperatura të larta për të shkatërruar të gjitha bakteret dhe viruset. Pastrimi i magazinës për detergjent dhe unazës së gomës po ashtu zvogëlon nivelin e baktereve. Nëse rregullisht përdorni detergjent të lëngët i cili përndryshe nuk përmban zbardhuesin i cili në mënyrë të suksesshme shkatërron bakteret, gjithsesi lani makinën larëse në temperatura të larta që ta hiqni qafe mykun dhe bakteret.
Hana D (7 vite më parë)
Art ma fal se te themm po tash mje duk si vjera jem ajo gjith i lan ne 20 g tani ne 60 se shum ishin te perlyme a na askun zdalim se dimer jemi banes hahahah nejse kjo e ka smundje pasterrtin...mir te than nanaat
Eli Shala (7 vite më parë)
hahahaha Arta me fal po me ke bo me qesh.Kush te ka than ashtu .. Po veq uji edhe shamponi krejt e ftoft me qen i largn bakterijet.Me bo me mendu ashtu si thua ti ne ulemi gjithkun e preke i gjithka .. Laji rrobat si din vet e mos degjo gjithkend..Te ngjxrostat 30--40 mvaret cfare i ke... me qen asi qe kahen ne dor edhe 30i lan shume mire veq shenja mos me pas.Ose eshte programi si ne dormi la.p.sh.m. kmishat sendet e ndishme i laj krejt me program te shkurt .Edhe veres zakonisht ashtu i laj rrobat e ngjyrosta.
Emma A (7 vite më parë)
Kqyrjaa tiketat secilit send e masnej laje qaq sa shkrun nrroba.As ma shum as ma pak.Tbardhat krejt n95 a tzezat ma shum se 40 un nuk i laj ose kom program maqin me la hand wash si ne dor nuk ti prish

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?